By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: Kurti pas takimit me Abdixhikun: Ka vullnet për marrëveshje për presidentin e ri
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kurti pas takimit me Abdixhikun: Ka vullnet për marrëveshje për presidentin e ri
Lajme

Kurti pas takimit me Abdixhikun: Ka vullnet për marrëveshje për presidentin e ri

Momenti
Published: August 18, 2026

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, pas takimit me kryetarin e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, tha se palët kanë diskutuar për kriteret dhe figurën e presidentit apo presidentes së re të Kosovës, duke shprehur vullnet për arritjen e një marrëveshjeje.

Kurti tha se qëllimi është që, në bazë të vullnetit të qytetarëve, Kosovës t’i sjellin një president apo presidente të re, pa pasur nevojë për zgjedhje të reja.

Your browser does not support the video tag.

“Ne në bazë të vullnetit të qytetarëve të Kosovës që vendit t’i sjellim një president apo presidente të re, që nuk ka nevojë për zgjedhje të reja, që duhet të sigurojmë funksionim demokratik të institucioneve të shtetit dhe se për këtë mund dhe duhet të ndërtojmë mirëbesim.

Shqyrtuam e diskutuam kriteret për figurën e presidentit apo presidentes së re nga shumë kënde dhe në disa rrafshe, por në veçanti sa i përket vlerave, meritave dhe kontributit në shoqëri, për me sa vëzhgohet edhe në profesionet e caktuara. Është vendim tejet i rëndësishëm dhe është proces shumë i ndjeshëm.

Andaj edhe pas këtij takimi kemi nevojë që të kthehemi te subjektet tona përkatëse politike. Ne te Lëvizja Vetëvendosje dhe delegacioni tjetër tek Lidhja Demokratike e Kosovës, në mënyrë që të zhvillojmë edhe konsultimet e brendshme dhe të ritakohemi ashtu që të merremi vesh. Besoj që mirëbesimi që kemi në njërën anë dhe në anën tjetër vullneti i qartë për të arritur marrëveshje për president, duket se na bëjnë optimistë. Tash e keni parasysh që Republika e Kosovës funksionon me presidentin në detyrë, me qeverinë në detyrë, por natyrisht edhe me deputetët që e kanë dhënë betimin, por së shpejti do të duhet që edhe të ketë fushëntyrë përkatësisht kuvendin e Republikës. Por kjo nuk do të jetë e qëndrueshme pa një marrëveshje për president apo presidente të re dhe për këtë ne po përpiqemi maksimalisht. Nuk janë në radhë të parë interesat e ngushta, azmbiciet individuale, por përkundrazi kemi vullnet për interes dhe përgjegjësi shtetërore e demokratike, pra për kreun e shtetit përkatësisht shprehjen e unitetit të popullit që mishërohet me një president apo presidente të re të Republikës”, tha Kurti./EO

The post Kurti pas takimit me Abdixhikun: Ka vullnet për marrëveshje për presidentin e ri appeared first on Gazeta Express.

You Might Also Like

Kryesia e PDK-së mban mbledhje, diskuton hapat e ardhshëm
Hoti: I gjithë procesi i themelimit të institucioneve është në terren jokushtetues, shkaktar Kurti dhe të gjithë ata që e pasojnë
Inteligjenca artificiale po ndryshon modën: Nga prova virtuale te “stilisti” në telefon
Fillimi i vitit shkollor kushton shtrenjtë në Zvicër, vetëm çanta mund të kalojë 200 franga
Kurti: Më duhet ta pranoj edhe kur s’kemi takim, kemi komunikim me PDK-në dhe Aleancën

LEXO GJITHASHTU

Bozhinovska: Infrastruktura që po ndërtojmë sot do ta përcaktojë rolin energjetik të vendit nesër
Bozhinovska: Infrastruktura që po ndërtojmë sot do ta përcaktojë rolin energjetik të vendit nesër
TOP Momenti
PDK: Po shkelen Kushtetuta, vendimet e Kushtetueses dhe Rregullorja e Kuvendit
PDK: Po shkelen Kushtetuta, vendimet e Kushtetueses dhe Rregullorja e Kuvendit
TOP Momenti
ASH: Të funksionalizohet urgjent programi i skriningut për kancerin e gjirit
ASH: Të funksionalizohet urgjent programi i skriningut për kancerin e gjirit
TOP Momenti
Çeshtja e Presidentit, Kurti: Jam i gatshëm t’i takoj edhe liderët e PDK-së dhe Aleancës
Çeshtja e Presidentit, Kurti: Jam i gatshëm t’i takoj edhe liderët e PDK-së dhe Aleancës
Lajme
Detaje të reja nga vrasja e turistit portugez në Ksamil: Shokët tregojnë si nisi sherri
Detaje të reja nga vrasja e turistit portugez në Ksamil: Shokët tregojnë si nisi sherri
TOP Momenti

You Might Also Like

Abdixhiku: Në takimet e radhës u dakorduam të vijmë me emra konkretë, ka vullnet për të bërë një zgjidhje të qëndrueshme
Lajme

Abdixhiku: Në takimet e radhës u dakorduam të vijmë me emra konkretë, ka vullnet për të bërë një zgjidhje të qëndrueshme

August 18, 2026
Çeshtja e Presidentit, Kurti: Jam i gatshëm t’i takoj edhe liderët e PDK-së dhe AleancësÇeshtja e Presidentit, Kurti:
Lajme

Çeshtja e Presidentit, Kurti: Jam i gatshëm t’i takoj edhe liderët e PDK-së dhe AleancësÇeshtja e Presidentit, Kurti:

August 18, 2026
Takimi me Kurtin, Abdixhiku: U pajtuam në parim për profilin e presidentit të ardhshëm
Lajme

Takimi me Kurtin, Abdixhiku: U pajtuam në parim për profilin e presidentit të ardhshëm

August 18, 2026
Kurti detaje për takimin me Abdixhikun: Shikuam sektorët e ndryshëm të shoqërisë e profesioneve, tani për emra nuk mund të flasë
Lajme

Kurti detaje për takimin me Abdixhikun: Shikuam sektorët e ndryshëm të shoqërisë e profesioneve, tani për emra nuk mund të flasë

August 18, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?