Një person është arrestuar në Prizren nën dyshimin se, përmes një qendre për verifikimin e aftësive profesionale, ka lëshuar rreth 1679 diploma pa zhvilluar trajnimet përkatëse, ndërsa përfitimi nga kjo veprimtari dyshohet të jetë rreth 500 mijë euro.
Mirëpo, sot Gjykata Themelore në Prizren ka njoftuar se të njëjtit i ka caktuar masën e paraburgimin në kohëzgjatje prej një muaji, raporton Zeri.info.
I dyshuari me inicialet I.Ç., akuzohet për “Falsifikim dokumetesh” dhe “Mashtrim”.
Sipas Gjykatës, në vitin 2021 në Prizren, në biznesin e tij individual Qendra për Verifikimin e Aftësive Profesionale “A….”, ka falsifikuar dokumente të falsifikuara me qëllim të shfrytëzimit të atyre dokumenteve si origjinale në atë mënyrë që i pandehuri I.Ç., si pronar dhe personi përgjegjës i biznesit e tij individual privat i lartcekur i cili nuk është i akredituar e as i autorizuar nga ana e Autoritetit Kombëtar të Kualifikimeve për lëshimin e kualifikimeve profesionale ku me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm të dobisë pasurore dhe duke u paraqitur rrejshëm se lëshon dokumente të vlefshme, ka shtypur dhe lëshuar për pjesëmarrësit “Diploma mbi aftësimin profesional” për periudhën nga data 04 janar – deri më 15 Nëntor 2021, në të cilat janë cekur se kanë përmbushur me sukses 900 orë praktikë dhe 400 orë teori të cilit kanë kaluar provimin përfundimtar dhe janë aftësuar për profesione të ndryshme.
“Nga datë 4 Janar e deri 15 Nëntor 2021, në Prizren, me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm të dobisë pasurore për veten i ka mashtruar personat tjerë dhe me këtë i ka nxitë që të kryejnë veprime të cilat i kanë rezultuar në dëm material të pasurisë së tyre në atë mënyrë që i pandehuri I.Ç., si pronar dhe personi përgjegjës i biznesit e tij individual privat i lartcekur i cili nuk është i akredituar e as i autorizuar nga ana e Autoritetit Kombëtar të Kualifikimeve për lëshimin e kualifikimeve profesionale ku me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm të dobisë pasurore dhe duke u paraqitur rrejshëm se lëshon dokumente të vlefshme, të i ka ofruar dhe ka mbajtur trajnime mbi aftësimin profesional 900 orë praktikë dhe 400 orë teori për periudhën kohore Janar – Nëntor 2021, dhe pastaj ka pajisur të dëmtuarit me “Diploma mbi aftësimin profesional” të dëmtuarve i ka shkaktuar dëm material e që ka rezultuar që përfitimi material monetar apo dëmi i shkaktuar ka tejkaluar shumën prej 50,000 (pesëdhjetëmijë) euro”, thhet ndër tjera. /Zëri

