By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: PDK e Aleanca refuzojnë ftesat e Haxhiut për marrëveshje konsensuale
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
PDK e Aleanca refuzojnë ftesat e Haxhiut për marrëveshje konsensuale
TOP Momenti

PDK e Aleanca refuzojnë ftesat e Haxhiut për marrëveshje konsensuale

Momenti
Published: August 15, 2026

Ushtruesja e detyrës së presidentes së Kosovës, ua dërgoi ftesat për takim liderëve të partive opozitare.

Mirëpo, deri më tani, dy nga partitë opozitare, PDK dhe AAK, e refuzuan këtë ftesë.

Partia Demokratike në një konferencë për media të mbajtur sot, refuzuan ftesën e Haxhiut pasi sipas tyre, është manipulim politik diskutimi për shtyrjen e afateve.

Your browser does not support the video tag.

“Pra, është një manipulim i radhës. Zonja Albulena Haxhiu, më mirë kishte me qenë t’i kishte shkruar letër zotit Avni Deharit, që ta thërrasë Kuvendin, sepse çdo pushtet në Kosovë, çdo funksion në Kosovë, politik, funksionon dhe bazohet në Kuvendin e Republikës së Kosovës. Dhe Kuvendi i Republikës së Kosovës është i suspenduar”, deklaroi nënkryetari i PDK-së, Uran Ismaili.

Ndërsa kryetari i Aleancës, Ardian Gjini, pas ftesës së Albulena Haxhiut reagoi në facebuk duke thënë se nuk është presidente e zgjedhur dhe se nuk ka mandat ta luajë rolin unifikues të spektrit politik.

Duke shtuar se qëllimi i saj dhe i Kurtit është që duan ta zvarrisin këtë bllokadë deri te data që iu konvenon që të mbahen zgjedhjet.

Lidhur me ftesat e dërguara nga ushtruesja e detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu, drejt partive opozitare, analisti politik Jeton Halimi i cilëson si jo të sinqerta dhe jo serioze për zgjidhje.

“Unë mendoj që duhet të ketë një ftesë tamam serioze dhe jo për kalkulime politike dhe jo për interesa”, tha Halimi.

Sipas tij, Kurti duhet të bëjë një marrëveshje politike me njërën nga partitë opozitare dhe jo të ketë vetëm kalkulime politike.

“Opozita e ka kuptuar shumë qartë se oferta e zotit Kurti nuk është serioze dhe nuk duan të bien pre e mashtrimeve. LDK-ja kishte marrëveshje në parim, e kanë pranuar edhe Abdixhiku edhe Kurti. Ajo nuk u bë sepse kërkesat e LDK-së ishin presidenti dhe jo kryeparlamentari”, shtoi Halimi.

Ndërsa, sipas analistit politik Ardian Bytyqi, ushtruesja e detyrës së presidentes do të duhej të luante një rol më proaktiv, pasi që tani vetëm se jemi në një terren kushtetues të pashkelur më parë.

“Subjektet opozitare do të duhej të uleshin me mazhorancën, në këtë rast me Lëvizjen Vetëvendosje, që të paktën të diskutonin për krijimin e dy institucioneve, siç është Kuvendi dhe Qeveria. Presidenca mbase është temë në vete, mirëpo në këtë rast edhe partitë opozitare do të duhej t’i përafronin qëndrimet, qoftë edhe ndoshta për një emër konsensual”, theksoi Bytyqi.

Përderisa partitë opozitare vazhdojnë ta refuzojnë dialogun e propozuar, mbetet e paqartë nëse palët do të arrijnë një marrëveshje për tejkalimin e ngërçit institucional.

source

You Might Also Like

Shpërthen gypi i ujësjellësit, ndërpritet furnizimi me ujë në Gadime dhe rrethinë
Policia jep detaje për operacionin ndërkombëtar “ORIENTI” dhe goditjen e trafikimit të narkotikëveve
Dita e 77-të, nuk ndalet protesta në Tiranë
“Keqpërdorimi i pozitës”, një muaj paraburgim për gjyqtarin e arrestuar Avdirrahman Gashi
PSG-ja transferon fenomenin e Ajaxit, Mika Godts firmos kontratë pesëvjeçare

LEXO GJITHASHTU

Deliu i reagon Deharit: Arsyetim skandaloz, thirre seancën e respekto rregulloren
Deliu i reagon Deharit: Arsyetim skandaloz, thirre seancën e respekto rregulloren
TOP Momenti
Konsumoni sa më shumë spinaq për t’u dukur më e bukur
Konsumoni sa më shumë spinaq për t’u dukur më e bukur
TOP Momenti
Deri në 1 orë pritje te Dheu i Bardhë, kështu paraqitet gjendja në pikat kufitare
Deri në 1 orë pritje te Dheu i Bardhë, kështu paraqitet gjendja në pikat kufitare
TOP Momenti
Dyshohet për keqpërdorim të pozitës zyrtare – Një muaj paraburgim për gjyqtarin Avdirrahman Gashi
Dyshohet për keqpërdorim të pozitës zyrtare – Një muaj paraburgim për gjyqtarin Avdirrahman Gashi
Lajme
Gjenden trupat e 21 palestinezëve nën rrënoja në Gaza
Gjenden trupat e 21 palestinezëve nën rrënoja në Gaza
TOP Momenti

You Might Also Like

RDK me aksion para Kuvendit, kërkojnë respektimin e kushtetutës dhe afateve
TOP Momenti

RDK me aksion para Kuvendit, kërkojnë respektimin e kushtetutës dhe afateve

August 15, 2026
Aksident tragjik në Suharekë, humb jetën 29-vjeçarja
TOP Momenti

Aksident tragjik në Suharekë, humb jetën 29-vjeçarja

August 15, 2026
“Shkodra, Reshani e Hajrizi” – si po bëhet Serbia vendstrehimi i “preferuar” për të arratisurit nga Kosova? 
TOP Momenti

“Shkodra, Reshani e Hajrizi” – si po bëhet Serbia vendstrehimi i “preferuar” për të arratisurit nga Kosova? 

August 15, 2026
Shqipëria në betejë me flakët nga toka dhe ajri
TOP Momenti

Shqipëria në betejë me flakët nga toka dhe ajri

August 15, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?