By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: ShBA-ja i vendos sanksione kryetares së Gjykatës Penale Ndërkombëtare
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
ShBA-ja i vendos sanksione kryetares së Gjykatës Penale Ndërkombëtare
Lajme

ShBA-ja i vendos sanksione kryetares së Gjykatës Penale Ndërkombëtare

Momenti
Published: August 19, 2026

Shtetet e Bashkuara të martën i vendosën sanksione Tomoko Akane-s, gjykatëse japoneze e cila shërben si kryetare e Gjykatës Penale Ndëkombëtare (GjPN), sipas uebfaqes së Departamentit të Thesarit të ShBA-së.

Kjo është lëvizja më e re përshkallëzuese në fushatën e administratës së presidentit Donald Trump kundër gjykatës me seli në Hagë, e cila është themeluar në vitin 2002 nga komuniteti ndërkombëtar për t’i ndjekur penalisht krimet e luftës, gjenocidin dhe krimet kundër njerëzimit. ShBA-ja nuk është anëtare e kësaj gjykate, raporton agjencia e lajmeve “Reuters”.

Your browser does not support the video tag.

Shtetet e Bashkuara vitin e kaluar u vendosën sanksione të shënjestruara disa zyrtarëve të GjPN-së, përfshirë prokurorë e gjykatës, duke i përmendur si arsye urdhërarrestin e saj për kryeministrin e Izraelit, Benjamin Netanyahu, dhe ish-ministrin izraelit të Mbrojtjes, Yoav Gallant, si dhe një hetim në të kaluarën ndaj trupave amerikane në Afganistan.

Me këto sanksione ngrihen të gjitha asetet që individët mund t’i kenë në Shtetet e Bashkuara dhe ata në thelb shkëputen nga sistemi financiar amerikan, me të cilin kanë lidhje të ngushta pothuajse të gjitha bankat që veprojnë në rrafshin ndërkombëtar.

Në qershor, tre gjykatës të Gjykatës Penale Ndërkombëtare i paditën Trumpin dhe administratën e tij për shkak të sanksioneve ndaj tyre, duke argumentuar se këto masa janë të paligjshme.

Sekretari i Shtetit i ShBA-së, Marco Rubio, muajin e kaluar tha se administrata amerikane do t’i shtonte përpjekjet për ta minuar GjPN-në, përfshirë përdorimin e një fushate diplomatike që do ta kishte për qëllim bindjen e shteteve të tjera për t’u larguar nga ky institucion.

Rubio argumentoi se gjykata paraqet rrezik ndaj personelit amerikan që i zbaton politikat e ashpra të Trumpit për migrimin ose sulmet ndaj barkave të akuzuara për transportim të drogës, si dhe ndaj amerikanëve të tjerë të uniformuar.

Trumpi ka thënë se qëllimi i kësaj fushate është mbrojtja e Netanyahut dhe e të tjerëve nga ndjekja penale, e jo mbrojtja e tij.

The post ShBA-ja i vendos sanksione kryetares së Gjykatës Penale Ndërkombëtare appeared first on Gazeta Express.

You Might Also Like

Arrestohet një person në Skenderaj, dyshohet se sulmoi zyrtarin policor
KFOR-i lajmëron Policinë për traktorin afër kufirit me Serbinë, vëllezërit thonë se po prenin dru
Paraqiti pasaportë belge që nuk ishte e tij, iraniani ndalohet në Aeroportin e Prishtinës
SHBA-të zbulojnë aktakuzën kundër hakerëve iranianë, njëri prej të cilëve u arrestua në Mal të Zi
Ish-kryeministri pakistanez Imran Khan s’ndihet mirë në burg, do lërë qelinë për t’u trajtuar në spital

LEXO GJITHASHTU

Një grua sulmohet me shkop në shtëpinë e pleqve në Leposaviq
Një grua sulmohet me shkop në shtëpinë e pleqve në Leposaviq
TOP Momenti
Ministria e Mbrojtjes në Shqipëri: 25 vatra në 24 orë, 4 mbeten ende aktive
Ministria e Mbrojtjes në Shqipëri: 25 vatra në 24 orë, 4 mbeten ende aktive
TOP Momenti
Arrestohet mërgimtari në Gjakovë, dyshohet se sulmoi vajzën e tij
Arrestohet mërgimtari në Gjakovë, dyshohet se sulmoi vajzën e tij
TOP Momenti
Tre të mitur arrestohen pas përleshjes në Pejë, një person theret me thikë
Tre të mitur arrestohen pas përleshjes në Pejë, një person theret me thikë
TOP Momenti
Gati pesë mijë fëmijë janë në pritje për një vend në kopshtet publike të Maqedonisë
Gati pesë mijë fëmijë janë në pritje për një vend në kopshtet publike të Maqedonisë
TOP Momenti

You Might Also Like

I mituri postoi armën në rrjete sociale, policia ia konfiskon revolen në Gjakovë
Lajme

I mituri postoi armën në rrjete sociale, policia ia konfiskon revolen në Gjakovë

August 19, 2026
Ia moti zinxhirin e arit një gruaje në ashensor, policia arreston të dyshuarin në Fushë Kosovë
Lajme

Ia moti zinxhirin e arit një gruaje në ashensor, policia arreston të dyshuarin në Fushë Kosovë

August 19, 2026
Çmimet e reja të derivateve, nafta sot arrin në 1.77 euro-litri
Lajme

Çmimet e reja të derivateve, nafta sot arrin në 1.77 euro-litri

August 19, 2026
Këto janë 10 familjet më të pasura në Zvicër
Lajme

Këto janë 10 familjet më të pasura në Zvicër

August 19, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?