By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: Lëvizjet e NATO-s për hapjen e Urës së Ibrit dy vjet pasi Perëndimi refuzoi insistimin dhe planin e Kurtit
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
Lëvizjet e NATO-s për hapjen e Urës së Ibrit dy vjet pasi Perëndimi refuzoi insistimin dhe planin e Kurtit
Lajme

Lëvizjet e NATO-s për hapjen e Urës së Ibrit dy vjet pasi Perëndimi refuzoi insistimin dhe planin e Kurtit

Momenti
Published: August 18, 2026

Perëndimi e kishte bërë të qartë se Kosova nuk mund ta hapte njëanshëm urën kryesore mbi lumin Ibër në Mitrovicë, kur Albin Kurti insistonte para dy vjetësh se kishte ardhur koha që ajo të bëhej. Në këtë tekst gjeni një rikujtim se si kishte insistuar dhe si ishte tërhequr atëherë kryeministri në detyrë.

Shqiprim Salihu

Your browser does not support the video tag.

Bashkimi Europian kërkon “koordinim efektiv” dhe “konsultime kuptimplota” ndërmjet komunave veriore dhe institucioneve qendrore të Kosovës për hapjen e urës kryesore mbi lumin Ibër në Mitrovicë. Koordinimi dhe konsultimet “duhet të zhvillohen” tha sot në një konferencë për media zëdhënësja e Komisionit Europian, Anita Hipper pas pyetjeve nëse ura duhet hapur.

Para pak ditësh, BE-ja konfirmoi se janë përmbushur kushtet për hapjen e kësaj ure, disa ditë pasi KFOR-i, misioni paqeruajtës i NATO-s në Kosovë, njoftoi për një “tranzicionin gradual” të pranisë së përhershme të trupave nga ura kryesore mbi lumin Ibër.

Në raportin për vitin 2025 për vendin, BE-ja thoshte se ura duhet të hapej pas konsultimeve me “partnerët e sigurisë”.

“Qëndrimi i BE-së për urën ka qenë gjithmonë i qartë: pasi të kompletohen punimet në urën Austerlitz në Mitrovicë, si dhe vlerësimet dhe konsultimet shtesë, ura duhet të hapet. Mund të konfirmojmë, siç është përmendur tashmë në raportin vjetor të vitit të kaluar, se ky është vërtet rasti”, i tha një zëdhënës i BE-së Gazetës Express para pak ditësh.

Por, në qëndrimin e saj për çështjen e hapjes së urës, BE-ja thotë se “Policia e Kosovës duhet të ofrojë sigurinë dhe mbrojtjen e të gjitha komuniteteve në përputhje me të drejtat demokratike të njeriut dhe parimet e sundimit të ligjit, në mënyrë që gjithkush të ndihet i sigurt”,

Insistimi i Kurtit para dy vjetësh

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, e kishte “vendosur” në verën e vitit 2024 se kishte ardhur koha që ura që e ndan Mitrovicën në dy komuna, të hapej.

Këtë dukej se e kishte menduar muaj më parë, kur zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës për rajonin e veriut, Veton Elshani, pati paralajmëruar në maj të atij viti se ura “do të hapet shpejt”, dhe se po diskutohej me eprorët se si të bëhej kjo.

Në dy muajt pasardhës nisi një këmbëngulje e Kurtit për hapjen e urës së Ibrit, me gjithë kundërshtimin e përfaqësuesve të vendeve të QUINT-it dhe të NATO-s, që i kishin shkuar edhe në zyrë.

Kurti ua kishte paraqitur atëherë atyre një plan për hapjen e urës duke u thënë se ajo “duhet të hapet”.

“Duam që ta bëjmë sa më parë. Por as nuk do t’i befasojmë partnerët, miqtë dhe aleatët tanë evropianë dhe amerikanë në njërën anë, por as nuk do të mund të lejojmë që kjo çështje të zvarritet pafundësisht”, kishte deklaruar ai në një intervistë për Zërin e Amerikës në fillim të gushtit 2024.

