Një person i dyshuar është arrestuar gjatë ditës së sotme në Prishtinë, gjatë tentativës për të kryer veprën penale “Vjedhje e rëndë” në një shtëpi.
I dyshuari është arrestuar në flagrancë, falë veprimeve të shpejta dhe punës intensive të njësisë së arrestimeve të Stacionit Policor Qendra.
Personi i dyshuar:
“A.M, mashkull, 33 vjeç, në koordinim me Prokurorin e Shtetit, është intervistuar dhe është dërguar në mbajtje për 48 orë”, ka konfirmuar policia.
The post 33-vjeçari, A.M., arrestohet në flagrancë për “vjedhje e rëndë” në një shtëpi në Prishtinë appeared first on Gazeta Express.

