By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: Deputeti ukrainas kundër qëndrimit të Zelenskyt: Ukraina duhet ta njohë Kosovën, largimi i flamurit nga Prishtina veprim i gabuar
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
Deputeti ukrainas kundër qëndrimit të Zelenskyt: Ukraina duhet ta njohë Kosovën, largimi i flamurit nga Prishtina veprim i gabuar
Lajme

Deputeti ukrainas kundër qëndrimit të Zelenskyt: Ukraina duhet ta njohë Kosovën, largimi i flamurit nga Prishtina veprim i gabuar

Momenti
Published: August 16, 2026

Deputeti ukrainas, Oleksiy Goncharenko, deklaron se mbështet fuqishëm njohjen e Kosovës nga Ukraina, duke bërë të ditur se për këtë çështje ka sponsorizuar edhe një projektligj në parlamentin ukrainas.

Në një intervistë për KosovaPress, Goncharenko ka komentuar qëndrimin e presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelensky, i cili gjatë vizitës në Serbi deklaroi se qëndrimi i Kievit ndaj Kosovës mbetet i pandryshuar.

Your browser does not support the video tag.

“Jam përkrahës i fuqishëm i njohjes së Kosovës si shtet të pavarur nga Ukraina. Kam sponsorizuar një projektligj për këtë çështje në parlamentin ukrainas. Fatkeqësisht, presidenti Zelensky ka një qëndrim tjetër. Gjithashtu, situata është mjaft e komplikuar për ne tani, në mes të luftës. Do të ishte më mirë që kjo të bëhej para se të fillonte pushtimi në shkallë të plotë, sepse tani çdo hap që ndërmerr Ukraina vlerësohet edhe nga aspekti se si do të ndikojë në situatën tonë, e cila është shumë e vështirë”, ka thënë ai.

Goncharenko ka vlerësuar lart mbështetjen që Kosova dhe qytetarët e saj i kanë dhënë Ukrainës, duke thënë se dy popujt e kuptojnë njëri-tjetrin për shkak të përvojave tragjike që kanë kaluar.

Ai ka thënë se është i njëjti kërcënim që përdor Rusia edhe në Ballkanin Perëndimorë, duke përdorur grupe margjinale serbe.

Sipas tij, Ukraina dhe Kosova duhet të kenë një partneritet serioz.

“Patjetër që e dimë se populli i Kosovës e mbështet Ukrainën dhe se refugjatë ukrainas kanë qenë në Kosovë. Në përgjithësi, mendoj se ukrainasit, fatkeqësisht, së bashku me popullin e Kosovës, e kuptojnë më mirë se kushdo tjetër në Evropë tani se çfarë është gjenocidi, sepse populli i Kosovës e ka kaluar këtë, ndërsa ukrainasit po e përjetojnë. Prandaj, ne e kuptojmë shumë mirë njëri-tjetrin. Ky është i njëjti kërcënim që Rusia paraqet ndaj Ukrainës. Është i njëjti kërcënim me të cilin Rusia ndikon në Ballkan dhe dëshiron ta vërë atë në flakë, duke përdorur disa grupe margjinale serbe. Kemi shumë të përbashkëta në historinë tonë, fatkeqësisht në historinë tragjike dhe atë të kohëve të fundit. Mendoj se Ukraina dhe Kosova duhet të kenë një partneritet shumë serioz”, ka thënë ai.

Deputeti ukrainas ka thënë se Ukraina duhet të komunikojë edhe me Serbinë, por ka kritikuar afërsinë e Beogradit me Moskën, duke shpresuar se një ditë nuk do ta mbështes Rusinë.

Goncharenko ka komentuar edhe largimin e flamurit të Ukrainës nga hapësira publike në Prishtinë nga kryetari Rama, pas deklaratës së Zelenskyt, duke e konsideruar një veprim të gabuar.

Sipas tij, flamuri ukrainas përfaqëson mbështetjen për popullin e Ukrainës dhe jo për një president të caktuar.

Rikujtojmë se presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, pak ditë më parë gjatë qëndrimit në Beograd ka deklaruar se qëndrimi i Ukrainës për Kosovën mbetet i pandryshuar, ndërsa ka falënderuar Serbinë për qëndrimin ndaj integritetit territorial të Ukrainës.

“Ne respektojmë integritetin territorial të partnerëve tanë dhe të drejtën ndërkombëtare. Sa i përket Kosovës, qëndrimi ynë mbetet i pandryshuar. Jemi mirënjohës ndaj Serbisë për respektimin e integritetit territorial të Ukrainës, përfshirë Krimenë”, tha Zelensky gjatë një konference për media në Beograd së bashku me presidentin serb, Aleksandar Vuçiq./KP

The post Deputeti ukrainas kundër qëndrimit të Zelenskyt: Ukraina duhet ta njohë Kosovën, largimi i flamurit nga Prishtina veprim i gabuar appeared first on Gazeta Express.

You Might Also Like

Kurti: Katër shtetas të Kosovës të lënduar nga zjarri në hotelin në Vlorë, jemi të tronditur
Shefi i CENTCOM-it viziton për herë të dytë aeroplanmbajtësen në Lindjen e Mesme
Hasani: Kjo situatë është njollë e zezë në historinë politike e kushtetuese të vendit, Kurti po i ikë Aneksit të Ohrit
A dëshiron Zvicra të bëhet edhe më neutrale?
Zvicra duhet të investojë katër miliardë franga për të parandaluar mungesën e energjisë elektrike

LEXO GJITHASHTU

Kurti reagon pas zjarrit në hotelin në Vlorë: Jemi të tronditur, po monitorojmë gjendjen e qytetarëve tanë
Kurti reagon pas zjarrit në hotelin në Vlorë: Jemi të tronditur, po monitorojmë gjendjen e qytetarëve tanë
TOP Momenti
​21 vatra zjarri në Shqipëri -11 ende aktive, 3 të tjera në monitorim
​21 vatra zjarri në Shqipëri -11 ende aktive, 3 të tjera në monitorim
TOP Momenti
Mickoski: Më 26 gusht nis ndërtimi i autostradës Shkup-Bllacë
Mickoski: Më 26 gusht nis ndërtimi i autostradës Shkup-Bllacë
TOP Momenti
Përfshihet nga zjarri një veturë në Gjakovë, nuk ka të lënduar
Përfshihet nga zjarri një veturë në Gjakovë, nuk ka të lënduar
TOP Momenti
QMK: Katër zjarre aktive, tre nën kontroll, dy janë shuar
QMK: Katër zjarre aktive, tre nën kontroll, dy janë shuar
TOP Momenti

You Might Also Like

Arrestohet në Rinas 43-vjeçari nga Gjakova, kërkohej nga Spanja për trafik droge
Lajme

Arrestohet në Rinas 43-vjeçari nga Gjakova, kërkohej nga Spanja për trafik droge

August 16, 2026
Tahiri – Kurtit: Presidentin nuk do ta merr, s’do të ketë parti-shtet
Lajme

Tahiri – Kurtit: Presidentin nuk do ta merr, s’do të ketë parti-shtet

August 16, 2026
Qeveria e Jemenit thotë se ka kryer gati 200 sulme ndaj Huthëve
Lajme

Qeveria e Jemenit thotë se ka kryer gati 200 sulme ndaj Huthëve

August 16, 2026
Diabeti i tipit 2 bëhet gjithnjë e më i zakonshëm te gratë
Lajme

Diabeti i tipit 2 bëhet gjithnjë e më i zakonshëm te gratë

August 16, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?