Kur Kurti kishte urdhëruar disa inspektime dhe vizita te ura në atë kohë, misioni i NATO-s në Kosovë (KFOR) kishte paralajmëruar se nuk do të hezitonte që ta trajtonte secilin zhvillim që mund të kishte ndikim në siguri dhe stabilitetin rajonal, në përputhje me mandatin e Kombeve të Bashkuara.

Ditë më pas, ambasadori i atëhershëm i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Jeffrey Hovenier fliste për një rrezik real nëse ura do të hapej në atë kohë – një rrezik që, siç paralajmëronte, mund të ndikonte në sigurinë e ushtarëve të NATO-s, përfshirë ata amerikanë.

Qeveria e Kosovës dukej sikur s’po i merrte parasysh shqetësimet e Perëndimit dhe NATO-s, me Kurtin që insistonte se hapja e urës atëherë “nuk është kundër askujt”.

Hovenier thoshte se SHBA-ja po sfidohej në disa aspekte nga Kurti dhe qeveria e tij.

“Ne besojmë se ura përfundimisht do të duhet të hapet për qarkullim të automjeteve”, thoshte ambasadori i atëhershëm amerikan, por shtonte se Qeveria nuk duhej të insistonte “me këtë çështje tash për tash”.

Rreziku, thoshte Hovenier, ishte “i njëmendtë” nëse ura do të hapej atëherë. Shtonte se kjo kërcënonte të sillte “dhunë dhe probleme të tjera, si për komunitetin lokal, ashtu edhe për ushtarët e NATO-s”.

“Pra, kërkesa jonë drejtuar Qeverisë – dhe e kemi bërë këtë bisedë qe disa muaj – është: ju lutemi, mos e ndërmerrni këtë veprim tani. Punoni me ne. Duam të ndihmojmë për të krijuar kushte ku diç e tillë mund të bëhet, por nuk besojmë se është koha tani”, thoshte ambasadori i atëhershëm i SHBA-së.

I pyetur se çfarë do të bënte SHBA-ja nëse Kurti s’do të dëgjonte, Hovenier shprehej kështu: “Nuk hyj në çështje hipotetike. Kosova thotë se është partnere dhe mike jona. Kosova na thotë se është vendi më proamerikan në botë, prandaj, do të shpresoja që vendi më proamerikan në botë t’i dëgjojë kërkesat specifike të Qeverisë amerikane për të mos vënë në rrezik ushtarët e NATO-s, përfshirë ata amerikanë”.

Pas këtyre deklaratave të Hovenier, Kurti pati thënë se do t’i vazhdonte konsultimet dhe koordinimin me partnerët dhe se “hapja e urës nuk është kundër askujt, veçanërisht kundër partnerëve ndërkombëtarë”.

Ndihmëssekretari i Përgjithshëm të NATO-s për Çështje të Jashtme dhe Siguri, Boris Ruge, kishte ardhur në Kosovë më 20 gusht të vitit 2024 dhe kishte bërë thirrje për vetëpërmbajtje nga veprimet dhe deklaratat e njëanshme, të cilat thoshte se mund të ndikonin në rritjen e tensioneve.

Pas një takimi me presidenten e atëhershme, Vjosa Osmani, Ruge pati thënë se “është e rëndësishme për sigurinë afatgjate në Kosovë – për të mirën e të gjithë njerëzve dhe komuniteteve – dhe për stabilitetin rajonal”, që Kosova t’i dëgjonte partnerët.

Në fund të gushtit të vitit 2024, një vizitë në Prishtinë e shefit të atëhershëm të Agjencisë Qendrore amerikane të Inteligjencës (CIA), William Burns, e hoqi nga tema kryesore e asaj kohe çështjen e hapjes së urës.

Pas një takimi rreth një orësh që ai e pati me Kurtin mëngjesin e 23 gushtit 2024, kryeministri në detyrë i Kosovës nuk insistonte më si më parë.

Vizita e shefit të CIA pasonte deklaratat e ambasadorit të atëhershëm amerikan se SHBA-ja po sfidohej në disa aspekte nga Kurti.

