By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: Ramadani kërkon hetim nga Prokuroria: Mbi gjysmë milioni euro në muaj po shpenzohen për të emëruarit politikë
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
Ramadani kërkon hetim nga Prokuroria: Mbi gjysmë milioni euro në muaj po shpenzohen për të emëruarit politikë
TOP Momenti

Ramadani kërkon hetim nga Prokuroria: Mbi gjysmë milioni euro në muaj po shpenzohen për të emëruarit politikë

Momenti
Published: August 19, 2026




Foto: Laura Hasani





Deputeti i Aleancës, Burim Ramadani, ka akuzuar Lëvizjen Vetëvendosje se po vazhdon me shkelje ligjore, kushtetuese dhe financiare, duke pretenduar se mbi gjysmë milioni euro nga buxheti i Kosovës shpenzohen çdo muaj për pagat dhe shpenzimet përcjellëse të të emëruarve politikë në institucionet qeveritare.

Your browser does not support the video tag.


 


Në një konferencë për media, Ramadani tha se bëhet fjalë për 463 të emëruar politikë, duke përfshirë kabinetet, këshilltarët dhe shoferët, të cilët, sipas tij, kanë qenë të emëruar para zgjedhjeve të 7 qershorit.


 


 


“Lëvizja Vendvendosje e Kosovën, ka zinxhir të shkeljeve, pra shkeljet edhe ligjore edhe kushtetuese edhe financiare janë në zinxhir, pra nuk po ndalen, dhe si të tillë sot kemi thirrë konferencën që përmes jush të ngrisim shqetësimin dhe alarmin për zhvatje buxhetore që po i ndodh Kosovës gjatë kësaj periudhe jo-kushtetuese. Dhe jemi duke folur për gjysmë milioni euro zhvatje vetëm për pagat e militantëve të lëvizjes vendvendosje në zyrat e qeverisë. Është e qartë se janë 463 të emëruar politikë në institucionet qeveritare, pra po flasim për kabinetet, këshilltarët, shoferët, etj., të cilët kanë qenë të emëruar ligjërisht para zgjedhjeve të 7 qershorit. Por sikurse është e qartë me kushtetutë në Nenin 72 dhe në ligjin për qeveri, në Nenin 26, ai i cili certifikohet si deputet dhe jep mandat betimin si deputet, nuk ka të drejtë të ushtrojë detyrën e ministrit në qeverinë e Republikës së Kosovës. Rrjedhimisht, ky audit as nuk i punësuar nga këta ministra uzurpatorë tashmë, nuk kanë të drejtë të futen në zyrat e Qeverisë”, tha ai.


Image


 


 

 



Ramadani tha se vetëm pagat e këtyre të emëruarve arrijnë në rreth 486 mijë euro në muaj, ndërsa sipas tij, me shpenzimet për telefon, automjete, karburant dhe reprezentacion, shuma e përgjithshme e kalon gjysmë milioni euro.


 


 


“Shuma e përafërt e pagave të këtyre militantëve të lëvizjes vendvendosje në zyrat qeveritare është 486.150 euro në muaj, pra po flasim për shumën 486.150 euro në muaj, të cilave i shtohen edhe mbushjet e telefonave, i shtohen veturat e karburantit, i shtohet reprezentacioni e të tjera, dhe rrjedhimisht e kalon shifrën prej gjysmë milioni euro zhvatje të buxhetit të popullit të Kosovës. Në aspektin ligjor, nuk kanë fare të drejtë, është shkelje flagrante ata edhe ato s’kanë të drejtë fare as të futen në zyrat qeveritare, e në aspektin profesional as mos të flasim. Ka raste kur shoferët janë emëruar këshilltarë vetëm për t’iu rritur paga, dhe kjo pagë vjen në kurriz të popullit të Kosovës, në kurriz të buxhetit të popullit të Kosovës”, tha ai.


 


 


Ai kërkoi nga Prokuroria e Shtetit që të nisë hetim për këto pretendime dhe të identifikojë personat përgjegjës.


 


“Sa e sa të rinj e të reja kanë diplomuar dhe nuk kanë mundësi punësimi në Kosovë, derisa 463 të emëruar politikë që kanë qenë legal e sot janë ilegal paguhen nga buxheti i popullit të Kosovës. Ne ftojmë prokurorinë e shtetit që menjëherë qysh sot të marrë veprimet e nevojshme hetimore për të gjetur përgjegjësit dhe për t’i vendosur para drejtësisë këta që po e zhvatin buxhetin e popullit të Kosovës”, tha ai.


