Gjatë 24 orëve të fundit, në të gjithë territorin e vendit, nëpunës policorë kanë privuar nga liria 12 shoferë për shkak të kryerjes së veprës penale “drejtim i pakujdesshëm i automjetit motorik”.
Prej tyre, shtatë shoferë kanë drejtuar automjet pa patentë shoferi, nga të cilët njëri ishte i mitur, ndërsa njëri nga shoferët ishte nën ndikimin e alkoolit.
“Si plotësim, tre shoferë kanë drejtuar automjet nën ndikimin e alkoolit, ndërsa dy kanë drejtuar automjet me ndalim aktiv për drejtimin e automjetit, inforojnë nga Ministria e Punëve të Brendshme.
Pas dokumentimit të plotë të rasteve, do të paraqiten kallëzime penale përkatëse.
U bëjmë apel të gjithë pjesëmarrësve në trafik që t’u përmbahen denjësisht rregullave dhe rregulloreve rrugore, të mos drejtojnë automjet pa dhënë provimin për patentë shoferi, nën ndikimin e alkoolit apo gjatë kohës kur u është shqiptuar masa e ndalimit për drejtimin e automjetit.
“Me sjellje të përgjegjshme, të gjithë së bashku kontribuojmë për siguri më të madhe në rrugë” thksojnë nga MPB.

