By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: Shtatori muaj vendimtar për rastin “Thaçi dhe të tjerët” në Hagë, flasin nga OVL UÇK-ja
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
Shtatori muaj vendimtar për rastin “Thaçi dhe të tjerët” në Hagë, flasin nga OVL UÇK-ja
TOP Momenti

Shtatori muaj vendimtar për rastin “Thaçi dhe të tjerët” në Hagë, flasin nga OVL UÇK-ja

Momenti
Published: August 19, 2026




Foto: Laura Hasani





Shtatori pritet të jetë një nga muajt më të rëndësishëm për proceset gjyqësore që po zhvillohen në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë.

Your browser does not support the video tag.


Më 16 shtator 2026 është caktuar shpallja e aktgjykimit ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi.


Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së thotë se e ka pritur për një kohë të gjatë përfundimin e këtij procesi.


Përfaqësuesi i OVL-së së UÇK-së, Gazmend Syla tha se organizata pret që vendimi të bazohet në prova dhe fakte dhe shprehu shpresën se ai do të jetë lirues.


“Ne si organizatë, veteranë të luftës jemi në pritje të këtij vendimi që shumë kohë, sepse është vendim tepër i stërzgjatur pasi u bën tashmë 6 vite që bashkëluftëtarët tanë po mbahen në paraburgim pa një verdikt final, e mezi presim ta marrin me atë vendim edhe pse duam të besojmë që do të jetë vendim lirues, por duke pas parasysh faktin se si ka vepruar kjo gjykatë, do të thotë prej themelimit të saj e deri më tash neve na lë me dyshu që kjo gjykatë mund të merr ndonjë vendim ndoshta edhe negativ, sepse me gjasë nuk do të provojë të thirret mbi prova dhe fakte”, tha Syla për Telegrafin.


Syla tha se shqetësim për organizatën paraqet edhe mundësia që vendimi të ndikohet nga faktorë politikë.


“Por i frikësohem edhe ndonjë vendimi tjetër eventual, qoftë ndonjë vendim politik. Sepse ajo gjykatë veç e ka marrë një vendim të dy bashkëluftëtarëve tanë që veç janë dënuar tashmë aty…Po duke pasë parasysh se si ka deviju kjo gjykatë nga ajo çka është themelu… pra ajo çka është themelu në bazë të raportit të Dick Martit që ky raport nuk është më pjesë as e aktakuzës, ne kemi dyshu që kjo ka deviju nga misioni i saj. Prandaj ne vendimin jemi duke e pritë të kemi besim të plotë pas luftës sonë çlirimtare dhe në qoftë se ky vendim do të bazohet mbi prova dhe fakte, bashkëluftëtarët tanë do të kthehen në shtëpitë e tyre. Përndryshe në qoftë se do të ketë ndonjë vendim politik, besojmë që vendimi do duhet të jetë negativ”, tha Syla.


Ndërkohë, OVL UÇK-ja pritet të diskutojë hapat e mëtejshëm në një mbledhje të kryesisë më 25 gusht.


“Në datën 25 gusht mblidhet kryesia e OVL UÇK-ja dhe do t’ju mbajmë të informuar, opinionin dhe mediat, për hapat që do të ndërmerren tash e tutje. Andaj, deri atëherë nuk kemi vendim të organizatës”, përfundoi Syla.


source

You Might Also Like

Policia kërkon ndihmën e qytetarëve për gjetjen e një gruaje të zhdukur në Gjakovë
Përfituan 134 mijë euro duke mashtruar për transplantim veshke, aktakuzë ndaj dy personave në Pejë
Musliu: Kurti ishte në pishinë në Banjë të Malishevës derisa ne e prisnim para Qeverisë
Paraqiti pasaportë belge që dyshohet se nuk ishte e tij në Aeroportin e Prishtinës, rasti po hetohet
Ish-kandidatja për deputete e LVV-së merr më së shumti pikë në konkursin për drejtor të Agjencisë për Pajisje dhe Produkte Medicinale

LEXO GJITHASHTU

Deputetja e VV s’përmbahet ndaj prodhuesve që protestuan me PDK’në te qeveria: Prodhues të Zajednicës, prodhues të keq
Deputetja e VV s’përmbahet ndaj prodhuesve që protestuan me PDK’në te qeveria: Prodhues të Zajednicës, prodhues të keq
Lajme
Aktakuzë ndaj dy personave në Pejë, ia morën një hallexhiu 135 mijë euro duke i premtuar transplant të veshkës
Aktakuzë ndaj dy personave në Pejë, ia morën një hallexhiu 135 mijë euro duke i premtuar transplant të veshkës
Lajme
Enver Hoxhaj uron bashkëshorten për ditëlindje: Me ty, çdo vit më i bukur, dashuria ime, krenarie ime
Enver Hoxhaj uron bashkëshorten për ditëlindje: Me ty, çdo vit më i bukur, dashuria ime, krenarie ime
Lajme
Të paktën pesë persona të vrarë në Ukrainë; Zelensky: “Safari” brutal rus kundër popullit tonë
Të paktën pesë persona të vrarë në Ukrainë; Zelensky: “Safari” brutal rus kundër popullit tonë
Lajme
Ja sa cigare mund të futni pa doganë në Kosovë – njoftimi i Doganës
Ja sa cigare mund të futni pa doganë në Kosovë – njoftimi i Doganës
Lajme

You Might Also Like

Digjen 15 shtëpi dhe objekte në fshatin Çanishtë afër Prilepit, zjarri është ende aktiv
TOP Momenti

Digjen 15 shtëpi dhe objekte në fshatin Çanishtë afër Prilepit, zjarri është ende aktiv

August 19, 2026
Tahiri: Zbatimi i Kushtetutës duhet të jetë prioritet
TOP Momenti

Tahiri: Zbatimi i Kushtetutës duhet të jetë prioritet

August 19, 2026
Pacolli lajmëron për rrënime të objekteve te liqeni i Radoniqit
TOP Momenti

Pacolli lajmëron për rrënime të objekteve te liqeni i Radoniqit

August 19, 2026
Katër raste të vdekjeve, 36 raste të konfirmuara me ethet e Nilit Perëndimor
TOP Momenti

Katër raste të vdekjeve, 36 raste të konfirmuara me ethet e Nilit Perëndimor

August 19, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?