By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: Gjukanoviq i dha BIA-s serbe pasqyrë të qartë të situatës në veri
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
Gjukanoviq i dha BIA-s serbe pasqyrë të qartë të situatës në veri
Lajme

Gjukanoviq i dha BIA-s serbe pasqyrë të qartë të situatës në veri

Momenti
Published: August 21, 2026

Gjykata Themelore i ka listuar rastet kur e akuzuara për spiunazh, Jelena Gjukanoviq, si punonjëse e OSBE-së në Kosovë ka raportuar për shërbimin sekret serb, BIA.

Më aktgjykimin e plotë të Gjykatës Themelore, me të cilin Gjukanoviq është dënuar me 6 vjet burgim për veprën penale “Spiunazh”, e të cilin e ka siguruar KOHA, tregohet se ajo ka paraqitur edhe “shqetësimet” që OSBE-ja në Mitrovicë i ka paraqitur për kryetarin e zgjedhur të Mitrovicës së Veriut, Dragisha Milloviq. Ato ia kishte përcjellë agjentit të Shërbimit Sekret Serb, Aleksandër Vllajiq, po ashtu i dënuar në Kosovë për spiunazh.

Your browser does not support the video tag.

Sipas konstatimit të Gjykatës, Gjukanoviq e kishte njoftuar Vllajiqin edhe për Adriana Hoxhiqin, për të cilën kishte thënë se ishte e pakënaqur me mungesën e pushtetit.

“Më datë 14.03.2022, ora 11:50, Jelena e informon Vlajiqin për shqetësimet që ka OSBE-ja në Mitrovicë për bashkëpunimin me kryetarin e zgjedhur të Mitrovicës, Dragisha Miloviq, duke e njoftuar se çka mendojnë në OSBE për të. Pas kësaj e informon edhe për Adrijana Hoxhiqin, për të cilën thotë që është e pakënaqur me mungesën e pushtetit. E informon për takimin që e ka pasur me një zyrtare të OSBE-së në Hagë, duke e njoftuar për qëndrimin e saj, e po ashtu e informon në detaje për diskutimet e bëra në një konferencë të organizuar nga Dushan Radakoviq me temën: ‘Kriza në Ukrainë dhe ndikimi i saj në Kosovë’. Pas të gjitha këtyre informatave Jelena i thotë Vlajiqit: ‘Nuk e di nëse janë gjëra të dobishme për ju, por thashë të ju njoftoj’”, thotë aktgjykimi i shkallës së parë.

Informatat që e pandehura Gjukanoviq i ka mbledhur “në hollësi” dhe “me përkushtim”, Gjykata ka konstatuar se ia ka përcjellë në kohë reale të pandehurit Vllajiq.

Sipas dokumentit, e ajo i kishte dërguar Vllajiqit informata edhe për policinë, por edhe për organizatat islamike në disa komuna.

“Nga këto komunikime del edhe një fakt i rëndësishëm, ai që ka të bëjë me kërkesat ndaj të akuzuarës. Përderisa në komunikimet më lart, e akuzuara e informon në detaje për investimet e organizatave islamike në disa komuna, siç janë cekur më lart, në këtë komunikimin e fundit, Vlajiq i kërkon informata për njësitë e policisë. Përkundër se e akuzuara nuk kishte asnjë pozicion në organet e sigurisë, ajo me vullnet të plotë merr përgjegjësinë që të sigurojë informatat e kërkuara nga ai, duke i premtuar menjëherë se që nesër do të angazhohet dhe t’i sigurojë ato”, thuhet në dokument.

Sipas aktgjykimit, e akuzuara i ka dërguar informacione Vllajiqit, me vetëdije të plotë që ta ndihmojë BIA-n serbe, por edhe për shkak të lidhjeve familjare që kishte me të.

“E akuzuara në mënyrë të vazhdueshme, në baza ditore, dhe pothuajse për çdo gjë e informonte Aleksander Vlajiqin. Pastaj, informatat që i ka dërguar pothuajse në tërësi janë vetëm në raport me organet në Kosovë dhe punën e tyre, duke filluar nga ajo se çka ndodh në OSBE, raportet e saj, pastaj lidhur me organet e sigurisë në Kosovë, e të natyrës së tillë siç janë arsyetuar më lart, që natyrisht të gjitha këto janë çështje me interes për BIA-n, marrë parasysh kontestin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë”, thuhet në aktgjykim.

