By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: Francë: Rrëzohet nisma për ndalimin e rrjeteve sociale për të miturit
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
Francë: Rrëzohet nisma për ndalimin e rrjeteve sociale për të miturit
Lajme

Francë: Rrëzohet nisma për ndalimin e rrjeteve sociale për të miturit

Momenti
Published: August 15, 2026

Vetëm pak kohë më parë, Asambleja Kombëtare dhe Senati i Francës votuan pro kufizimit të përdorimit të rrjeteve sociale për të miturit. Tani Këshilli Kushtetues e rrëzoi këtë nismë.

Vetëm pak kohë më parë, Asambleja Kombëtare dhe Senati i Francës votuan pro kufizimit të përdorimit të rrjeteve sociale për të miturit. Tani Këshilli Kushtetues e rrëzoi këtë nismë, një goditje kjo edhe për presidentin Macron.

Your browser does not support the video tag.

Këshilli Kushtetues i Francës e rrëzoi planin për ndalimin e rrjeteve sociale për fëmijët dhe të rinjtë nën moshën 16 vjeç. Sipas vendimit të Këshillit Kushtetues ndalimi ligjor përbën “një ndërhyrje të pajustifikuar dhe joproporcionale” në lirinë e shprehjes dhe të komunikimit të personave të prekur.

Asambleja Kombëtare dhe Senati francez kishin votuar në korrik, me një shumicë të madhe, në favor të këtij ligji. Presidenti Emmanuel Macron dëshironte që ligji të hynte në fuqi menjëherë pas pushimeve verore, më 1 shtator.

Macron deklaroi se ligji do të rishikohet

Për Macronin ky vendim përbën një humbje të rëndë politike. Ai e kishte mbështetur fuqishëm ndalimin e rrjeteve sociale dhe synonte që Franca të bëhej në këtë drejtim pararojë në Evropë.

Në reagimin e parë ndaj vendimit Presidenca franceze deklaroi se Macroni do t’i ngarkojë kryeministrit Sébastien Lecornu detyrën që ta rishikojë projektligjin. Macroni është i vendosur që reforma të hyjë në fuqi përpara pranverës së vitit 2027.

Në vendimin e tij Këshilli Kushtetues pranoi se ekziston “një detyrim kushtetues për mbrojtjen e interesit më të mirë të fëmijëve”. Megjithatë ai theksoi se ndalimi, i cili është shumë i gjerë, “mund të përfshijë shërbime komunikimi online, për të cilat nuk është vërtetuar se paraqesin rreziqe për shëndetin dhe sigurinë e të miturve”.

Sipas Këshillit Kushtetues francez ligji shkel gjithashtu të drejtën për respektimin e jetës private, pasi do të kërkonte në mënyrë të pashmangshme që çdo person, përfshirë edhe përdoruesit madhorë, të dëshmojë moshën përpara se të kishte akses në këto shërbime.

Sipas vlerësimit të Këshillit Kushtetues francez deri tani nuk ekziston një bazë e përshtatshme ligjore për një verifikim të tillë të moshës.

Përmasat e ligjit

Ligji i planifikuar parashikonte që fëmijët të mos kishin akses në shërbime online si TikTok, Snapchat, Xdhe Instagram, në video-platforma si YouTube, aplikacione mesazhesh si dhe disa video-lojëra online.

Gjithashtu parashikohej zgjerimi i ndalimit të përdorimit të telefonave celularë në shkolla. Për këtë dispozitë Këshilli Kushtetues nuk u shpreh në vendimin e tij.

Franca ishte vendi i parë në Bashkimin Evropian që miratoi një ndalim të tillë të rrjeteve sociale për të miturit. Edhe disa vende të tjera anëtare, ndër to Spanja, Greqia dhe Austria, po planifikojnë ndalime të rrjeteve sociale për të miturit deri në një moshë të caktuar.

Në Gjermani një komision ekspertësh i qeverisë federale paraqiti në fund të qershorit një paketë të gjerë masash për mbrojtjen e fëmijëve dhe të rinjve në botën digjitale.

Kurse në botë janë tashmë në fuqi ndalime të rrjeteve sociale për fëmijët dhe të rinjtë, në Australi, Brazil, Indonezi dhe disa shtete të tjera./DW/

The post Francë: Rrëzohet nisma për ndalimin e rrjeteve sociale për të miturit appeared first on Gazeta Express.

You Might Also Like

Uran Ismaili, Kurtit: Mos u fshih pas Avni Deharit, eja konstituo Kuvendin
Lufta e zhyt Iranin më thellë në krizë ekonomike
“Mik”, “s’është pak të jetë zëvendës i imi”, Gashi thotë se Kurti e talli Abdixhikun: Ka qëllim ta nxisë LDK’në…
Sorensen flet për koordinim të ngushtë BE-SHBA për normalizimin e raporteve Kosovë -Serbi- ka një thirrje për palët
9 të vrarë nga sulmet izraelite në Liban, ndërsa sulmet e grupit Houthi vazhdojnë në Jemen

LEXO GJITHASHTU

Pas Aleancës, edhe PDK refuzon takimin, Ismaili: Haxhiu më mirë t’i kishte shkruar Deharit që ta thërrasë Kuvendin
Pas Aleancës, edhe PDK refuzon takimin, Ismaili: Haxhiu më mirë t’i kishte shkruar Deharit që ta thërrasë Kuvendin
TOP Momenti
Berisha për zjarret: Synimi është hapja e trojeve për ndërtime, janë të diktuara nga betoni
Berisha për zjarret: Synimi është hapja e trojeve për ndërtime, janë të diktuara nga betoni
TOP Momenti
Sulmoi mjekun, arrestohet i dyshuari në Viti
Sulmoi mjekun, arrestohet i dyshuari në Viti
TOP Momenti
Neptun rihap dyqanin në Çair
Neptun rihap dyqanin në Çair
TOP Momenti
Dogana dhe MPB kontrolluan 38 mjete lundruese në Ohër, evidentohen më shumë pagesa doganore
Dogana dhe MPB kontrolluan 38 mjete lundruese në Ohër, evidentohen më shumë pagesa doganore
TOP Momenti

You Might Also Like

Divjaka prej 15 ditësh në protestë, banorët s’duan bashkimin me Lushnjën
Lajme

Divjaka prej 15 ditësh në protestë, banorët s’duan bashkimin me Lushnjën

August 15, 2026
Shtetasi i Kosovës ekstradohet nga Kroacia në Kosovë, kërkohej për përfshirje në dhunim
Lajme

Shtetasi i Kosovës ekstradohet nga Kroacia në Kosovë, kërkohej për përfshirje në dhunim

August 15, 2026
Gjini i përgjigjet Haxhiut pas ftesës për takim: S’jeni Presidente e zgjedhur dhe s’keni mandat për rol unifikues
Lajme

Gjini i përgjigjet Haxhiut pas ftesës për takim: S’jeni Presidente e zgjedhur dhe s’keni mandat për rol unifikues

August 15, 2026
Gashi: Presidenti konsensual të gjendet, por konstituimi i Kuvendit mund të sfidohet në Kushtetuese
Lajme

Gashi: Presidenti konsensual të gjendet, por konstituimi i Kuvendit mund të sfidohet në Kushtetuese

August 15, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?