By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: Imami Elvedin Peziq dëbohet nga Kosova
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
Imami Elvedin Peziq dëbohet nga Kosova
TOP Momenti

Imami Elvedin Peziq dëbohet nga Kosova

Momenti
Published: August 14, 2026

Predikuesi islamik nga Bosnje e Hercegovina, Elvedin Peziq, është dëbuar nga Kosova më 14 gusht, pasi një ditë më parë ishte shoqëruar nga Policia para promovimit të një libri në Vitomiricë të Pejës, konfirmoi për Radion Evropa e Lirë një burim i informuar për organizimin dhe qëndrimin e tij në Kosovë.

Pas Vitomiricës, Peziq ishte planifikuar të mbante ligjërata edhe në rajonin e komunës së Istogut dhe në Prizren.

I njëjti burim tha se Peziq është përcjellë nga Kosova përmes pikëkalimit kufitar me Malin e Zi.

Your browser does not support the video tag.

Radio Evropa e Lirë ka tentuar disa herë të marrë informacion nga Policia e Kosovës për arsyen e dëbimit të Peziqit nga Kosova, por pa sukses.

Sipas ligjeve në Kosovë, një shtetas i huaj mund të dëbohet nga vendi nëse paraqet rrezik për rendin publik, sigurinë shtetërore apo shëndetin publik.

Kush është Elvedin Peziq?

Peziq është një predikues islamik nga Bosnje e Hercegovina, i cili prej vitesh është aktiv në internet dhe njihet për qëndrime konservatore dhe si një nga predikuesit që identifikohen me selefizmin.

Ai ka më shumë se 300 mijë ndjekës në Facebook dhe është aktiv edhe në platforma të tjera, ku publikon ligjërata, këshilla fetare dhe komente për çështje shoqërore.

Qëndrimet e tij janë kritikuar në të kaluarën në Bosnje e Hercegovinë. Bashkësia Islame e Bosnjë e Hercegovinës kishte reaguar ndaj një deklarate të Peziqit për rolin e gruas në shoqërinë perëndimore, duke vlerësuar se qëndrime të tilla nuk janë në përputhje me mësimet islame për të drejtat dhe detyrimet e grave myslimane.

Bashkësia Islame e Bosnje e Hercegovinës kishte reaguar më herët ndaj një postimi të Peziqit, në të cilin ai kishte thënë se “shoqëria perëndimore është rrënuar moralisht” kur gruaja “është nxjerrë nga shtëpia” dhe është bërë “gjithçka, përveçse nënë”. Bashkësia Islame e Bosnjës kishte vlerësuar se këto qëndrime nuk janë në përputhje me mësimet e Islamit për të drejtat dhe detyrimet e grave myslimane.

Qëndrimet e Peziqit janë kritikuar shpesh nga opinioni publik në Bosnje e Hercegovinë.

BIK: Nuk ishim në dijeni për ardhjen e Peziqit në Kosovë

Më herët gjatë së premtes, Këshilli i Bashkësisë Islame të Kosovës në Pejë i tha REL-it se BIK-u nuk kishte qenë në dijeni për ardhjen e Peziqit dhe aktivitetet e tij në Kosovë.

Sipas BIK-ut, Peziqi nuk kishte kërkuar leje apo pëlqim për aktivitetin, ndërsa institucioni nuk kishte ofruar mbështetje materiale apo logjistike për vizitën e tij.

BIK-u konfirmoi se ka pasur komunikim me Policinë e Kosovës lidhur me rastin.

“Policia e Kosovës na është drejtuar me shkresë dhe ne jemi përgjigjur”, tha Këshilli i BIK-ut në Pejë, pa dhënë detaje për përmbajtjen e komunikimit.

Këshilli i BIK-ut shtoi se çdo aktivitet fetar në objektet fetare apo në objekte të tjera duhet të ketë lejen ose pëlqimin e institucionit fetar.

Xhemati i një xhamie në Dobrushë kishte shpërndarë në rrjetet sociale njoftimin për aktivitetin e planifikuar të Peziqit.

Ndërkohë, Komuna e Pejës ka konfirmuar për REL-in se nuk ka pasur rol në organizimin e aktivitetit për të cilin Peziqi kishte ardhur në Kosovë.

Në posterët promovues të aktivitetit thuhej se ai ishte organizuar në kuadër të “Ditëve të Diasporës”.

“Komuna nuk ka qenë as në dijeni, nuk ka qenë as organizatore e këtij eventi apo kësaj ngjarjeje”, tha Valmir Deqani, zëdhënës i Komunës së Pejës.

Sipas tij, aktivitetin e kishte organizuar vetë komuniteti boshnjak në Vitomiricë.

