By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: Përgatitja e vrasjes në Pejë, grupi kriminal do të paguhej 30 mijë euro për vrasje dhe 7 mijë për plagosje
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
Përgatitja e vrasjes në Pejë, grupi kriminal do të paguhej 30 mijë euro për vrasje dhe 7 mijë për plagosje
Lajme

Përgatitja e vrasjes në Pejë, grupi kriminal do të paguhej 30 mijë euro për vrasje dhe 7 mijë për plagosje

Momenti
Published: August 21, 2026

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës (PSRK), më 17 korrik 2026, ka ngritur aktakuzë kundër Adem Helshanit, Qëndrim Elshanit, Mentor Dreshajt, Leon Dizdarit, Ardian Gashit dhe Faruk Osajt, të cilët akuzohen për pjesëmarrje në grup të organizuar kriminal dhe vepra të tjera penale.

Sipas aktakuzës së siguruar nga “Betimi për Drejtësi”, të pandehurit gjatë periudhës nga korriku 2024 deri më 29 janar 2025, duke vepruar si grup i organizuar kriminal me qëllim të përfitimit të drejtpërdrejtë të dobisë pasurore, kanë ndërmarrë veprimtari kriminale të vazhdueshme.

Your browser does not support the video tag.

Sipas Prokurorisë, Adem Helshani, i cili jeton jashtë Republikës së Kosovës, ka organizuar, drejtuar dhe mbikëqyrur veprimtarinë e grupit, ndërsa Qëndrim Elshani ka shërbyer si ndërmjetës për përcjelljen e urdhrave dhe sigurimin e mjeteve financiare e armëve.

Takimet dhe koordinimet e grupit, sipas aktakuzës, janë zhvilluar kryesisht në Pejë dhe në shtëpinë e të pandehurve Mentor Dreshaj dhe Leon Dizdari, në fshatin Nabërgjan të Pejës.

Në aktakuzë thuhet se më 1 qershor 2024, në fshatin Baicë të Istogut, Faruk Osaj, sipas planit paraprak, ia ka vënë zjarrin kamionetës së të dëmtuarit Blerim Elshani, duke shkaktuar dëm material në vlerë prej rreth 9 mijë eurosh, si dhe dyshohet se e ka kërcënuar me jetë.

U ndalua vrasja pas ndërhyrjes dhe arrestimit nga Policia e Kosovës

Ndërkaq, Adem Helshani, gjatë viteve 2024 dhe 2025, në lidhje me një kontest pronësor, në disa raste ka kërcënuar me jetë të dëmtuarin Jeton Buquku, fillimisht duke i kërkuar shumën prej 1 milion eurosh, e më pas duke e kërcënuar me djegien e lokalit dhe duke ushtruar presion të vazhdueshëm psikik, me qëllim që ta detyrojë të veprojë në dëm të pasurisë së tij.

Tutje, sipas aktakuzës, gjatë muajve dhjetor 2024 dhe janar 2025, Qëndrim Elshani, Leon Dizdari, Mentor Dreshaj, Faruk Osaj dhe Ardian Gashi, sipas udhëzimeve të Adem Helshanit, kanë ndërmarrë veprime konkrete për përgatitjen e vrasjes së të dëmtuarit Shkodran Hyseni, si dhe plagosjen ose vrasjen eventuale të Jeton Buqukut dhe Egzon Buqukut.

Sipas Prokurorisë, veprimet janë ndërmarrë për shkak të motiveve të ulëta dhe me qëllim të përforcimit të pozitës së grupit kriminal, frikësimit të viktimave dhe detyrimit të tyre për të vepruar në kundërshtim me interesat e tyre pasurore.

Gjithnjë sipas aktakuzës, pas disa takimeve paraprake dhe përcjelljes së lëvizjeve të të dëmtuarve, më 28 janar 2025, në fshatin Nabërgjan të Pejës, Leon Dizdari dhe Mentor Dreshaj janë takuar me Ardian Gashin për ta angazhuar në kryerjen e vrasjes së Shkodran Hysenit.

