By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: Si të zgjidhet një president? Mësime nga Hungaria për Kosovën
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
Si të zgjidhet një president? Mësime nga Hungaria për Kosovën
TOP Momenti

Si të zgjidhet një president? Mësime nga Hungaria për Kosovën

Momenti
Published: August 18, 2026

Hungaria dha një shembull. Klasa politike e Kosovës, ndërkaq, ka zgjedhur të qëndrojë në qorrsokak – për interesa të saj dhe kundër interesit qytetar.

Në Hungari kryeministri Péter Magyar ka aq shumë deputetë në parlament, një shumicë konfortable prej dy të tretave, saqë mund ta bënte edhe një saksi me lule nga zyra e tij president të vendit. Nuk e bëri. Propozoi një ish-gjyqtar të respektuar, me përvojë edhe në gjykatat europiane. Dhe parlamenti e zgjodhi. President!

Your browser does not support the video tag.

Në fjalimin e tij të parë si kryetar i shtetit András Baka foli kundër përçarjeve shoqërore. Pas ndryshimit të qeverisë shumë njerëz u ndjenë të çliruar dhe plot shpresë, të tjerë të zhgënjyer, tha ai. Për të ndërtuar të ardhmen, nuk duhet ta shohim njëri-tjetrin si armik, shtoi Baka. Si president ai tha se do të veprojë në mënyrë politikisht të pavarur, por pa qenë asnjanës ndaj vlerave.

Kosova do të mund të mësonte nga Hungaria e Péter Magyar. Sikur të donte.

Në Kosovë secila parti ka përfytyrimet e veta, por asnjëra deri më tani nuk ka arritur të bind tjetrën për t’u bërë bashkë dhe zgjedhur një president. Njëra do një president mundësisht të padukshëm, një që s’bie në sy, nuk pengon askund dhe asgjë. Kjo është qasje e gabuar. Partia tjetër, e cila para disa muajsh kërkonte që “vetëm të na jepet e drejta për të propozuar një kandidat për president – dhe ne do të propozojmë një kandidat dinjitoz”, tani thotë: “duam të rrimë në opozitë, s’flasim me askënd”. Pra, para pak kohësh thoshin se me propozimin e tyre për president do të nderojnë shoqërinë kosovare. Tani nuk duan ta nderojnë më, me gjasë.

Partia e radhës me javë të tëra këmbënguli të fusë në zyrën e presidentit dikë nga udhëheqja partiake. Mandej doli e tha: “Duam president mbipartiak”. Një parti tjetër zgjedhjen e presidentit e ngatërron me politika qeveritare, ndonëse thotë se nuk do të bashkëqeveriste me partinë e parë edhe po t’i jepej mundësia.

Këtu askush s’është duke luajtur me qëllim të mirë. Krerët e partive të kujtojnë një grup burrash të frustruar rreth një tavoline bixhozi: në njërën dorë letrat, në tjetrën thikën pas shpine.

Një parti insiston në marrëveshje ndërpartiake për zgjedhjen e presidentit para se të konstituohet parlamenti. Partitë e tjera duan që së pari të konstituohet parlamenti, mandej të zgjidhet presidenti, por as nuk japin garanci se do të qëndrojnë në sallë, as nuk tregojnë konkretisht ç’figurë duan ta kenë si president. Edhe këtu ekziston rreziku i kurthit. Siç është kurth edhe bllokada që po bën partia e parë (madje me rrezikun e shkeljes permanente të Kushtetutës).

Në këtë agoni një parti synon ta zvarris sa më shumë themelimin e institucioneve në mënyrë që vendi të shkojë në zgjedhje në fund të dhjetorit – atëherë kur një pjesë e diasporës është në Kosovë dhe me gjasë edhe e gatshme të (keq)përdoret për betejat politike. Partitë e tjera bëjnë kalkulime të tjera, për shembull: si do të ishte po të mbaheshin zgjedhjet në tetor apo fillim të nëntorit, kuptohet duke ia lënë fajin vetëm oponentit politik. Padyshim që përgjegjësia më e madhe për krijimin e institucioneve bie mbi atë parti që ka marrë më së shumti vota, por kjo s’domethënë që partitë e tjera janë krejtësisht të liruara nga çdo përgjegjësi.

A ka zgjidhje? Përherë!