Sipas Themelores, në bazë të informacioneve që Gjukanoviq i ka bartur në BIA-n serbe, ky shërbim informativ ka qenë në dijeni për situatën në veri të Kosovës.

“Informacionet të cilat e akuzuara i ka bartur te BIA, natyrisht që e kanë ndihmuar këtë shërbim informativ. Kjo nga fakti se, duke i marrë këto informacione në baza ditore, BIA ka pasur një pasqyrë të qartë të asaj që po ndodh në veri të Kosovës, qëndrimin e institucioneve ndërkombëtare, zhvillimet te banorët lokalë, bisedat e ndryshme që përfaqësuesit e OJQ-ve serbe i kanë zhvilluar në Prishtinë, veprimet e policisë, e informacione nga më të ndryshmet, çka përmes tyre, BIA në baza ditore është njoftuar se çka po ndodh dhe duke i dhënë këto informacione e ka ndihmuar punën e këtij shërbimi në drejtim të realizimit të misionit të tij”, thuhet në aktgjykimin e plotë të shkallës së parë.

Sipas aktgjykimit, rrjedh se shërbimi i BIA-së e ka shfrytëzuar pozitën zyrtare të Gjukanoviqit, për të marrë informacione të ndryshme për personat që punojnë aty, vendbanimin, vendin e punës, numrat e telefonit dhe informata të tjera, e po ashtu të ndikojë në raportet e OSBE-së në dëm të Kosovës.

“Jelena i dërgon informacione të shumta për persona të ndryshëm që punojnë në OSBE dhe veprimet e tyre, sidomos ato që lidhen me rolin në trazira dhe barrikada. Megjithatë, marrë parasysh arsyetimet e lartcekura, Gjykata nuk e sheh të nevojshme që t’i përshkruajë dhe më tutje informatat e dërguara. Por, për Gjykatën, këto informata kaq në detaje, për secilin nga këta persona, nuk ka asnjë kuptim që të jenë të rastësishme. Kjo tregon se e akuzuara e dinte se ku po i përcillte këto informata dhe natyrisht që, marr parasysh përpikërinë e saj në mbledhjen e këtyre të dhënave për këta persona dhe transferimin te Vlajiqi, tregojnë përkushtimin e saj për ta ndihmuar BIA”, thuhet në vendim.

Sipas Gjykatës, e akuzuara i ka dërguar duke qenë në dijeni të plotë se Vllajiq ishte agjent i BIA-s, dhe se ajo e dinte saktë për punën e tij, dhe kështu me vullnet të plotë, pa ndonjë presion apo hezitim, ajo ia përcillte këto informata, duke qenë e vetëdijshme se dëshiron ta ndihmon BIA-n serbe.

Sipas Themelores, nga provat e administruara në shqyrtim gjyqësor përtej çdo dyshimi vërtetohet se e akuzuara kishte ndërmarrë veprimet në drejtim të kryerjes së veprës penale, ashtu që nga viti 2018 e deri me datë 26 qershor 2024, kur është arrestuar Vllajiq, e akuzuara duke qenë edhe në cilësinë e zyrtares vendore të Misionit të OSBE-së në Kosovë, pranë Zyrës Rajonale në Mitrovicë, më dashje ia ka dërguar informatat e ndryshme të dënuarit për spiunazh Vllajiq, dhe ka vepruar sipas udhëzimeve të tij, me qëllim që këto informata të dërgohen te BIA.

Sipas aktgjykimit të Themelores, e pandehura duke e shfrytëzuar edhe pozitën e saj, me dashje dhe me vetëdije të plotë ka ndërmarrë veprime aktive dhe të përsëritura për ta ndihmuar veprimtarinë e një shërbimi informativ të huaj, konkretisht Agjencisë për Inteligjencë dhe Siguri të Republikës së Serbisë. Sipas gjykatës, ajo e dinte qartë ku po i dërgonte këto informata, e po ashtu e dinte se ndalohej çdo informacion i dhënë një shteti tjetër, e për më tepër edhe në kundërshtim me rregulloren e brendshme të misionit ku punonte dhe në kundërshtim edhe me legjislacionin penal.