Në këtë takim, sipas aktakuzës, ata ishin pajtuar që për vrasjen e Hysenit t’i paguanin Gashit 30 mijë euro, ndërsa në rast të plagosjes, 7 mijë euro.

Të nesërmen, më 29 janar 2025, rreth orës 20:00, në afërsi të hekurudhës në fshatin Nabërgjan të Pejës, Leon Dizdari dhe Mentor Dreshaj dyshohet se i kanë dorëzuar Ardian Gashit një armë automatike të tipit AK-47 për realizimin e planit kriminal.

Mirëpo, si rezultat i ndërhyrjes dhe arrestimit nga Policia e Kosovës, sipas Prokurorisë, të pandehurit nuk kanë arritur ta kryejnë vrasjen e planifikuar.

Prokuroria: Grup i organizuar me role të ndara

Në pjesën përfundimtare të aktakuzës, Prokuroria Speciale vlerëson se provat e siguruara gjatë hetimit dëshmojnë ekzistimin e dyshimit të bazuar mirë se gjashtë të pandehurit kanë vepruar në bashkëveprim dhe në kuadër të një grupi kriminal të organizuar.

Sipas Prokurorisë, përfundimi bazohet në përgjime të telekomunikimeve, monitorime audio dhe video, raporte të vëzhgimit fizik, procesverbale të bastisjeve dhe sekuestrimeve, prova materiale, ekspertiza dhe deklarime të dëshmitarëve.

Prokuroria vlerëson se këto prova, të analizuara në ndërlidhje me njëra-tjetrën, dëshmojnë organizimin e grupit, ndarjen e roleve dhe kontributin e secilit prej të pandehurve.

Sipas aktakuzës, Adem Helshani ka pasur rolin e organizatorit dhe drejtuesit të grupit, ndërsa Qëndrim Elshani ka shërbyer si koordinator operacional.

Mentor Dreshaj dhe Leon Dizdari, sipas Prokurorisë, kanë siguruar mbështetjen operative dhe logjistike, ndërsa Ardian Gashi ka pranuar të realizojë objektivin kriminal. Faruk Osaj dyshohet se ka marrë pjesë në veprimet kriminale të grupit, përfshirë zjarrvënien.

Prokuroria Speciale vlerëson se veprimtaria e të pandehurve nuk ishte rezultat i një marrëveshjeje të çastit, por e një strukture të organizuar me ndarje të roleve, koordinim të vazhdueshëm dhe qëllim të përbashkët kriminal.

Në aktakuzë thuhet gjithashtu se gjatë hetimit janë respektuar garancitë procedurale të përcaktuara me Kodin e Procedurës Penale dhe se provat janë siguruar në mënyrë të ligjshme.

Lidhur me deklarimet e të pandehurve, Prokuroria thotë se ato janë analizuar në raport me provat materiale, por vlerëson se nuk gjejnë mbështetje në provat e siguruara dhe se synojnë shmangien ose zvogëlimin e përgjegjësisë penale.

Për këto veprime, Adem Helshani akuzohet për veprën penale “Pjesëmarrja ose organizimi i grupit kriminal të organizuar” nga neni 277, paragrafi 2, i KPRK-së.

Ndërkaq, Qëndrim Elshani, Leon Dizdari, Ardian Gashi, Faruk Osaj dhe Mentor Dreshaj akuzohen për veprën penale “Pjesëmarrja ose organizimi i grupit kriminal të organizuar” nga neni 277, paragrafi 1, i KPRK-së, lidhur me veprat penale “Veprimet përgatitore në kryerjen e veprës penale vrasja e rëndë”, “Detyrimi”, “Shkaktimi i rrezikut të përgjithshëm”, “Zjarrvënia” dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.

