Kryeministri britanik, Andy Burnham pranoi të martën se kishte pasur një “shkëmbim të vogël” mesazhesh me dikë që paraqitej si Susie Wiles, shefja e stafit të Shtëpisë së Bardhë.
Politico zbuloi të hënën se kryeministri i kishte dërguar “një numër mesazhesh”, nëpërmjet një kanali komunikimi të paspecifikuar dikujt që ai besonte të ishte Susie Wiles, përpara se Burnham të dyshonte se personi nuk ishte shefja e stafit të Shtëpisë së Bardhë.
Nuk dihej se kur ndodhi komunikimi apo cila ishte përmbajtja e mesazheve.
Downing Street refuzoi të komentonte për këtë çështje, por nuk e mohoi se kishte pasur një shkëmbim mesazhesh.
Kur u pyet nga gazetarët nëse ndiente turp që u mashtrua, kryeministri britanik u përgjigj: “Jo, sepse kishte vetëm komunikim minimal. Asgjë e rëndësishme që kishte pasoja, dhe në fakt, e kuptova shpejt se duhej të përmendej, dhe e bëra.”
“E trajtova situatën siç duhet”, këmbënguli ai, duke theksuar se “u morën masat e nevojshme si këtu ashtu edhe në SHBA”. /Panorama
The post “E trajtova situatën siç duhet”, Andy Burnham pranoi se foli me një person që imitonte shefen e stafit të Trump appeared first on Gazeta Express.

