By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: Mijëra vizitorë nga Kosova drejt Shqipërisë edhe këtë fundjavë
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
Mijëra vizitorë nga Kosova drejt Shqipërisë edhe këtë fundjavë
TOP Momenti

Mijëra vizitorë nga Kosova drejt Shqipërisë edhe këtë fundjavë

Momenti
Published: August 15, 2026

Edhe kjo e shtune nisi me fluks të lartë qytetarësh dhe automjetesh në pikën e kalimit kufitar të Morinës.

Gjatë gjithë kohës, po zbatohet procedura e thjeshtuar e kalimit të kufirit për automjetet me targa të Shqipërisë dhe Kosovës, ndërsa herë pas here, për shkak të numrit të madh të mjeteve, janë krijuar kolona të gjata që janë shtrirë deri në thellësi të territorit të Kosovës.

Your browser does not support the video tag.

Një pjesë e qytetarëve nga Kosova, pasi kanë përfunduar pushimet në Shqipëri, po rikthehen në vendet ku jetojnë dhe punojnë. Ndërkohë, një tjetër pjesë e udhëtarëve po i drejtohet qyteteve bregdetare shqiptare për të kaluar fundjavën apo ditët e mbetura të sezonit veror, raporton RTSH.

“Në Ksamil kemi ndenjur gjashtë ditë me familjen. Përshtypja është e mirë. Si gjithmonë Shqipëria është për ne shumë më e përshtatshme për pushime. E kishim me mëdyshje këtë vit edhe Greqinë, por përfundimisht vendosëm përsëri në Shqipëri”, tha një pushues.

“Për fundjavë ishim Durrësi është një vend i mirë. Ne veç kur kalojmë kufirin na bëhet zemra mal”, tha një tjetër.

“Kemi ardhur prej Mitrovice edhe po shkojmë në pushim në Tiranë, Sarandë, Ksamil”, u shpreh një tjetër.

Fluksi i lartë i qytetarëve dhe automjeteve nga Kosova në pikat kufitare me Shqipërinë është ndjerë pothuajse gjatë gjithë javës, por ditët më të ngarkuara vijojnë të jenë fundjavat. Sipas të dhënave të raportuara, mesatarisht mbi 35 mijë shtetas hyjnë çdo ditë në territorin e Shqipërisë, ndërsa pothuajse i njëjti numër regjistrohet edhe në dalje.

Morina mbetet një nga pikat kryesore të lëvizjes mes Kosovës dhe Shqipërisë, veçanërisht gjatë sezonit turistik, ndërsa autoritetet vijojnë të punojnë me kapacitetet në dispozicion për të përballuar fluksin dhe për të garantuar një kalim sa më të shpejtë të udhëtarëve.

You Might Also Like

Profilet e rreme, Kosova treg atraktiv për sulmuesit
Policia reagon ndaj raportimeve se “Kosova blindohet”: Janë procedura të rregullta policore
Çitaku: Kurti ngre dorën e gishtat si një fëmijë i llastuar, pa asnjë fije përgjegjësie politike
Prishtina vazhdon në perfeksion, pesë ndeshje, pesë fitore
Derbi i Anamoravës mbyllet pa gola

LEXO GJITHASHTU

Rruga Tetovë–Prizren merr jetë, nis hapja e trasesë drejt tunelit
Rruga Tetovë–Prizren merr jetë, nis hapja e trasesë drejt tunelit
TOP Momenti
Ari shkëlqen në tregjet ndërkombëtare, çmimi arrin mbi 4300 dollarë
Ari shkëlqen në tregjet ndërkombëtare, çmimi arrin mbi 4300 dollarë
TOP Momenti
Shkëlqen Edon Zhegrova, shënon dy gola për Juventusin
Shkëlqen Edon Zhegrova, shënon dy gola për Juventusin
TOP Momenti
Shefi i Microsoft mbështet përshpejtimin e intelegjencës artificiale
Shefi i Microsoft mbështet përshpejtimin e intelegjencës artificiale
TOP Momenti
Largohet i nxehti i madh, gjatë javës së ardhshme temperaturat bien nën 30 gradë
Largohet i nxehti i madh, gjatë javës së ardhshme temperaturat bien nën 30 gradë
TOP Momenti

You Might Also Like

Qeveria e re e Kurtit votohet me 62 vota, opozita e konteston – përplasja zhvendoset në Kushtetuese
TOP Momenti

Qeveria e re e Kurtit votohet me 62 vota, opozita e konteston – përplasja zhvendoset në Kushtetuese

September 14, 2026
Sherr me babanë e ish-partneres, plagosje me çekiç në Shqipëri
TOP Momenti

Sherr me babanë e ish-partneres, plagosje me çekiç në Shqipëri

September 13, 2026
Deputeti i AfD-së: Nuk mund të injorohet fakti se 92% e banorëve të Kosovës janë shqiptarë
TOP Momenti

Deputeti i AfD-së: Nuk mund të injorohet fakti se 92% e banorëve të Kosovës janë shqiptarë

September 13, 2026
​A do dëbohen shqiptarët nga Gjermania? Flet deputeti i AfD-së pas fitores në zgjedhje
TOP Momenti

​A do dëbohen shqiptarët nga Gjermania? Flet deputeti i AfD-së pas fitores në zgjedhje

September 13, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?