By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: SHBA: 12-vjeçarja rrëmbehet nga xhaxhai i shoqes dhe dërgohet në pyll, shpëton mrekullisht
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
SHBA: 12-vjeçarja rrëmbehet nga xhaxhai i shoqes dhe dërgohet në pyll, shpëton mrekullisht
Lajme

SHBA: 12-vjeçarja rrëmbehet nga xhaxhai i shoqes dhe dërgohet në pyll, shpëton mrekullisht

Momenti
Published: August 21, 2026

Një 12-vjeçare nga Karolina e Veriut, SHBA, është rrëmbyer nga xhaxhai 38-vjeçar i shoqes së saj, ndërsa më pas është gjetur e plagosur nga një grua që po udhëtonte me makinë pranë zonës.

Vajza u gjet mesditën e së dielës nga Jennifer Maxwell, një profesioniste e kujdesit shëndetësor, e cila po kthehej në shtëpi kur pa 12-vjeçaren duke dalë me vrap nga pylli.

Your browser does not support the video tag.

Sipas dëshmisë së Maxwell, vajza ishte e mbuluar me gërvishtje, ishte zbathur dhe kishte plagë në këmbë dhe në duar. 12-vjeçarja i tha se ishte rrëmbyer.

Fëmija tregoi se kishte kaluar natën në shtëpinë e shoqes së saj më të mirë, e cila jeton aty pranë. Sipas saj, Daniel Francis Geer, 38 vjeç, xhaxhai i shoqes, e kishte zgjuar dhe më pas e kishte marrë me kamionin e tij drejt një zone pyjore.

Geer dyshohet se e ka detyruar vajzën të ecte me të për orë të tëra nëpër pyll. Maxwell tha se e pa 12-vjeçaren të dilte me vrap nga zona e pyllëzuar dhe të binte në një hendek, ndërsa qante.

Pasi dëgjoi dëshminë e saj, Maxwell telefonoi menjëherë policinë dhe e mori vajzën në makinën e saj. Ajo më pas i drejtoi oficerët drejt vendit ku kishte gjetur fëmijën, ndërsa kamioni i të dyshuarit ndodhej ende pranë zonës.

Pas një operacioni kërkimi që zgjati rreth shtatë orë, policia, duke përdorur dronë dhe qen gjurmues, arriti të lokalizonte dhe arrestonte 38-vjeçarin.

Daniel Francis Geer akuzohet për rrëmbim të shkallës së parë dhe sulm të rënduar.

Ndërkohë, 12-vjeçarja u dërgua për të marrë ndihmë mjekësore. Maxwell, e cila u përfshi në një aksident automobilistik menjëherë pas shpëtimit të vajzës, tha se e takoi sërish atë në spital.

Fqinjët thanë për mediat se Geer nuk ishte shumë i njohur në komunitet dhe se ai punonte nga shtëpia. Sipas tyre, 12-vjeçarja kishte shkuar shpesh në banesën e tij për të kaluar kohë me mbesën e tij.

Hetimet për ngjarjen vijojnë, ndërsa autoritetet po përpiqen të zbardhin të gjitha rrethanat e rrëmbimit.

The post SHBA: 12-vjeçarja rrëmbehet nga xhaxhai i shoqes dhe dërgohet në pyll, shpëton mrekullisht appeared first on Gazeta Express.

You Might Also Like

Aisha Wahab bën histori, gruaja e parë afgane e zgjedhur në Kongresin Amerikan
Situata me zjarret në Shqipëri, 20 vatra në 24 orë, 9 ende aktive
I riu që humbi jetën në KEK, varroset sot
Alarm për stuhi të fuqishme në Mesdhe: Breshër i madh, përmbytje dhe tornado të mundshme
Arrestohet 35-vjeçarja në Nju Jork, dyshohet se kishte planifikuar sulm me bombë në Kapitol

LEXO GJITHASHTU

Arrestohet një person për kanosje, konfiskohet një pistoletë
Arrestohet një person për kanosje, konfiskohet një pistoletë
TOP Momenti
Ukraina: Dronët rusë goditën pikën kufitare me Moldavinë gjatë natës
Ukraina: Dronët rusë goditën pikën kufitare me Moldavinë gjatë natës
Lajme
Spanja zhvendos qindra emigrantë nga plazhi i Ceutës në strehimore të përkohshme
Spanja zhvendos qindra emigrantë nga plazhi i Ceutës në strehimore të përkohshme
Lajme
Rrëzohet në Alaska avioni çarter me 8 persona në bord
Rrëzohet në Alaska avioni çarter me 8 persona në bord
Lajme
Udhëtoni me veturë nga Zvicra nëpër Maqedoninë e Veriut? Kujdes, gjobat për kundërvajtjet në trafik po kërkohen në kufi
Udhëtoni me veturë nga Zvicra nëpër Maqedoninë e Veriut? Kujdes, gjobat për kundërvajtjet në trafik po kërkohen në kufi
Lajme

You Might Also Like

Paraqitet në Gjykatë i akuzuari për kanosjen e Kurtit
Lajme

Paraqitet në Gjykatë i akuzuari për kanosjen e Kurtit

August 21, 2026
Rriten çmimet e derivateve: Ja sa kushtojnë sot nafta, benzina e gazi në Kosovë
Lajme

Rriten çmimet e derivateve: Ja sa kushtojnë sot nafta, benzina e gazi në Kosovë

August 21, 2026
Vrasja e turistit portugez, 13 persona dalin sot para Gjykatës së Sarandës
Lajme

Vrasja e turistit portugez, 13 persona dalin sot para Gjykatës së Sarandës

August 21, 2026
Presioni i protestave studentore, Vuçiq: Ja kur pritet të mbahen zgjedhjet parlamentare në Serbi
Lajme

Presioni i protestave studentore, Vuçiq: Ja kur pritet të mbahen zgjedhjet parlamentare në Serbi

August 21, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?