Në verën e vitit të kaluar – një vit pas insistimit të tij të madh për hapjen e urës kryesore mbi lumin Ibër – Kurti pati shkuar në Mitrovicë për të vënë gurthemelin për fillimin e ndërtimit të dy urave krah urës kryesore.

Kur ishte pyetur aty për hapjen e urës kryesore, Kurti kishte thënë se, “se kur do të hapet ura varet nga karabinierët italianë”.

“Ne nuk duam të krijojmë kurrfarë fërkimesh me askënd”, pati deklaruar ai.

The post Lëvizjet e NATO-s për hapjen e Urës së Ibrit dy vjet pasi Perëndimi refuzoi insistimin dhe planin e Kurtit appeared first on Gazeta Express.

You Might Also Like

Kurti detaje për takimin me Abdixhikun: Shikuam sektorët e ndryshëm të shoqërisë e profesioneve, tani për emra nuk mund të flasë
Aleanca nesër në hollin e Kuvendit mban konferencë për media
Kurti pas takimit me Abdixhikun: Ka vullnet për marrëveshje për presidentin e ri
Takimi Kurti-Abdixhiku, ende s’ka marrëveshje për presidentin
Nënkryetari i Ferizajt viziton pacienten e lënduar nga zjarri i hotelit në Vlorë, ndërsa për dy motrat e tjera thotë se kanë kaluar krizën e rëndë

LEXO GJITHASHTU

Kurti: LDK-ja ka vullnet që vendi të bëhet me president pa shkuar në zgjedhje të reja
Kurti: LDK-ja ka vullnet që vendi të bëhet me president pa shkuar në zgjedhje të reja
TOP Momenti
Trump publikon hartën e Ngushticës së Hormuzit: Territor i ri i SHBA! Irani: Ne do t’i korrigjojmë iluzionet e tij
Trump publikon hartën e Ngushticës së Hormuzit: Territor i ri i SHBA! Irani: Ne do t’i korrigjojmë iluzionet e tij
Lajme
Privohet nga liria 47 vjeçari nga Shkupi, sulmoi fizikisht dy punonjës të kompanisë energjetike
Privohet nga liria 47 vjeçari nga Shkupi, sulmoi fizikisht dy punonjës të kompanisë energjetike
TOP Momenti
“E trajtova situatën siç duhet”, Andy Burnham pranoi se foli me një person që imitonte shefen e stafit të Trump
“E trajtova situatën siç duhet”, Andy Burnham pranoi se foli me një person që imitonte shefen e stafit të Trump
Lajme
Lëndohet një person me mjet të mprehtë në Krushë të Madhe, arrestohet një person
Lëndohet një person me mjet të mprehtë në Krushë të Madhe, arrestohet një person
TOP Momenti

You Might Also Like

BE tha se janë plotësuar kushtet për hapjen e urës së Ibrit, Petkoviq i shkrun Sorensenit, ia shpreh ‘‘shqetësimin’’ e Serbisë
Lajme

BE tha se janë plotësuar kushtet për hapjen e urës së Ibrit, Petkoviq i shkrun Sorensenit, ia shpreh ‘‘shqetësimin’’ e Serbisë

August 18, 2026
Interpretimi i Andin Hotit: S’ka matematikë që zgjedhjet të mbahen në dhjetor – nëse shkojmë, shkojmë në nëntor
Lajme

Interpretimi i Andin Hotit: S’ka matematikë që zgjedhjet të mbahen në dhjetor – nëse shkojmë, shkojmë në nëntor

August 18, 2026
Hoti e cilëson të ‘‘çuditshme’’ heqjen dorë të LDK nga presidenca: Uroj që Kurti e Abdixhiku të arrijnë marrëveshje
Lajme

Hoti e cilëson të ‘‘çuditshme’’ heqjen dorë të LDK nga presidenca: Uroj që Kurti e Abdixhiku të arrijnë marrëveshje

August 18, 2026
Hoti: Besoj se Kurti do t’i kërkojë Abdixhikut që ta propozojnë një emër për President
Lajme

Hoti: Besoj se Kurti do t’i kërkojë Abdixhikut që ta propozojnë një emër për President

August 18, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?