By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: LDK në Podujevë nominon Agim Veliun kandidat për deputet, reagon Abdixhiku
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
LDK në Podujevë nominon Agim Veliun kandidat për deputet, reagon Abdixhiku
TOP Momenti

LDK në Podujevë nominon Agim Veliun kandidat për deputet, reagon Abdixhiku

Momenti
Published: May 12, 2026

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka reaguar pas vendimit të degës së LDK-së në Podujevë e cila ka propozuar Agim Veliun si kandidat për deputet për zgjedhjet e parakohshme të 7 qershorit 2026.

Abdixhiku ka thënë se nominimi i Veliut është dëgjim i vullnetit të anëtarësisë dhe një hap i mbarë në ndërtimin e bashkimit të madh për të cilin jemi angazhuar të gjithë.

Your browser does not support the video tag.

“LDK-ja gjithmonë ka ditur të bëhet më e fortë atëherë kur ka ditur të bëhet bashkë. Dhe ky është mesazhi më i mirë që mund t’u japim sot qytetarëve tanë; se mbi çdo dallim, mbi çdo pakënaqësi e mbi çdo periudhë të kaluar, qëndron shtëpia jonë e përbashkët politike, Lidhja Demokratike; dhe përgjegjësia jonë ndaj Republikës”- ka shkruar Abdixhiku.

Ai ka falendëruar degën e Podujevës për “unitetin, pjekurinë dhe përgjegjësinë e treguar në këtë moment të madh bashkimi për Lidhjen Demokratike të Kosovës”.

Your browser does not support the video tag.

Dega e LDK-së në Podujevë e ka propozuar edhe Agim Veliun si kandidat për deputet për zgjedhjet e parakohshme të 7 qershorit 2026.

Përveç Veliut, dega e LDK-së në Podujevë ka propozuar edhe Ekrem Hysenin, Arjeta Salihu Abazin, Alisa Jetullahun dhe Zaim Thaçin.

Në zgjedhjet e kaluara me 28.12.2025, ish-ministri dhe ish-deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Agim Veliu, u la jashtë listës së kandidatëve për deputetë.

Ai kishte reaguar duke e quajtur një veprim të padrejtë dhe të motivuar nga interesa të ngushta brenda partisë.

You Might Also Like

Raporti i Këshillit të Evropës për Serbinë – Kritikohet “minimizimi” i sulmit në Banjskë
Policia jep detaje për vrasjen në Ferizaj – viktima një 32 vjeçar, dypersona ndalohen për 48 orë
Trashëgimia e UNMIK dhe EULEX – Puna në hetimin e krimeve të luftës vlerësohet “pa rezultat”
UP me programe të reja për vitin e ri akademik, rreth 8 mijë studentë të ri pritet të pranohen
“Momenti të japësh dorëheqjen”, Rama i përgjigjet Haçkaj: Kam nënshkruar me popullin deri në 2029-ën

You Might Also Like

Vizitorët vlerësojnë ndryshimet në Gërmi, ankesa vetëm për çmimet
TOP Momenti

Vizitorët vlerësojnë ndryshimet në Gërmi, ankesa vetëm për çmimet

June 29, 2026
Kuvendi dhe Qeveria mund të formohen shpejt, zgjedhja e presidentit mund të zvarritet
TOP Momenti

Kuvendi dhe Qeveria mund të formohen shpejt, zgjedhja e presidentit mund të zvarritet

June 29, 2026
Dyshohet se një 20-vjeçare nga Kosova ka vdekur në një aksident në Gjermani
TOP Momenti

Dyshohet se një 20-vjeçare nga Kosova ka vdekur në një aksident në Gjermani

June 29, 2026
Malta fiton Evropianin  ndaj Shqipërisë në garën e shteteve të vogla, Kosova e treta
TOP Momenti

Malta fiton Evropianin ndaj Shqipërisë në garën e shteteve të vogla, Kosova e treta

June 29, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?