By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: Gërmimet në Zubin Potok ku u gjetën mbetje kockore pritet të kryhen brenda javës – pastaj analizat e ADN
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
Gërmimet në Zubin Potok ku u gjetën mbetje kockore pritet të kryhen brenda javës – pastaj analizat e ADN
Lajme

Gërmimet në Zubin Potok ku u gjetën mbetje kockore pritet të kryhen brenda javës – pastaj analizat e ADN

Momenti
Published: August 20, 2026

Kushtrim Gara nga Komisioni Qeveritar për Persona të Zhdukur, ka deklaruar për RTK-në se procesi i gërmimit, vlerësimit dhe zhvarrosjes së mbetjeve mortore në Kalludër të Zubin Potokut pritet të përfundojë brenda kësaj jave.

Në këtë lokacion, javë më parë, janë identifikuar disa zona që dyshoheshin si varreza masive.

Your browser does not support the video tag.

Gara ka bërë të ditur se, pas përfundimit të punimeve në terren, procesi do të vazhdojë me shqyrtimin e mbetjeve mortore dhe analizat e ADN-së, të cilat do të realizohen në bashkëpunim me partnerët ndërkombëtarë.

“Në kuptimin e gërmimit, vlerësimit dhe zhvarrosjes së mbetjeve mortore është çështje ditësh, në qoftë se jo sot, nesër, pra gjatë kësaj jave. Mirëpo, në kuptimin e përfundimit në tërësi si proces, pasi është faza e shqyrtimit të mbetjeve, pastaj është çështja e analizave të ADN-së, e cila është çështje e testimit në laborator që kryhet bashkë me partnerët ndërkombëtarë do të marrë pak kohë”, ka deklaruar Gara.

Ai ka theksuar se institucionet e Kosovës do ta trajtojnë me prioritet të gjitha çështjet që janë në kompetencën e tyre dhe që mund të realizohen nga ekspertët vendorë.

“Por, ajo që është e rëndësishme, çdo gjë që është brenda mundësive, kompetencave dhe në duart e ekspertëve të institucioneve të Kosovës do të adresohet me prioritet dhe brenda afateve optimale”, ka thënë ai.

Sipas Garës, pas përfundimit të analizave dhe identifikimit eventual të mbetjeve, Komisioni Qeveritar për Persona të Zhdukur do t’i njoftojë familjet e viktimave.

Ai ka bërë të ditur se më pas familjet do të kenë të drejtën të vendosin për datën dhe vendin e rivarrimit, si dhe nëse dëshirojnë që informacioni të bëhet publik.

Gara ka thënë se kjo është java e katërt e gërmimeve në Kalludër dhe sipas tij aktualisht puna është e përqendruar në lokacionin e tretë të varrezës masive.

Gërmimet në Kalludër të Zubin Potokut po zhvillohen pas dyshimeve se në këtë zonë mund të ketë lokacione me mbetje mortore të personave të zhdukur gjatë luftës në Kosovë./RTK/

The post Gërmimet në Zubin Potok ku u gjetën mbetje kockore pritet të kryhen brenda javës – pastaj analizat e ADN appeared first on Gazeta Express.

You Might Also Like

Aksident ujor mes Rrjollit dhe Shëngjinit, raportohet për një të vdekur dhe një të plagosur
Rasti i intelektualëve të zhdukur të Mitrovicës, Policia e mori dosjen nga EULEX -17 gërmime u kryen nga viti 1999 në zonën e Zubin Potokut
Gjithçka që ndryshon në Zvicër nga muaji shtator
Kush është Vladimir Bruçi që u plagos sot në Shkodër, ishte rrahur edhe dy vite më parë nga 6 persona për një vendparkim
Shtetasi italian hidhet nga shkëmbi pranë Ujit të Ftohtë në Vlorë, transportohet në spital në gjendje të rëndë

LEXO GJITHASHTU

Shërbim i ri në eKosova, pronarët e automjeteve do të njoftohen 15 ditë para skadimit të afatit të regjistrimit të automjetit
Shërbim i ri në eKosova, pronarët e automjeteve do të njoftohen 15 ditë para skadimit të afatit të regjistrimit të automjetit
TOP Momenti
Kosova, Ukraina dhe sprova e koherencës
Kosova, Ukraina dhe sprova e koherencës
TOP Momenti
ShBA-ja do ta deportojë në Kosovë, ish-informatorin e CIA-s që u infiltrua në Al-Kaida
ShBA-ja do ta deportojë në Kosovë, ish-informatorin e CIA-s që u infiltrua në Al-Kaida
TOP Momenti
Ra në kontakt me tensionin elektrik, vdes edhe një punëtor i KEK-ut në vendin e punës
Ra në kontakt me tensionin elektrik, vdes edhe një punëtor i KEK-ut në vendin e punës
TOP Momenti
Revizioni konstaton shkelje të shumta në konviktin studentor “Pellagonia”
Revizioni konstaton shkelje të shumta në konviktin studentor “Pellagonia”
TOP Momenti

You Might Also Like

Gërmimet në Zubin Potok – Sveçla falënderon EULEX’in për ndihmën gjatë zhvarrimeve
Lajme

Gërmimet në Zubin Potok – Sveçla falënderon EULEX’in për ndihmën gjatë zhvarrimeve

August 20, 2026
Hoxha: Armët nëse ka nevojë mund të ekzaminohen edhe jashtë, Sveçla: E kam urdhëruar Forenzikën t’i ekzaminojë me urgjencë
Lajme

Hoxha: Armët nëse ka nevojë mund të ekzaminohen edhe jashtë, Sveçla: E kam urdhëruar Forenzikën t’i ekzaminojë me urgjencë

August 20, 2026
Serbi i arrestuar në Serbi për spiunazh, Sveçla s’e komenton rolin e tij, Hoxha: S’ka lidhje me varrezën në Zubin Potok
Lajme

Serbi i arrestuar në Serbi për spiunazh, Sveçla s’e komenton rolin e tij, Hoxha: S’ka lidhje me varrezën në Zubin Potok

August 20, 2026
Hoxha: Dyshohet se armët e sekuestruara në Zubin Potok mund të jenë përdorur për vrasjet në Kalludër – do të ekzaminohen
Lajme

Hoxha: Dyshohet se armët e sekuestruara në Zubin Potok mund të jenë përdorur për vrasjet në Kalludër – do të ekzaminohen

August 20, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?