 


Ramadani e krahasoi shumën mujore të pagave të pretenduara me pagat e pjesëtarëve të Policisë së Kosovës, Forcës së Sigurisë së Kosovës dhe zjarrfikësve.


 


 


“Dhe fjalia e famshme e cila po ndodh sot është gjakderdhja financiare. Pra pikërisht këta që e kanë ngritur këtë fjali në publik sot në mënyrë tepër të qartë po bëjnë gjakderdhje financiare në Kosovë. Kjo është shumë prej gjysmë milioni, po e bëj pak me krahasim, është e barabartë me pagën që e marrin 769 policë në Kosovë. Ose me pagën që e marrin 862 ushtarë në Kosovë. Ose me pagën që e marrin 909 zjarrfikës në Kosovë”, tha ai.


 


source

You Might Also Like

PDK këmbëngul për vazhdimin e seancës konstituive, i shkuran sërish Deharit
KOMF i bashkohet fushatës për kujdes modern ndaj diabetit te fëmijët në Kosovë
Zbulohen detaje nga aksioni i djeshëm për fajde në Prizren – këta janë tre të arrestuarit
Osmani: VLEN-i u krijua nga një dorë e jashtme, është koalicion pa projekt të përbashkët
Policia kërkon ndihmën e qytetarëve për gjetjen e një gruaje të zhdukur në Gjakovë

LEXO GJITHASHTU

PDK i çon sërish letër Deharit: Thirreni vazhdimin e seancës konstituive për nesër në 11:00, mos e thelloni këtë situatë të rëndë
PDK i çon sërish letër Deharit: Thirreni vazhdimin e seancës konstituive për nesër në 11:00, mos e thelloni këtë situatë të rëndë
Lajme
Arrestohet në kufirin Kroaci-Mali i Zi një kosovar i kërkuar nga Interpoli, Serbia e akuzon për krime lufte
Arrestohet në kufirin Kroaci-Mali i Zi një kosovar i kërkuar nga Interpoli, Serbia e akuzon për krime lufte
Lajme
Pas 34 vjetësh, gjenden trupat e dy alpinistëve në një akullnajë në Zvicër
Pas 34 vjetësh, gjenden trupat e dy alpinistëve në një akullnajë në Zvicër
Lajme
NATO i përgjigjet paralajmërimeve të Iranit: Jemi të gatshëm të përballemi me çdo kërcënim ndaj bazave amerikane në Europë
NATO i përgjigjet paralajmërimeve të Iranit: Jemi të gatshëm të përballemi me çdo kërcënim ndaj bazave amerikane në Europë
Lajme
Irani thotë se po përballet me “mungesa” dhe rritje çmimesh nga bllokada detare e SHBA-së
Irani thotë se po përballet me “mungesa” dhe rritje çmimesh nga bllokada detare e SHBA-së
Lajme

You Might Also Like

Përfituan 134 mijë euro duke mashtruar për transplantim veshke, aktakuzë ndaj dy personave në Pejë
TOP Momenti

Përfituan 134 mijë euro duke mashtruar për transplantim veshke, aktakuzë ndaj dy personave në Pejë

August 19, 2026
Musliu: Kurti ishte në pishinë në Banjë të Malishevës derisa ne e prisnim para Qeverisë
TOP Momenti

Musliu: Kurti ishte në pishinë në Banjë të Malishevës derisa ne e prisnim para Qeverisë

August 19, 2026
Paraqiti pasaportë belge që dyshohet se nuk ishte e tij në Aeroportin e Prishtinës, rasti po hetohet
TOP Momenti

Paraqiti pasaportë belge që dyshohet se nuk ishte e tij në Aeroportin e Prishtinës, rasti po hetohet

August 19, 2026
Ish-kandidatja për deputete e LVV-së merr më së shumti pikë në konkursin për drejtor të Agjencisë për Pajisje dhe Produkte Medicinale
TOP Momenti

Ish-kandidatja për deputete e LVV-së merr më së shumti pikë në konkursin për drejtor të Agjencisë për Pajisje dhe Produkte Medicinale

August 19, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?