Nga ideja abstrakte “duam president mbipartiak” duhet kaluar në debat konkret e të prekshëm: te propozimi i emrave për president. Meqë partitë nuk po flasin për emra, nuk duhet pritur se këtë do e bëjë shoqata e trumcakëve. Deputetët kanë marrë votën e qytetarëve për të themeluar institucionet, jo për ta çuar vendin vazhdimisht në zgjedhje duke keqpërdorur rregullat kushtetuese. Nëse kjo Kushtetutë është shndërruar në burim krizash, duhet dialog ndërpartiak, ndërshoqërorë dhe me aleatët e Kosovës për ta ndryshuar dhe bërë të mundshme që presidenti të zgjidhet drejtpërdrejt nga qytetarët. Atëherë gara hapet edhe për kandidatë jashtëpartiakë, të cilët partitë nuk do t’i propozonin kurrë sepse nuk janë pjesë e tavolinave të bixhozit politik. Por nga ky shans Kosova është ende larg. /Telegrafi/

You Might Also Like

I caktohet masa e paraburgimit Igor Markoviqit i dyshuar për sulmet në Zveçan
“Zelensky promovoi narrativën e Beogradit kundër Kosovës”, Joseph: Serbia vazhdon t’i qëndrojë besnike Rusisë dhe Kinës
VLEN: Opozita shqiptare po e bllokon ligjin për përfaqësim të drejtë
Serbia vazhdon të distancohet nga politika e BE-së, refuzon t’u bashkohet sanksioneve kundër Bjellorusisë
Zhernovski: Në Maqedoni po zgjerohet ndikimi mediatik i botës serbe, Mickoski dëshiron kontroll njejtë si Vuçiqi

LEXO GJITHASHTU

Lladrovci: Qytetarë të komunës së Drenasit, gëzuar titulli i tetë i kampionit në qeverisjen lokale!
Lladrovci: Qytetarë të komunës së Drenasit, gëzuar titulli i tetë i kampionit në qeverisjen lokale!
Lajme
Kërcënimi i Trumpit për ta bombarduar Omanin “s’është kredibil”, thotë ekspertja
Kërcënimi i Trumpit për ta bombarduar Omanin “s’është kredibil”, thotë ekspertja
Lajme
 “Dil jashtë ore, dil jashtë shtrihu”, Pamje të reja nga arrestimi i autorit të vrasjes së turistit në Ksamil
 “Dil jashtë ore, dil jashtë shtrihu”, Pamje të reja nga arrestimi i autorit të vrasjes së turistit në Ksamil
Lajme
Njoftimet nga NATO dhe BE për Urën e Ibrit, deputetja e VV akuzon PDK’në e AAK që s’po e thonë asnjë “fjalë të mirë”
Njoftimet nga NATO dhe BE për Urën e Ibrit, deputetja e VV akuzon PDK’në e AAK që s’po e thonë asnjë “fjalë të mirë”
Lajme
Gjini: Po shesim qymyr dhe po blejmë energji 100 fish më shtrenjtë
Gjini: Po shesim qymyr dhe po blejmë energji 100 fish më shtrenjtë
Lajme

You Might Also Like

Vuçiq mbron përsëri kriminelin e luftës Ratko Mladiq, vë në pikëpyetje pse nuk mund të largohet nga Haga për trajtim
TOP Momenti

Vuçiq mbron përsëri kriminelin e luftës Ratko Mladiq, vë në pikëpyetje pse nuk mund të largohet nga Haga për trajtim

August 18, 2026
Imeri: Paradoksale, Lista Serbe kërkon barriera te ura e Ibrit kur rajoni synon BE-në
TOP Momenti

Imeri: Paradoksale, Lista Serbe kërkon barriera te ura e Ibrit kur rajoni synon BE-në

August 18, 2026
Nis afati për aplikime për studentët për vitin shkollor 2026/2027
TOP Momenti

Nis afati për aplikime për studentët për vitin shkollor 2026/2027

August 18, 2026
Arrestohet pronari i një qendre në Prizren, dyshohet se lëshoi 1.679 diploma false dhe përfitoi rreth 500 mijë euro
TOP Momenti

Arrestohet pronari i një qendre në Prizren, dyshohet se lëshoi 1.679 diploma false dhe përfitoi rreth 500 mijë euro

August 18, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?