NATO thotë se është gati që të përballet me çdo kërcënim për të mbrojtur aleatët, ndërsa Financial Times raportoi se Irani po shqyrton goditjen e objektivave ushtarake amerikane nëse Donald Trump përshkallëzon konfliktin.
“Siç u demonstrua këtë vit, kur mbrojtja ajrore e NATO-s interceptoi me sukses raketat balistike të drejtuara nga Irani drejt Turqisë në katër raste të ndara, qëndrimi ynë parandalues dhe mbrojtës është i fortë dhe efektiv.
NATO është e gatshme të përballet me çdo kërcënim dhe gjithmonë do të bëjë gjithçka që është e nevojshme për të mbrojtur të gjithë aleatët”, deklaroi një zyrtar i NATO-s për LaPresse lidhur me raportet e shtypit.
Sipas burimeve të gazetës, forcat iraniane kanë marrë në konsideratë sulme të mundshme ndaj aseteve amerikane në vende si Bullgaria, e cila muajin e kaluar autorizoi përdorimin e Bazës Ajrore Bezmer për të furnizuar me karburant avionët ushtarakë amerikanë.
Qiproja thuhet se është marrë në konsideratë gjithashtu, pasi një bazë britanike në ishull u godit nga një dron në mars. /Panorama
The post Irani mund të sulmojë bazat amerikane në Evropë? Reagon NATO: Gati për t’u përballur me çdo kërcënim për të mbrojtur aleatët appeared first on Gazeta Express.

