Sot në Kosovë parashikohet të mbajë mot kryesisht me diell, me temperatura që gjatë ditës pritet të arrijnë deri në 31 gradë Celsius.
Era do të fryjë kryesisht nga drejtimi i verilindjes dhe herë pas here pritet të jetë e fuqishme. Shpejtësia e saj parashikohet të jetë nga 15 deri në 42 kilometra në orë, sipas Meteo Kosova raporton Dukagjini.
Temperaturat minimale do të lëvizin nga 13 deri në 16 gradë Celsius, ndërsa maksimalet nga 28 deri në 31 gradë Celsius.