Gjykata Themelore në Prishtinë e ka dënuar me gjashtë vjet burgim Jelena Gjukanoviqin.

Gjykata, si rrethanë rënduese për të pandehurën ka vlerësuar shkallën e përgjegjësisë penale, që ka vërtetuar se e pandehura ishte e përgjegjshme dhe përgjegjëse për këtë vepër penale, e aftë për t’i kuptuar sjelljet dhe veprimet e saj. Këtë e ka arsyetuar gjykata, duke rikujtuar se ajo mbante pozitë zyrtare dhe kishte gjithë përgatitjet profesionale dhe përgjegjësitë për t’u sjellë në përputhje me mbrojtjen e interesave të institucionit ku punon, çka në rastin konkret “nuk i ka mbrojtur këto interesa”. Rrethanë tjetër rënduese është vlerësuar edhe rrethanat në të cilat është kryer vepra, meqë këtë vepër e ka kryer në vazhdimësi, pra jo vetëm njëherë, që sipas trupit gjykues, tregon qëllimin e saj që të kryej veprën penale, dhe të mos kujdeset për detyrat dhe përgjegjësit e caktuara sipas pozitës si dhe Kodit Penal të Kosovës.

Ndërkaq, si rrethana lehtësuese, Gjykata ka vlerësuar se kjo është hera e parë, pasi nga shkresat e lëndës nuk rezulton se ka kryer ndonjë vepër tjetër penale, pastaj rrethanat personale dhe ambientin shoqëror, duke e ditur që ka jetuar në pjesën veriore, pjesë e banuar me shumicë serbe, për çka, sipas gjykatës, shumë më lehtë ka mundur të bie nën ndikimin e rrethit shoqëror.

Themelorja ka vlerësuar se dënimi i shqiptuar në rastin konkret është i drejtë dhe i ligjshëm, në harmoni me shkallën e përgjegjësisë penale të të akuzuarës, shkallën e rrezikshmërisë së veprës penale dhe me intensitetin e rrezikimit apo dëmit që i është shkaktuar vlerës së mbrojtur nga kryerja e kësaj vepre penale.

Po ashtu, sipas Gjykatës një dënim i tillë do të ndikojë në parandalimin e të akuzuarës nga kryerja e veprave penale në të ardhmen, si dhe në rehabilitimin e saj, në parandalimin e personave tjerë nga kryerja e veprave penale, si dhe në shprehjen e gjykimit shoqëror në raport me veprën penale, ngritjen e moralit dhe forcimin e detyrimit për respektimin e ligjit në shoqëri, duke ndikuar në këtë mënyrë në përmbushjen e qëllimit të dënimit, të paraparë në nenin 38 të Kodit Penal.

Në maj të këtij viti, KOHA ka raportuar se si punonjësja e OSBE-së, Jelena Gjukanoviq, në cilësinë e zyrtares së programit kombëtar, në kuadër të Misionit të OSBE-së, ishte vizituar sa ishte në paraburgim nga zyrtarë të OSBE-së, e arsye e vizitës ka qenë dërgimi i kontratës së punës për ta nënshkruar.

Misioni i OSBE-së në Kosovë, në një përgjigje për KOHËN nuk e pati mohuar se kjo ka ndodhur, por as nuk e ka konfirmuar. Ka thënë se nuk i komenton punësimet individuale.

“Siç është theksuar më parë dhe në përputhje me politikat organizative, misioni i OSBE-së në Kosovë nuk komenton publikisht mbi raste individuale të punësimit apo veprime specifike administrative që kanë të bëjnë me anëtarët e stafit. Të gjitha çështjet që lidhen me punësimin, përfshirë rekrutimin, marrëveshjet kontraktuale dhe çdo procedurë administrative, zhvillohen në përputhje të rreptë me rregullat dhe rregulloret e stafit të OSBE-së si dhe procedurat e brendshme”, thuhet në përgjigjen e misionit të OSBE-së në Kosovë.

