Deputeti i PDK’së, Arian Tahiri, ka thënë se “është mundësi e mirë” që forcat politike në vend t’i japin mbështetje Hashim Thaçit të vazhdojë “aty ku e ka lënë” në krye të vendit, në Presidencë.
Ai tha se kjo do të nënkuptonte respekt dhe vlerësim për angazhimin e tij.
“Është mundësi e mirë dhe pse jo, që të gjitha forcat politike me e dhënë një mbështetje për presidentin Hashim Thaçi që me vazhdu punën aty ku e ka lënë dhe konsideroj që është moment i mirë me pasë unifikim të plotë të së cilës forcë politike shqiptare dhe gjithë atyre që ndihen shqiptarë që me ia dhënë mbështetjen dhe me e reflektu respektin, por edhe krenarinë kombëtare dhe vlerësimin për angazhimin e tij historik në shtetndërtimin e Kosovës”.
Verdikti për Thaçin dhe të tjerët do të shpallet më 16 shtator në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë./Express/
The post Verdikti për krerët e UÇK, Tahiri: Mundësi e mirë që partitë politike ta japin mbështetjen për Hashim Thaçin President appeared first on Gazeta Express.

