By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: 10 migrantët kishin paguar 25 mijë euro për rrugëtimin nga vendi i origjinës deri në Serbi, aktakuzë ndaj tre personave për kontrabandim me migrantë
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
10 migrantët kishin paguar 25 mijë euro për rrugëtimin nga vendi i origjinës deri në Serbi, aktakuzë ndaj tre personave për kontrabandim me migrantë
TOP Momenti

10 migrantët kishin paguar 25 mijë euro për rrugëtimin nga vendi i origjinës deri në Serbi, aktakuzë ndaj tre personave për kontrabandim me migrantë

Momenti
Published: August 20, 2026

Prokuroria Themelore në Prizren, Departamenti i Krimeve të Rënda, ka ngritur aktakuzë kundër S.D., për shkak të dyshimit të bazuar mirë se ka kryer veprën penale “Kontrabandimi me migrantë”, nga neni 164, paragrafi 5 i KPRK-së, ndërsa B.D., dhe A.F, për shkak të dyshimit të bazuar mirë se në bashkëkryerje, kanë kryer veprën penale “Kontrabandimi me migrantë” nga neni 164, paragrafi 1, lidhur me nenin 31 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Sipas aktakuzës, më 23 shtator 2025, në afërsi të vendkalimit kufitar të Vërmicës, konkretisht tek ura e fshatit Shkozë, S.D., ka organizuar dhe drejtuar veprimet për kontrabandimin e 10 migrantëve, të gjithë shtetas të Egjiptit, të cilët kishin kaluar në mënyrë të kundërligjshme kufirin Kosovë – Shqipëri.

Your browser does not support the video tag.

Në njoftim bëhet e ditur se i akuzuari S.D., kishte marrë me qira një automjet, të cilin më pas ua kishte dorëzuar B.D., dhe A.F., me qëllim që këta të fundit të kryenin transportimin e migrantëve nga zona e Vërmicës në drejtim të pikës kufitare Kosovë – Serbi. Për realizimin e këtij qëllimi, të pandehurit ishin nisur në drejtim të zonës kufitare, ndërsa S.D., kishte komunikuar me B.D., dhe e kishte udhëzuar lidhur me vendin dhe kohën e pritjes së migrantëve.

“Rreth orës 01:50 min, B.D., dhe A.F., kishin ndaluar me automjet në shiritin emergjent të autostradës, në afërsi të urës së fshatit Shkozë, ku kishin pritur migrantët. Në momentin e afrimit të zyrtarëve policorë, në afërsi të automjetit janë vërejtur 10 persona të shtrirë në tokë, të cilët kishin kaluar ilegalisht kufirin dhe ishin duke pritur për t’u transportuar më tej”, thuhet në njoftim.

Sipas aktakuzës, 10 migrantët kishin paguar në total 25,000 euro për rrugëtimin nga vendi i origjinës deri në Serbi.

Veprimet e dyshuara janë ndërprerë nga zyrtarët policorë, me ç’rast B.D dhe A.F., janë ndaluar, ndërsa S.D., është larguar nga vendi i ngjarjes pasi kishte vërejtur ndërhyrjen e policisë.

Prokurori i çështjes, me rastin e ngritjes së aktakuzës, i ka propozuar gjykatës që pas mbajtjes së shqyrtimit gjyqësor, administrimit dhe vlerësimit të provave, të pandehurit e lartcekur, për veprën penale për të cilën akuzohen, të shpallen fajtorë dhe të dënohen sipas ligjit. /Telegrafi/

You Might Also Like

320 raste emergjente në QKUK brenda 24 orëve, 20 nga aksidentet në trafik
Nura: Fitorja në zgjedhje nuk është licencë për ta mbajtur shtetin peng
QMK: Kamerat inteligjente alarmuan në kohë për zjarrin pranë fshatit Nikushtak
Arrestohet një person për posedim të narkotikëve në Brezovicë [foto]
Grabitja e argjendarisë në Paskuqan, i dyshuari: Maskat i përdor për Halloween

LEXO GJITHASHTU

Frangu zviceran forcohet ndjeshëm pas njoftimit nga SHBA-ja
Frangu zviceran forcohet ndjeshëm pas njoftimit nga SHBA-ja
Lajme
I shpëtoi ekzekutimit 8 herë, vdes i burgosuri më i vjetër në SHBA
I shpëtoi ekzekutimit 8 herë, vdes i burgosuri më i vjetër në SHBA
Lajme
Si mund ta ndihmojë teknologjia satelitore Evropën në luftën kundër zjarreve
Si mund ta ndihmojë teknologjia satelitore Evropën në luftën kundër zjarreve
Lajme
41 milionë emra në një monument, Washingtoni nderon brezat e ushtarakëve amerikanë
41 milionë emra në një monument, Washingtoni nderon brezat e ushtarakëve amerikanë
Lajme
Turqia i bën thirrje Izraelit t’i japë fund “sulmeve të pamatura” në Siri
Turqia i bën thirrje Izraelit t’i japë fund “sulmeve të pamatura” në Siri
Lajme

You Might Also Like

Deliu-Kodra: Republika e Kosovës, shumë më e madhe sesa egoja personale e Albin Kurtit
TOP Momenti

Deliu-Kodra: Republika e Kosovës, shumë më e madhe sesa egoja personale e Albin Kurtit

August 20, 2026
Dyshohet se sulmoi me armë tre persona për hakmarrje në Pejë, Prokuroria ngre aktakuzë ndaj një personi
TOP Momenti

Dyshohet se sulmoi me armë tre persona për hakmarrje në Pejë, Prokuroria ngre aktakuzë ndaj një personi

August 20, 2026
Mbi 1 kilogram marihuanë kapet në dy vila në Brezovicë, arrestohet 27-vjeçari
TOP Momenti

Mbi 1 kilogram marihuanë kapet në dy vila në Brezovicë, arrestohet 27-vjeçari

August 20, 2026
Ramadani: Thirrja e SHBA-së dhe BE-së duhet të jetë vetëdijesuese për partinë që bllokoi Kuvendin
TOP Momenti

Ramadani: Thirrja e SHBA-së dhe BE-së duhet të jetë vetëdijesuese për partinë që bllokoi Kuvendin

August 20, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?