SPB Tetovë njofton se ka ndodhur një aksident në komunikacion në Tetovë, në të cilën është lënduar një person.
“Më 13.08.2026 në SPB Tetovë është denoncuar se në ora 12:45 në bul. „Bllagoja Toska“ në Tetovë ka ndodhur një aksident komunikacioni mes një automjeti pasagjerësh „Daihatsu“ me targa të Tetovës, i drejtuar nga M.M. nga Tetova dhe një biçiklete e drejtuar nga R.I. (60) nga Tetova. Në aksident, biçiklisti ka pësuar lëndime të rënda trupore, të konstatuara në Spitalin Klinik të Tetovës.
Ekspertizë në vendin e ngjarjes ka kryer ekipi i SPB Tetovë”, thonë nga SPB Tetovë./Telegrafi/

