By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: Osmani thotë se Kurti do President që “s’mban qëndrime”: E sheh si një figurë totalisht të parëndësishme, që s’bën asgjë
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
Osmani thotë se Kurti do President që “s’mban qëndrime”: E sheh si një figurë totalisht të parëndësishme, që s’bën asgjë
Lajme

Osmani thotë se Kurti do President që “s’mban qëndrime”: E sheh si një figurë totalisht të parëndësishme, që s’bën asgjë

Momenti
Published: August 15, 2026

Ish-presidentja Vjosa Osmani ka folur për takimet që pati ajo dhe kryetari i LDK’së, Lumir Abdixhiku, me kryetarin e Vetëvendosjes, Albin Kurti, kur u takuan për të biseduar për një marrëveshje të mundshme.

LDK tashmë ka marrë qëndrim për të mbetur në opozitë, duke thënë se heq dorë nga çdo kërkesë për postin e kryeparlamentarit, presidentit dhe pjesëmarrjes në Qeveri, duke theksuar se Lëvizja Vetëvendosje mund t’i mbajë të gjitha. LDK gjithashtu ka shprehur gatishmërinë për të zgjedhur një President konsensual, por me kushtin që të jetë një që e mbron “Republikën e Kushtetutën”.

Your browser does not support the video tag.

Por, çfarë i dalloi Vetëvendosjen e LDK’në para se kjo e fundit të merrte këtë qëndrim?

Për këto bisedime u pyet dje Osmani në një emision në Kanal 10.

Osmani tha se i ndau qëndrimi rreth asaj se çka duhet të përfaqësojë një President.

“Për ne një President i Republikës duhet të ketë një përvojë, duhet të ketë qëndrime politike, jo partiake, ajo është tjetër gjë. Jo të mbajë qëndrime partiake, por të ketë qëndrime politike, të ketë njohuri politike, të ketë mundësi ta mbrojë Kushtetutën, të kryejë kompetencat e veta me nder, ta përfaqësojë vendin jashtë dhe të konsiderohet si një ekuilibër, një lloj balancuesi i pushteteve, siç e kërkon Kushtetuta e Kosovës”.

Por, këtë s’e donte Kurti. Osmani tha se Vetëvendosje kërkoi President që s’mban qëndrime.

“Kurse pala tjetër, pra Vetëvendosja, më shumë e sheh si një figurë totalisht të parëndësishme, që nuk bën asgjë, një figurë simbolike që e shohim ndoshta një herë ose dy në vit. Por, nuk ka qëndrime, kështu e kemi kuptuar ne”.

Ajo tha se LDK s’e ka konsideruar Presidentin e Kosovës si një prej pushteteve, por si balancues të pushteteve.

“Ka dallim të madh këtu”.

“Lëvizja Vetëvendosje e shihte Presidentin si një kontrollues, prandaj nuk donte që Presidenti të jetë një person që ka përvojë politike, e donte dikë komplet jashtë”.

Por, tash Osmani tha se është koha për të folur për emra konkretë dhe tha se vota e LDK’së do të jetë në këmbim të një Presidenti që i plotëson kushtet që ata kërkojnë për një President konsensual.

“Ne do të diskutojmë për emra konkretë jashtë partive politike, megjithatë ne do të vazhdojmë të insistojmë që Presidenti të jetë dikush që ka mundësi, ka përvojë dhe ka gatishmëri e guxim që ta mbrojë Republikën kur duhet, ta mbrojë interesin e qytetarëve e Kushtetutën”.

Osmani tha se nuk kërkojnë një President për të mos bashkëpunuar me Qeverinë, duke shtuar se “është krejtësisht normale që një President të bashkëpunojë me Qeverinë në interes të vendit.

“Por, ka raste kur Presidenti duhet të ndërhyjë, duhet të marrë qëndrime të caktuara, duhet të flasë rreth atyre qëndrimeve dhe ne duhet të zgjedhim një kandidat që i plotëson këto kritere”./Express/

The post Osmani thotë se Kurti do President që “s’mban qëndrime”: E sheh si një figurë totalisht të parëndësishme, që s’bën asgjë appeared first on Gazeta Express.

You Might Also Like

Selena Gomez paditet nga investitorët, kërkojnë 1.2 milion dollarë dëmshpërblim
Sot mot kryesisht me diell, temperaturat arrijnë deri në 31 gradë
Rinia Demokratike e Kosovës sot me aksion simbolik para Kuvendit
8 vatra zjarri aktive në Shqipëri, 533 forca në terren, helikopterë dhe dy avionë Air Tractor
Sot në Drenas mbahet edicioni jubilar i Festivalit të Poezisë “Guri i Plakës”

LEXO GJITHASHTU

Spiunazh në favor të BIA-s serbe,  çka dihet deri tani për Fehim Sali?
Spiunazh në favor të BIA-s serbe,  çka dihet deri tani për Fehim Sali?
TOP Momenti
Pritje deri në një orë në Merdarë për të dalë nga Kosova
Pritje deri në një orë në Merdarë për të dalë nga Kosova
Lajme
“Ekziston rreziku i arratisjes”, Gjykata arsyeton paraburgosjen e Skender Llugiqit që kërcënoi Haradinajn
“Ekziston rreziku i arratisjes”, Gjykata arsyeton paraburgosjen e Skender Llugiqit që kërcënoi Haradinajn
Lajme
Sulmohet një mjek në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Viti, arrestohet i dyshuari
Sulmohet një mjek në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Viti, arrestohet i dyshuari
Lajme
Çfarë mund t’i mësojë industrisë së IA-së brezi i inxhinierëve të babait tim
Çfarë mund t’i mësojë industrisë së IA-së brezi i inxhinierëve të babait tim
TOP Momenti

You Might Also Like

AK-47, fishekë, radiolidhje, çka gjeti policia dje në Zubin Potok gjatë bastisjeve
Lajme

AK-47, fishekë, radiolidhje, çka gjeti policia dje në Zubin Potok gjatë bastisjeve

August 15, 2026
Rritet fluksi, pritje të gjata për të dalë nga Merdara
Lajme

Rritet fluksi, pritje të gjata për të dalë nga Merdara

August 15, 2026
Gjenden mbetje eshtërore edhe të tre individëve gjatë gërmimeve në Kalludër të Zubin Potokut
Lajme

Gjenden mbetje eshtërore edhe të tre individëve gjatë gërmimeve në Kalludër të Zubin Potokut

August 15, 2026
Një burrë gjendet pa shenja jete në Llapashticë të Podujevës, policia po e heton vdekjen
Lajme

Një burrë gjendet pa shenja jete në Llapashticë të Podujevës, policia po e heton vdekjen

August 15, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?