Prokuroria Speciale ka vlerësuar se ekziston bazë e mjaftueshme faktike dhe juridike për ngritjen e aktakuzës dhe ka propozuar që të pandehurit të shpallen fajtorë për veprat penale me të cilat ngarkohen./BetimipërDrejtësi/

The post Përgatitja e vrasjes në Pejë, grupi kriminal do të paguhej 30 mijë euro për vrasje dhe 7 mijë për plagosje appeared first on Gazeta Express.

You Might Also Like

PDK i dërgon sërish letër Deharit: Thirre vazhdimin e seancës për nesër, mosrespektimi i procedurave po e thellon situatën
Ibrahimi: 380 milionë iu morën komunave për gjashtë vjet – këtu ka gjakderdhje të pastër financiare
“Albin Kurti e kishte obligim të kujdesej për çlirimtarët”, Çadraku i quan poshtërsi veprimet e kryeministrit në detyrë
“Thaçi mundet me u liru nga rasti i parë, me vazhdu rasti u dytë për të”, Hodaj tregon sa mund të zgjasë kjo
Tahiri thotë se partitë e kanë mundësinë e mirë që pas 16 shtatorit ta japin mbështetjen për Hashim Thaçin President

LEXO GJITHASHTU

Pas pushimit, seanca e parë plenare e Kuvendit është caktuar për më 2 shtator
Pas pushimit, seanca e parë plenare e Kuvendit është caktuar për më 2 shtator
TOP Momenti
“Çfarë dështimi”, Bajrami kritikon Qeverinë për tekstet: Prindërit ende pa para e pa libra
“Çfarë dështimi”, Bajrami kritikon Qeverinë për tekstet: Prindërit ende pa para e pa libra
TOP Momenti
Ibrahimi: Protestojmë më një shtator për shkak se nuk po gjejmë dialog me qeverinë
Ibrahimi: Protestojmë më një shtator për shkak se nuk po gjejmë dialog me qeverinë
Lajme
ASH: Në listën e Akademisë Ushtarake në Shkup për pranimin e kadetëve të rinj ka 46 kandidatë por vetëm një është shqiptar
ASH: Në listën e Akademisë Ushtarake në Shkup për pranimin e kadetëve të rinj ka 46 kandidatë por vetëm një është shqiptar
TOP Momenti
Vdekjet në KEK, Hoti: Tragjeditë kërkojnë përgjegjësi, jo përfitim politik – për keqardhje akuzat që po vijnë nga deputetët e Kuvendit
Vdekjet në KEK, Hoti: Tragjeditë kërkojnë përgjegjësi, jo përfitim politik – për keqardhje akuzat që po vijnë nga deputetët e Kuvendit
Lajme

You Might Also Like

Verdikti për krerët e UÇK, Tahiri: Mundësi e mirë  që partitë politike ta japin mbështetjen për Hashim Thaçin President
Lajme

Verdikti për krerët e UÇK, Tahiri: Mundësi e mirë  që partitë politike ta japin mbështetjen për Hashim Thaçin President

August 21, 2026
Hamza mbështet Marshin për Liri më 12 shtator: Të bashkohemi në Prishtinë, Kosova do ta mbrojë të vërtetën e saj
Lajme

Hamza mbështet Marshin për Liri më 12 shtator: Të bashkohemi në Prishtinë, Kosova do ta mbrojë të vërtetën e saj

August 21, 2026
Sulm brenda shkollës së mesme në Suedi, agresori plagos disa persona me shpatë
Lajme

Sulm brenda shkollës së mesme në Suedi, agresori plagos disa persona me shpatë

August 21, 2026
Presidenti i Iranit thotë se lufta duhet të përfundojë tani, derisa Teherani është i fortë, raportojnë mediat iraniane
Lajme

Presidenti i Iranit thotë se lufta duhet të përfundojë tani, derisa Teherani është i fortë, raportojnë mediat iraniane

August 21, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?