Si punonjëse e misionit të OSBE-së në Kosovë, Gjukanoviq, u prezantua edhe para trupit gjykues, në seancën e shqyrtimit fillestar, në shtator të vitit të kaluar, gati 7 muaj pasi u arrestua. Ajo u pyet nga kryetari i trupit gjykues, Rrahman Beqiri, nëse punonte diku dhe e konfirmoi se është e punësuar në OSBE.

“Ende jam e punësuar në OSBE”, pati thënë Gjukanoviq.

Misioni i OSBE-së pati treguar nëse i është shkëputur kontrata e punës, pas 27 prillit kur ajo u shpall fajtore për veprën penale të spiunazhit dhe u dënua me 6 vjet burg nga Gjykata Themelore në Prishtinë.

Sipas burimeve të KOHËS, ajo ishte vizituar në qendrën e paraburgimit disa herë nga zyrtarë të misionit të OSBE-së. Në Shërbimin korrektues patën thënë se në atë qendër vizitat lejohen vetëm me autorizim nga gjykata.

Jelena Gjukanoviq është arrestuar më 28 shkurt të vitit 2025. 

The post Gjukanoviq i dha BIA-s serbe pasqyrë të qartë të situatës në veri appeared first on Gazeta Express.

You Might Also Like

Udhëtoni me veturë nga Zvicra nëpër Maqedoninë e Veriut? Kujdes, gjobat për kundërvajtjet në trafik po kërkohen në kufi
Paraqitet në Gjykatë i akuzuari për kanosjen e Kurtit
Rriten çmimet e derivateve: Ja sa kushtojnë sot nafta, benzina e gazi në Kosovë
Vrasja e turistit portugez, 13 persona dalin sot para Gjykatës së Sarandës
Presioni i protestave studentore, Vuçiq: Ja kur pritet të mbahen zgjedhjet parlamentare në Serbi

LEXO GJITHASHTU

LSDM: Vuçiqi i caktoi zgjedhjet, tani Mickoski menjëherë do ta bëjë
LSDM: Vuçiqi i caktoi zgjedhjet, tani Mickoski menjëherë do ta bëjë
TOP Momenti
LAMM: Rritet intensiteti i trafikut, nuk ka pritje të gjata në pikat kufitare
LAMM: Rritet intensiteti i trafikut, nuk ka pritje të gjata në pikat kufitare
TOP Momenti
Tahiri: 17 zyrtarë qeveritarë po ushtrojnë funksione dyfish të kundërligjshme
Tahiri: 17 zyrtarë qeveritarë po ushtrojnë funksione dyfish të kundërligjshme
Lajme
“Ndaloni chat gpt”, postimi i 2012 habit rrjetin – sikur dikush ‘parashikoi’ të ardhmen
“Ndaloni chat gpt”, postimi i 2012 habit rrjetin – sikur dikush ‘parashikoi’ të ardhmen
Lajme
Policia kroate e konfirmon arrestimin e kosovarit të kërkuar me fletarrest nga Serbia
Policia kroate e konfirmon arrestimin e kosovarit të kërkuar me fletarrest nga Serbia
Lajme

You Might Also Like

Melania Trump: Dëgjova se ju kisha munguar, ja ku jam!
Lajme

Melania Trump: Dëgjova se ju kisha munguar, ja ku jam!

August 21, 2026
PDK para Qeverisë: Zemërimi qytetar do të rritet nëse vazhdon bllokada e institucioneve
Lajme

PDK para Qeverisë: Zemërimi qytetar do të rritet nëse vazhdon bllokada e institucioneve

August 21, 2026
Gruaja e Bidenit konfirmon gjendjen e rëndë të Joe: Ai do të vdesë
Lajme

Gruaja e Bidenit konfirmon gjendjen e rëndë të Joe: Ai do të vdesë

August 21, 2026
SHBA: 12-vjeçarja rrëmbehet nga xhaxhai i shoqes dhe dërgohet në pyll, shpëton mrekullisht
Lajme

SHBA: 12-vjeçarja rrëmbehet nga xhaxhai i shoqes dhe dërgohet në pyll, shpëton mrekullisht

August 21, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?