Një fotografi e të dyshuarit për spiunazh, Fehim Sali, me kryeministrin në detyrë, Albin Kurti, së fundi ka nisur të shpërndahet në media e rrjete sociale pas arrestimit të Salit.
Fotografia është bërë në Kryeministri ku Kurti kishte pritur Salin bashkë me disa të tjerë.
Për këtë ka reaguar zëdhënësi i Qeverisë, Arlind Manxhuka, i cili tha se Kurti gjatë viteve të tij në krye të qeverisë ka pritur “dhjetëra organizata të pakicave me delegacione të tyre që janë të regjistruara dhe operojnë në Kosovë”.
“Ne nuk bëjmë detektorin e askujt dhe as s’japim amnesti për askënd. Por, tash si asnjëherë më parë, institucionet e sigurisë, si AKI janë duke zbuluar gjithnjë e më shumë elemente të tilla të dyshimta spiunazhi, për çka i përgëzojmë për punën”, shkroi Manxhuka.

The post Foto e spiunit të BIA me Kurtin, reagon Manxhuka: S’e bëjmë detektorin e askujt, e përgëzojmë AKI’në që po i zbulon appeared first on Gazeta Express.

