By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: Spiunazh në favor të BIA-s serbe,  çka dihet deri tani për Fehim Sali?
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
Spiunazh në favor të BIA-s serbe,  çka dihet deri tani për Fehim Sali?
TOP Momenti

Spiunazh në favor të BIA-s serbe,  çka dihet deri tani për Fehim Sali?

Momenti
Published: August 15, 2026

Policia e Kosovës të enjten ka arrestuar një person të dyshuar për spiunazh. I arrestuari është Fehim Sali, arsimtar në Dragash.

Të njëjtit Gjykata Themelore në Prishtinë ia caktoi të premten 30 ditë paraburgim.

Në kërkesën për paraburgim të parashtruar nga Prokuroria Speciale, thuhet se i dyshuari edhe vet kishte përshkruar në detaje veprimtarinë e tij dhe bashkëpunimin me një zyrtar të BIA-s serbe.

Your browser does not support the video tag.

Për çka dyshohet Fehim Sali?

Sali me shtetësi të Kosovës, nga komuna e Dragashit është arrestuar me dyshimet për spiunazh në favor të BIA-s serbe.

Ai gjatë intervistimit kishte dhënë detaje konkrete për veprimtarinë e tij, ndërkaq po hetohej që nga qershori i vitit të kaluar, pasi informata për veprimtarinë e dyshimtë të tij, ishin përcjellë nga AKI-ja tek Prokuroria Speciale.

Publikohet fotografia, oficeri i BIA-s dhe spiuni i dyshuar Fehim Sali në një nga takimet e tyre në Serbi

Sali dyshohet se duke vepruar sipas urdhrave dhe udhëzimeve të zyrtarit të lartë të BIA-s, Zhelimir Matoviq, i ka ofruar informacione për situatën politike në Kosovë, ka bërë identifikimin e zyrtarëve të Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë, përmes fotografimit të tyre, ka ofruar informacione të personave që i përkasin sektit vehabi dhe personave të tjerë, e të cilët më pas i ka propozuar te zyrtari i BIA-s si objektiva të mundshëm për kontaktim dhe rekrutim.

Sali mes tjerash kishte shërbyer si anëtar i Këshillit Konsultativ për Komunitete pranë zyrës së Presidentes së Kosovës, deri në shkarkimin e tij në maj të vitit 2024, e ky funksion i tij është përmendur edhe në kërkesën e Prokurorisë për paraburgim.

I dyshuari për spiunazh ishte shkarkuar më 2024 nga një këshill pranë Presidencës

Prokurori Kodraliu: I dyshuari Sali e pranoi se ishte rekrutuar nga BIA

Prokurori i rastit, Bekim Kodraliu, të premten në një deklaratë për media tha se nga provat që kanë siguruar është vërtetuar dyshimi i bazuar se Sali ka qenë i rekrutuar nga Shërbimi Inteligjent Serb – BIA, ndërkaq vetë i pandehuri edhe vetë deklaroi se ka qenë i rekrutuar dhe ka pasur kontakte të vazhdueshme me zyrtarë të BIA-s.

“Sot, Prokuroria Speciale ka paraqitur kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të pandehurit Fehmi Sali. Nga provat që kemi siguruar nga Policia e Kosovës, në bashkëpunim të ngushtë edhe me Agjencinë Kosovare për Inteligjencë, kemi vërtetuar dyshimin e bazuar se i njëjti ka qenë i rekrutuar në Shërbimin Inteligjent Serb – BIA, më konkretisht nga zyrtari i saj, Zhelimir Matoviq, dhe se i njëjti ka ofruar informacione këtij shërbimi në dëm të interesave të shtetit tonë. Konsiderojmë se nga provat që kemi siguruar kemi vërtetuar dyshimin e bazuar mirë”, tha ai.

I arrestuari për spiunazh, në foto bashkë me Daçiqin

Sipas tij, me rastin e paraqitjes së kërkesës për caktimin e paraburgimit, i pandehuri edhe vetë deklaroi se ka qenë i rekrutuar dhe ka pasur kontakte të vazhdueshme me zyrtarë të BIA-s.

“Siç jeni të informuar, edhe dje kemi kryer një bastisje në bashkëpunim me Policinë e Kosovës dhe kemi siguruar prova materiale, më konkretisht telefona dhe një shumë të caktuar parash, të cilat ne konsiderojmë se janë dobi pasurore e përfituar përmes kryerjes së veprës penale. Pas përfundimit të hetimeve, konsiderojmë se ndaj të njëjtit do të ngremë edhe aktakuzë për veprën penale për të cilën tashmë kemi vërtetuar dyshimin e bazuar”, tha ai.

Para të gatshme rreth 40 mijë euro e katër telefona – çka u gjet gjatë bastisjes në vendbanimin e të arrestuarit për spiunazh?

