Është arrestuar një person, nën dyshimin se ia vuri zjarrin një hapësire toke afër varrezave në Prizren.
Sipas raportit 24-orësh të Policisë, rasti ka ndodhur dje (e enjte) në rrugën “Shefqet Berisha”.
Njësiti përkatës policor dhe ekipi i zjarrfikësve kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe e kanë lokalizuar zjarrin.
Vlera e dëmit nuk dihet, ndërsa i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.
“Rr. ‘Shefqet Berisha’, Prizren / 13.08.2026 – NN. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, nën dyshimin se i njëjti i kanë vënë zjarrin një hapësire toke afër varrezave. Njësiti përkatës policor dhe ekipi i zjarrfikësve kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe e kanë lokalizuar zjarrin. Vlera e dëmit nuk dihet, ndërsa i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport. /Zëri

