Dy persona janë arrestuar në Lipjan, pasi dyshohet se kanë shtënë me armë zjarri gjatë një ahengu.
Sipas Policisë, janë sekuestruar dy pistoleta, katër fishekë dhe 21 gëzhoja.
Lidhur me rastin, Policia ka bërë të ditur se, me vendim të prokurorit, të dyshuarit janë liruar, ndërsa rasti është proceduar në procedurë të rregullt.
“Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë, pasi që në një aheng kishin shtënë me armë zjarri. Dy pistoleta (njëra me gaz), katër fishekë dhe 21 gëzhoja janë sekuestruar. Me vendim të prokurorit të dyshuarit janë liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin 24 orësh të policisë

