Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku së bashku me ish-presidenten Vjosa Osmani kanë mbërritur në Kuvendin e Kosovës, ku do të takohen me kryeministrin në detyrë, Albin Kurti.
Takimi zhvillohet në kuadër të përpjekjeve për tejkalimin e situatës së krijuar institucionale dhe gjetjen e një zgjidhjeje politike.
Para takimit, Kurti është shprehur optimist për zhvillimet e takimit me përfaqësuesit e LDK-së.
“Në takim po shkojmë me pozitivitet”, ka deklaruar Kurti.
Takimi vjen në një periudhë kur subjektet politike po zhvillojnë konsultime për gjetjen e një zgjidhjeje që do t’i hapte rrugë funksionalizimit të institucioneve të vendit. /Telegrafi/

