Sokrat Vata, autori i dyshuar i vrasjes së turistit portugez një ditë më parë në Ksamil, përballë grupit hetimor ka shprehur dinamikën e ngjarjes.
Në deklarimet paraprake, Vata është shprehur se sherri fillimisht mes turistëve, të cilët kanë qenë nën efektin e alkoolit.
Sipas autorit, turistëve u është kërkuar të mbajnë qetësi pasi lokali kishte edhe klientë të tjerë.
Vendosja e qetësisë ka qenë e pamundur dhe ka nisur përplasja fizike mes tyre. Sipas Vatës, thika me të cilin është kryer krimi, ka qenë e viktimës, jo e tija.
“Thika me të cilën u vra 20-vjeçari portugez ishte e viktimës”, është shprehur Vata./topchannel
The post Vrau 20-vjeçarin portugez në Ksamil, zbardhet dëshmia e Sokrat Vatës para Policisë: Thika nuk ishte e imja appeared first on Gazeta Express.

