By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: “Kur kalojmë kufirin na bëhet zemra mal”, fluks i madh i qytetarëve nga Kosova drejt Shqipërisë, mijëra hyrje e dalje çdo ditë
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
“Kur kalojmë kufirin na bëhet zemra mal”, fluks i madh i qytetarëve nga Kosova drejt Shqipërisë, mijëra hyrje e dalje çdo ditë
Lajme

“Kur kalojmë kufirin na bëhet zemra mal”, fluks i madh i qytetarëve nga Kosova drejt Shqipërisë, mijëra hyrje e dalje çdo ditë

Momenti
Published: August 15, 2026

Mëngjesi i kësaj të shtune nisi me fluks të lartë qytetarësh dhe automjetesh në Pikën e Kalimit Kufitar të Morinës.

Gjatë gjithë kohës, po zbatohet procedura e thjeshtuar e kalimit të kufirit për automjetet me targa të Shqipërisë dhe Kosovës, ndërsa herë pas here, për shkak të numrit të madh të mjeteve, janë krijuar kolona të gjata që janë shtrirë deri në thellësi të territorit të Kosovës.

Your browser does not support the video tag.

Një pjesë e qytetarëve nga Kosova, pasi kanë përfunduar pushimet në Shqipëri, po rikthehen në vendet ku jetojnë dhe punojnë. Ndërkohë, një tjetër pjesë e udhëtarëve po i drejtohet qyteteve bregdetare shqiptare për të kaluar fundjavën apo ditët e mbetura të sezonit veror.

“Në Ksamil kemi ndenjur gjashtë ditë me familjen. Përshtypja është e mirë. Si gjithmonë Shqipëria është për ne shumë më e përshtatshme për pushime. E kishim me mëdyshje këtë vit edhe Greqinë, por përfundimisht vendosëm përsëri në Shqipëri”, tha një pushues.

“Për fundjavë ishim Durrësi është një vend i mirë. Ne veç kur kalojmë kufirin na bëhet zemra mal”, tha një tjetër.

“Kemi ardhur prej Mitrovice edhe po shkojmë në pushim në Tiranë, Sarandë, Ksamil”, u shpreh një tjetër.

Fluksi i lartë i qytetarëve dhe automjeteve nga Kosova në pikat kufitare me Shqipërinë është ndjerë pothuajse gjatë gjithë javës, por ditët më të ngarkuara vijojnë të jenë fundjavat. Sipas të dhënave të raportuara, mesatarisht mbi 35 mijë shtetas hyjnë çdo ditë në territorin e Shqipërisë, ndërsa pothuajse i njëjti numër regjistrohet edhe në dalje.

Morina mbetet një nga pikat kryesore të lëvizjes mes Kosovës dhe Shqipërisë, veçanërisht gjatë sezonit turistik, ndërsa autoritetet vijojnë të punojnë me kapacitetet në dispozicion për të përballuar fluksin dhe për të garantuar një kalim sa më të shpejtë të udhëtarëve. /rtsh

The post “Kur kalojmë kufirin na bëhet zemra mal”, fluks i madh i qytetarëve nga Kosova drejt Shqipërisë, mijëra hyrje e dalje çdo ditë appeared first on Gazeta Express.

You Might Also Like

Rama paralajmëron hapjen e katër universiteteve të reja në Shqipëri
Sëmundjet malinje, rritje për 3.6% mes 2024-2025, për tetë muaj rreth 1500 raste
Izraeli dhe Libani do të zhvillojnë bisedime për marrëveshje sigurie në tetor
Bisedimet trepalëshe SHBA-Rusi-Ukrainë mund të zhvillohen në tetor
Konstituimi i Kuvendit dhe votimi i Qeverisë, PDK-ja nesër i drejtohet Gjykatës Kushtetuese

LEXO GJITHASHTU

Profilet e rreme, Kosova treg atraktiv për sulmuesit
Profilet e rreme, Kosova treg atraktiv për sulmuesit
TOP Momenti
Policia reagon ndaj raportimeve se “Kosova blindohet”: Janë procedura të rregullta policore
Policia reagon ndaj raportimeve se “Kosova blindohet”: Janë procedura të rregullta policore
TOP Momenti
Çitaku: Kurti ngre dorën e gishtat si një fëmijë i llastuar, pa asnjë fije përgjegjësie politike
Çitaku: Kurti ngre dorën e gishtat si një fëmijë i llastuar, pa asnjë fije përgjegjësie politike
TOP Momenti
Prishtina vazhdon në perfeksion, pesë ndeshje, pesë fitore
Prishtina vazhdon në perfeksion, pesë ndeshje, pesë fitore
TOP Momenti
Derbi i Anamoravës mbyllet pa gola
Derbi i Anamoravës mbyllet pa gola
TOP Momenti

You Might Also Like

Policia sqaron masat e sigurisë për vendimin në Hagë: Planet policore janë procedura të rregullta
Lajme

Policia sqaron masat e sigurisë për vendimin në Hagë: Planet policore janë procedura të rregullta

September 14, 2026
Bien temperaturat, parashikimi i motit për javën e ardhshme
Lajme

Bien temperaturat, parashikimi i motit për javën e ardhshme

September 14, 2026
Treni ku ishte Boris Johnson dhe ish-shefi i CIA-s mund të ketë qenë objektiv i sulmit rus
Lajme

Treni ku ishte Boris Johnson dhe ish-shefi i CIA-s mund të ketë qenë objektiv i sulmit rus

September 14, 2026
Vdes një 49-vjeçar nga Rahoveci pas aksidentit në Shirokë të Suharekës, policia jep detaje
Lajme

Vdes një 49-vjeçar nga Rahoveci pas aksidentit në Shirokë të Suharekës, policia jep detaje

September 13, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?