Një përleshje fizike mes tre personave ka ndodhur të enjten mbrëma në Prishtinë, ku dy prej tyre kanë pësuar lëndime trupore.
Sipas Policisë së Kosovës, rasti është raportuar më 14 gusht 2026, rreth orës 18:50. Të lënduarit, të gjithë shtetas kosovarë, janë dërguar për tretman mjekësor.
Njësitë përkatëse policore kanë arritur të arrestojnë edhe të dyshuarin e dytë të përfshirë në incident.
Pas intervistimit, me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.
“Prishtinë / 14.08.2026 – 18:50. Është raportuar se gjatë një përleshjeje fizike midis tre personave meshkuj kosovarë, lëndime trupore kanë pësuar dy prej tyre të cilët janë dërguar për tretman mjekësor. Lidhur me rastin nga njësitë përkatëse policore është arritur të arrestohet edhe i dyshuari i dytë i përfshirë në incident, i cili me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport./teve1.info/