Pikërisht para aktivitetit në Vitomiricë, Peziq u shoqërua të enjten për intervistim informues në stacionin policor.

Lajmin për REL-in e kishte konfirmuar Rexho Kojiq nga organizata joqeveritare “Vullnetarët e Rinj” nga Kosova, e cila ishte organizatore e aktivitetit.

Kojiq kishte thënë se Peziq ishte transferuar në një stacion policor në Prishtinë dhe se ai kishte hyrë rregullisht në Kosovë përmes pikëkalimit kufitar në Kullë, me dokumente të Bosnje e Hercegovinës.

Sipas tij, Policia i kishte thënë se Peziq do të mbahej për gjashtë orë për verifikim të identitetit dhe se nuk kishte nevojë për angazhimin e një avokati.

Kojiq kishte thënë gjithashtu se Peziqi ishte pyetur nëse kishte leje nga Bashkësia Islame e Kosovës për mbajtjen e aktivitetit.

“Ai nuk është hoxhë në ndonjë xhami dhe nuk kishte nevojë për një leje të tillë. Bëhej fjalë për promovimin e një libri”, kishte thënë Kojiq.

Në aktivitet ishte planifikuar të merrte pjesë edhe Mithad Qeman, po ashtu predikues islamik, i cili, sipas Kojiqit, ishte shoqëruar nga Policia, por ishte liruar menjëherë.

Peziq dhe Qeman kishin planifikuar të promovonin një libër në Vitomiricë dhe më pas të zhvillonin një aktivitet në Dobrushë të Istogut. Për të premten ishte planifikuar edhe një aktivitet në Reçan të Prizrenit.

Kojiq, megjithatë, kishte thënë për REL-in se, sipas tij, Peziq nuk paraqet rrezik për sigurinë e Kosovës.

“Po të kishte pasur çfarëdo indikacioni për diçka të tillë, ne nuk do ta kishim mbështetur një tubim të tillë”, kishte deklaruar ai./Radio Evropa e Lirë/

You Might Also Like

Serbia i cakton një muaj paraburgim Dugagjin Maxhunit, Daçiq thotë se ai “ka kryer krime lufte” në Gjakovë
Ndalohen punimet në 9 gurthyes ilegalë në Suharekë dhe Skenderaj
DMSH: Janë shuar 31 zjarre, 10 zjarre janë aktive dhe 3 nën kontroll
Çfarë zbuloi Fehim Sali për bashkëpunimin me zyrtarin e BIA-s
Kush do të jetë presidenti i ri? Kurti kërkon takim me liderët

LEXO GJITHASHTU

I caktohet një muaj paraburgim kosovarit të arrestuar në Serbi – Flet edhe Daçiq, e akuzon për krime kundër civilëve
I caktohet një muaj paraburgim kosovarit të arrestuar në Serbi – Flet edhe Daçiq, e akuzon për krime kundër civilëve
Lajme
Fundjava kryesisht me diell, IMHK: Temperaturat pritet të arrijnë deri në 33 gradë
Fundjava kryesisht me diell, IMHK: Temperaturat pritet të arrijnë deri në 33 gradë
Lajme
Haxhiu  iu drejtohet krerëve të partive për takim, tema: Rëndësia e marrëveshjes për krijimin e institucioneve
Haxhiu  iu drejtohet krerëve të partive për takim, tema: Rëndësia e marrëveshjes për krijimin e institucioneve
Lajme
Regjistrohet në Maqedoni rasti i dytë i vdekjes nga Ethet e Nilit Perëndimor
Regjistrohet në Maqedoni rasti i dytë i vdekjes nga Ethet e Nilit Perëndimor
TOP Momenti
Dosja e Prokurorisë: Nga fotot te mijëra euro – si dyshohet se u shantazhua e reja për më shumë se një vit
Dosja e Prokurorisë: Nga fotot te mijëra euro – si dyshohet se u shantazhua e reja për më shumë se një vit
TOP Momenti

You Might Also Like

Tërmet në Ohër dhe Resnje
TOP Momenti

Tërmet në Ohër dhe Resnje

August 14, 2026
Uji në Gostivar shpallet i pijshëm, nga sot hiqet ndalesa
TOP Momenti

Uji në Gostivar shpallet i pijshëm, nga sot hiqet ndalesa

August 14, 2026
Aksident i rëndë në Pogragjë të Klinës, gjashtë të lënduar
TOP Momenti

Aksident i rëndë në Pogragjë të Klinës, gjashtë të lënduar

August 14, 2026
Qyteti i Shkupit bëhet me Qendër për qëndrim ditor për personat me invaliditet prej mbi 14 vjeç
TOP Momenti

Qyteti i Shkupit bëhet me Qendër për qëndrim ditor për personat me invaliditet prej mbi 14 vjeç

August 14, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?