Policia e Kosovës pas arrestimit të Fehim Sali kanë zbatuar urdhërkontrollin në vendbanimin e të dyshuarit në Dragash.

Gjatë bastisjes janë gjetur dhe sekuestruar këto prova materiale:

para të gatshme në vlerë prej 39 mijë e 500 eurosh;

para të gatshme në vlerë prej 500 dinarësh;

katër (4) telefona celularë;

dokumente të ndryshme relevante për rastin.

Fehim Sali në paraburgim për një muaj

E të premten Gjykata Themelore në Prishtinë – Departamenti Special ka caktuar një muaj paraburgim ndaj Fehim Salit, i cili dyshohet për kryerjen e veprës penale “Spiunazhi”.

Vendimi është marr nga gjyqtari i procedurës paraprake, Kushtrim Shyti, pas kërkesës së Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës.

Gjykata ka vlerësuar gjithashtu se ekziston rrezik i ikjes, pasi Sali është ndaluar më 13 gusht, rreth orës 04:00, në pikën kufitare në Merdare, gjatë daljes nga Kosova. Në vlerësimin e gjykatës ka ndikuar edhe fakti se ai posedon shtetësi të Kosovës dhe të Serbisë dhe ka lidhje familjare në Serbi.

Përveç rrezikut të ikjes, gjykata ka konstatuar edhe rrezik të ndikimit në dëshmitarë dhe prova, si dhe rrezik të përsëritjes së veprës penale.

Mbrojtja e ka kundërshtuar kërkesën për paraburgim, duke argumentuar se Sali ka vendbanim të përhershëm në Kosovë, familjen dhe punën si mësimdhënës këtu, ndërsa udhëtimet e tij në Serbi kanë qenë për arsye familjare dhe personale.

Gjykata, megjithatë, ka vlerësuar se masat më të buta, përfshirë arrestin shtëpiak, dorëzaninë apo paraqitjen në polici, nuk do të ishin të mjaftueshme për të siguruar praninë e tij dhe për të parandaluar pengimin e hetimeve. /Telegrafi/

You Might Also Like

Gjenden mbetje mortore edhe të tre individëve gjatë gërmimeve në Kalludër të Zubin Potokut
Trumpi kërcënon se do ta shpallë Ngushticën e Hormuzit territor të SHBA-së: Irani po mposhtet
​Trafik armësh nga Kosova drejt Shqipërisë, arrestohet i dyshuari dhe pasagjerja – pamje
Tetë vatra aktive zjarri, vijojnë përpjekjet për izolimin e flakëve në Shqipëri
Sekuestrohen 250 pako me barna të kontrabanduara në Prishtinë, Dogana publikon pamje

LEXO GJITHASHTU

Gashi: Presidenti konsensual të gjendet, por konstituimi i Kuvendit mund të sfidohet në Kushtetuese
Gashi: Presidenti konsensual të gjendet, por konstituimi i Kuvendit mund të sfidohet në Kushtetuese
Lajme
Trafikonin armë zjarri nga Kosova në Shqipëri, policia shqiptare arreston dy persona, njëra banore e Prizrenit
Trafikonin armë zjarri nga Kosova në Shqipëri, policia shqiptare arreston dy persona, njëra banore e Prizrenit
Lajme
Pse mungesa e ujit përsëritet çdo verë në Kosovë?
Pse mungesa e ujit përsëritet çdo verë në Kosovë?
Lajme
Francë: Rrëzohet nisma për ndalimin e rrjeteve sociale për të miturit
Francë: Rrëzohet nisma për ndalimin e rrjeteve sociale për të miturit
Lajme
Rritet sërish çmimi i naftës në Kosovë
Rritet sërish çmimi i naftës në Kosovë
TOP Momenti

You Might Also Like

Nikolloski: Po zgjidhen probleme komplekse inxhinierike në autostradën Ohër-Kërçovë
TOP Momenti

Nikolloski: Po zgjidhen probleme komplekse inxhinierike në autostradën Ohër-Kërçovë

August 15, 2026
12 filmat më të mirë të vitit 2026 deri tani, sipas kritikëve të BBC-së
TOP Momenti

12 filmat më të mirë të vitit 2026 deri tani, sipas kritikëve të BBC-së

August 15, 2026
“Shkelësit e Kushtetutës”, RDK aksion para Kuvendit, Salihu: Asnjë parti dhe asnjë deputet nuk është mbi ligjin
TOP Momenti

“Shkelësit e Kushtetutës”, RDK aksion para Kuvendit, Salihu: Asnjë parti dhe asnjë deputet nuk është mbi ligjin

August 15, 2026
Dy sfida për tri pikët, Superliga vazhdon sot
TOP Momenti

Dy sfida për tri pikët, Superliga vazhdon sot

August 15, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?