Brenda 24 orëve janë ngritur 74 aktakuza kundër 104 personave për vepra të ndryshme penale.
Sipas raportit 24-orësh të Prokurorit të Shtetit, gjatë kësaj periudhe janë ndaluar 12 persona me urdhër të prokurorit të shtetit. Po ashtu, janë parashtruar katër kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit ndaj gjashtë personave.
“Prishtinë, 20 gusht 2026 – Prokurori i Shtetit ju njofton se gjatë 24 orëve të fundit, janë ngritur shtatëdhjetë e tetë (78) aktakuza, kundër njëqind e katër (104) personave, për kryerjen e veprave të ndryshme penale.
Po ashtu, me urdhër të Prokurorit të Shtetit, janë ndaluar dymbëdhjetë (12) persona, si dhe janë parashtruar katër (4) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit, kundër gjashtë (6) personave”, thuhet në raport.

