By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: Grenell flet për Express: Kriza politike është e krijuar nga Kurti – Perëndimi e do Thaçin në Kosovë për të ndihmuar në udhëheqjen e saj
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
Grenell flet për Express: Kriza politike është e krijuar nga Kurti – Perëndimi e do Thaçin në Kosovë për të ndihmuar në udhëheqjen e saj
Lajme

Grenell flet për Express: Kriza politike është e krijuar nga Kurti – Perëndimi e do Thaçin në Kosovë për të ndihmuar në udhëheqjen e saj

Momenti
Published: August 19, 2026

Shpend Limoni

Richard Grenell vazhdon të ketë opinion të fortë për Kosovën sikur në kohën kur është marrë zyrtarisht me të. Ish-Drejtori i Inteligjencës Kombëtare dhe një nga figurat politike amerikane, më të njohurat në Kosovë në vitet e fundit, në një intervistë ekskluzive për Gazetën Express ka folur për dy zhvillime nëpër të cilat po kalon Kosova: ngërçi ose kriza politike dhe verdikti i Dhomave të Specializuara.

Your browser does not support the video tag.

Për të dy këto çështje Grenell, përgjigjet i ka precize dhe pa dykuptimësi.

Kosova së fundi është futur në një krizë të re politike, ku më shumë se dy muaj pas zgjedhjeve po demonstrohet paaftësi për krijimin e institucioneve . Kreu i Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurti edhe pse vet ka deklaruar se ka numra të mjaftueshëm, ka zgjedhur të mos nis me konstituimin e Kuvendit e as formimin e qeverisë me arsyetimin se partitë politikë s’e kanë arritur një marrëveshje për zgjedhjen e Presidentin.

Partitë opozitare kanë thënë se Kurti qëllimshëm po zvarrit  procesin që ta përgatit terrenin për zgjedhje në kohë  të përshtatshme për të, derisa e njëjta akuzë ndaj rivalëve, për shkaktim të zgjedhjeve,  dëgjohet edhe nga Vetëvendosje

I pyetur nga Gazeta Express për këto zhvillime, Ambasadori Grenell thotë se kriza është prodhuar nga Kurti dhe se sjellja e tij është sikur kur ka qenë në opozitë.

“Situata politike në Kosovë është një krizë e krijuar nga Albin Kurti. Ai ka dështuar ta luftojë korrupsionin dhe po e vazhdon historinë e tij të gjatë të krijimin të bllokadave dhe barrierave sikur që ka bërë sa ka qenë në opozitë” ka thënë Grenell në një përgjigje me shkrim për Gazetën Express.

“Ai qartësisht, nuk di si të qeveris, është i destinuar të jetë në periferi duke u ankuar. Në fakt ai është më i mirë për të drejtuar kritika nga margjinat se sa të udhëheq një qeveri”, ka shtuar Grenell.

Skena politike në Kosovë po i vazhdon tensionet edhe pas dy palë zgjedhjeve të jashtëzakonshme. Vendi mund të shkojë lehtë në vjeshtë në zgjedhje të reja  në vjeshtë nëse partitë nuk pajtohen për personin që duhet ta bartë postin më të lartë në vend që sipas pikëpamjeve të Kurtit nuk duhet të jetë figurë që përzihet në politikë apo sic e thotë ai në “polemikat ditore”.

Ndërkohë, në sfond të këtyre zhvillimeve është edhe verdikti i Hagës për katër figurat e UCK’së të cilat ndodhen në proces gjyqësor qe 6 vite.

Dhomat e Specializuara kanë njoftuar se fjalën e tyre do ta thonë më 16 shtator, më pak se një muaj nga tani.

Që nga koha kur Hashim Thaçi është nisur drejt Hagës, Richard Grenell ka avokuar publikisht për lirimin e tij.

Grenell i ka thënë Gazetës Express që Perëndimi e do Hashim Thaçin në Kosovë.

“Perëndimi do që ish-Presidenti Hashim Thaçi të lirohet dhe të kë kthehet që të ndihmojë për ta udhëhequr Kosovën përsëri”, thekson Grenell.

“Besoj se Thaçi do të ketë një perspektivë dhe energji të ripërtërirë për popullin e Kosovës.”, vazhdon tutje ai.

Duke folur për Thaçin, Ambasadori Grenell shprehet edhe më drejtpërdrejt.

 “Perëndimi nuk do të punojë më me Kurtin sepse ai vetëm ankohet dhe krijon bllokada”.

The post Grenell flet për Express: Kriza politike është e krijuar nga Kurti – Perëndimi e do Thaçin në Kosovë për të ndihmuar në udhëheqjen e saj appeared first on Gazeta Express.

You Might Also Like

Liqeni i Cyrihut arrin nivelin më të ulët historik të ujit
“Pa Listën Serbe, nuk do të ketë serbë në Kosovë”, Vuçiq nuk i llogaritë serbët që nuk e votojnë subjektin që ka mbështetjen e Beogradit
23-vjeçari nga Kosova arrestohet në Mykonos, një vajzë 18-vjeçe italiane u ankua për përdhunim
Izraeli konfirmon se ushtarët qëlluan makinën në të cilën u vra Hind Rajab dhe hap hetim penal
Musliu-Shoshi: Kurti po e mban peng konstituimin, përgjegjësinë e ka VV-ja

LEXO GJITHASHTU

Nesër dhe pasnesër spërkatje ajrore kundër mushkonjave në Shkup
Nesër dhe pasnesër spërkatje ajrore kundër mushkonjave në Shkup
TOP Momenti
​Aktakuzë ndaj dy personave për mashtrim me transplant të veshkës
​Aktakuzë ndaj dy personave për mashtrim me transplant të veshkës
TOP Momenti
Takohen ministrat e transportit të Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut, diskutohet për rrugën Prizren–Tetovë
Takohen ministrat e transportit të Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut, diskutohet për rrugën Prizren–Tetovë
TOP Momenti
Me shpejtësi 114 km/h, dalin pamjet e aksidentit tragjik ku humbën jetën tre persona në Durrës
Me shpejtësi 114 km/h, dalin pamjet e aksidentit tragjik ku humbën jetën tre persona në Durrës
TOP Momenti
Ky është turisti portugez që mbeti i vrarë në Ksamil
Ky është turisti portugez që mbeti i vrarë në Ksamil
TOP Momenti

You Might Also Like

Zvicra shqyrton taksë për punëtorët e huaj në kuadër të marrëveshjeve me BE-në
Lajme

Zvicra shqyrton taksë për punëtorët e huaj në kuadër të marrëveshjeve me BE-në

August 19, 2026
Vrasja e turistit në Ksamil, reagon qeveria portugeze: Informacionet i kemi marrë nga mediat, nuk kemi ende njoftim zyrtar
Lajme

Vrasja e turistit në Ksamil, reagon qeveria portugeze: Informacionet i kemi marrë nga mediat, nuk kemi ende njoftim zyrtar

August 19, 2026
Dy persona të arrestuar pasi trupi i djegur i një influencueseje franceze u gjet në një vresht
Lajme

Dy persona të arrestuar pasi trupi i djegur i një influencueseje franceze u gjet në një vresht

August 19, 2026
Trump pezullon tarifat e reja ndaj Kanadasë për tre ditë, duke thënë se marrëveshja është mbyllur
Lajme

Trump pezullon tarifat e reja ndaj Kanadasë për tre ditë, duke thënë se marrëveshja është mbyllur

August 19, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?