Sot rreth orës 22:10 zyrtarët policorë të njësisë së hetimeve të stacionit policor në Kaçanik, gjatë patrullimit me automjet zyrtar, kanë vërejtur një person duke qëndruar në këmbë në parkingun e Varrezave të Dëshmorëve në Kaçanik.
Gjatë kontrollit të dokumenteve dhe verifikimit, “zyrtarët policorë tek personi B.G (45 vjeç), kanë gjetur një armë zjarri ( pistoletë), së bashku me një karikator me 12 fishekë”, njofton policia.
I dyshuari është shoqëruar në stacion policor për intervistim dhe është njoftuar prokurori i shtetit, i cili ka urdhëruar inicimin e rastit ” Mbajtje në pronësi ,kontroll ose posedim i paautorizuar i armës”, vijon njoftimi.
“Arma e zjarrit është konfiskuar, ndërsa i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt hetimore”, ka njoftuar pk.
The post Policia në Kaçanik ndalon një person, i konfiskon armën e zjarrit appeared first on Gazeta Express.

