By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: I dyshuari për spiunazh e pranon se i dha informacione BIA-s së Serbisë, Prokuroria kërkon paraburgim
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
I dyshuari për spiunazh e pranon se i dha informacione BIA-s së Serbisë, Prokuroria kërkon paraburgim
TOP Momenti

I dyshuari për spiunazh e pranon se i dha informacione BIA-s së Serbisë, Prokuroria kërkon paraburgim

Momenti
Published: August 14, 2026









Prokuroria Speciale ka kërkuar caktimin e masës së paraburgimit ndaj Fehim Salit, i dyshuar për spiunazh.

Your browser does not support the video tag.


Prokurori i rastit, Bekim Kodraliu, ka deklaruar se nga provat e siguruara në bashkëpunim me Policinë e Kosovës dhe Agjencinë Kosovare për Inteligjencë (AKI), është vërtetuar dyshimi i bazuar se Sali ka qenë i rekrutuar nga Shërbimi Inteligjent Serb – BIA.


“Sot, Prokuroria Speciale ka paraqitur kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të pandehurit Fehmi Sali.


Nga provat që kemi siguruar nga Policia e Kosovës, në bashkëpunim të ngushtë edhe me Agjencinë Kosovare për Inteligjencë, kemi vërtetuar dyshimin e bazuar se i njëjti ka qenë i rekrutuar në Shërbimin Inteligjent Serb – BIA, më konkretisht nga zyrtari i saj, Zheljko Matoviq dhe se i njëjti ka ofruar informacione këtij shërbimi në dëm të interesave të shtetit tonë.


Konsiderojmë se nga provat që kemi siguruar kemi vërtetuar dyshimin e bazuar mirë. Me rastin e paraqitjes së kërkesës për caktimin e paraburgimit, i pandehuri edhe vetë deklaroi se ka qenë i rekrutuar dhe ka pasur kontakte të vazhdueshme me zyrtarë të BIA-s.


Siç jeni të informuar, edhe dje kemi kryer një bastisje në bashkëpunim me Policinë e Kosovës dhe kemi siguruar prova materiale, më konkretisht telefona dhe një shumë të caktuar parash, të cilat ne konsiderojmë se janë dobi pasurore e përfituar përmes kryerjes së veprës penale. Pas përfundimit të hetimeve, konsiderojmë se ndaj të njëjtit do të ngremë edhe aktakuzë për veprën penale për të cilën tashmë kemi vërtetuar dyshimin e bazuar”, tha ai.


Prokurori Kodraliu ka thënë se Fehim Sali është duke u hetuar për më shumë se një vit, mirëpo, për shkak të ndjeshmërisë së rastit, ai u shpreh se nuk mund të japin më shumë informacione.


“I njëjti ka qenë duke u hetuar për më shumë se një vit. Ndaj tij kemi zbatuar masat e veçanta hetimore dhe, nga hetimet që kemi zhvilluar, i njëjti ka pasur kontakte të ndryshme me zyrtarë të tjerë vendorë dhe me autoritete të Serbisë.


Për shkak të hetimit që jemi duke zhvilluar dhe ndjeshmërisë së rastit, kërkojmë mirëkuptim nga ju që në këtë fazë nuk mund të japim më shumë informacione”, përfundoi ai. /EO


Image
Prokurori i rastit, Bekim Kodraliu


 


source

You Might Also Like

Deputetët e PDK-së në Kuvend, Hamza deputetëve të LVV-së: I ftoj nga këtu ta konstituojmë Kuvendin
DPHM: Sot pjesa më e madhe e Maqedonisë do të përfshihet nga moti i ligë
Situata e rënduar me zjarret në Shqipëri dhe Mali të Zi, Kosova e gatshme t’iu dalë në ndihmë
​Gërvalla për hedhjen me ujë në Kuvend: Për fat të mirë ishte nxehtë, s’u bë dëm i madh
​Gërvalla: Shpresoj që LDK-ja të kontribuoj për një president konsensual

LEXO GJITHASHTU

SHBA rikthen presionin ekonomik ndaj Iranit, paralajmëron masa “të papara” dhe bllokadë pa afat
SHBA rikthen presionin ekonomik ndaj Iranit, paralajmëron masa “të papara” dhe bllokadë pa afat
Lajme
Sorensen: Dialogu Kosovë-Serbi nuk ka vdekur, së voni dha rezultate konkrete për të pagjeturit
Sorensen: Dialogu Kosovë-Serbi nuk ka vdekur, së voni dha rezultate konkrete për të pagjeturit
Lajme
Daut Haradinaj paralajmëron protesta e bllokada: Do të jenë përgjigjja ndaj Kurtit!
Daut Haradinaj paralajmëron protesta e bllokada: Do të jenë përgjigjja ndaj Kurtit!
Lajme
Maqedonci: Kosova e gatshme të ndihmojë Shqipërinë dhe Malin e Zi për zjarret
Maqedonci: Kosova e gatshme të ndihmojë Shqipërinë dhe Malin e Zi për zjarret
Lajme
Oda Amerikane: Bllokimi politik po i kushton Kosovës, përgjegjësia kryesore i takon forcës me më shumë mandate
Oda Amerikane: Bllokimi politik po i kushton Kosovës, përgjegjësia kryesore i takon forcës me më shumë mandate
Lajme

You Might Also Like

Spasovski: Mijëra qytetarë në Gostivar u helmuan nga uji i ndotur, duhet të ketë përgjegjësi
TOP Momenti

Spasovski: Mijëra qytetarë në Gostivar u helmuan nga uji i ndotur, duhet të ketë përgjegjësi

August 14, 2026
Arrestohet një gjyqtar nën dyshimin për keqpërdorim të detyrës zyrtare
TOP Momenti

Arrestohet një gjyqtar nën dyshimin për keqpërdorim të detyrës zyrtare

August 14, 2026
Prokurori: I dyshuari Sali e pranoi se ishte rekrutuar nga BIA
TOP Momenti

Prokurori: I dyshuari Sali e pranoi se ishte rekrutuar nga BIA

August 14, 2026
BDI: Dy vjet hetim pa asnjë dëshmi, akuzë absurde politike për vendim kolektiv
TOP Momenti

BDI: Dy vjet hetim pa asnjë dëshmi, akuzë absurde politike për vendim kolektiv

August 14, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?