By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: Konflikti me Iranin – Vance: Prioriteti i SHBA-së, mbajtja e çmimit të ulët të naftës dhe gazit
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
Konflikti me Iranin – Vance: Prioriteti i SHBA-së, mbajtja e çmimit të ulët të naftës dhe gazit
Lajme

Konflikti me Iranin – Vance: Prioriteti i SHBA-së, mbajtja e çmimit të ulët të naftës dhe gazit

Momenti
Published: August 14, 2026

Zëvendëspresidenti amerikan JD Vance deklaroi të enjten se prioriteti kryesor i Shteteve të Bashkuara në luftën me Iranin është mbajtja e ulët e çmimeve të naftës dhe benzinës për qytetarët amerikanë, ndërsa parandalimi i Iranit për të siguruar një armë bërthamore renditet si objektivi i dytë.

Deklarata e Vance bie në kontrast me qëndrimet e përsëritura të presidentit Donald Trump, i cili e ka paraqitur luftën si një përpjekje me objektiv kryesor parandalimin e Iranit nga sigurimi i armëve bërthamore, edhe nëse kjo do të sillte sakrifica ekonomike afatshkurtra për amerikanët.

Your browser does not support the video tag.

“Qëllimi numër një është të mbajmë naftën dhe gazin të lirë për amerikanët në të gjithë vendin”, tha Vance për Fox News, duke theksuar se çmimi i naftës ka rënë ndjeshëm nga nivelet e larta të ditëve të para të konfliktit.

“Dhe, padyshim, qëllimi numër dy është të sigurohemi që Irani të mos ketë kurrë një armë bërthamore”, shtoi ai.

Deklaratat e zëvendëspresidentit vijnë në një moment kur Ngushtica e Hormuzit është kthyer në qendër të konfliktit dhe të përpjekjeve diplomatike. Irani ka kushtëzuar rihapjen e kësaj rruge strategjike, ndërsa kontrolli i saj ka ndikim të drejtpërdrejtë në tregjet globale të energjisë.

Vance ka qenë ndër zyrtarët e administratës amerikane më skeptikë ndaj ofensivës së nisur kundër Iranit në fund të shkurtit. Megjithatë, komentet e tij të fundit duket se pasqyrojnë një qasje më të kujdesshme të administratës Trump, e cila kombinon presionin ekonomik me përballjen ushtarake dhe përpjekjet diplomatike.

“Herë pas here fokusohemi te pjesa energjetike, sepse duam që amerikanët të përballojnë çmimin e naftës dhe gazit. Herë të tjera fokusohemi te ajo ushtarake dhe te programi bërthamor”, tha Vance.

Ai shtoi se Trump ndodhet “në kulmin e autoritetit të tij”, duke pasur në dispozicion mjete diplomatike, ushtarake dhe ekonomike.

Ndërkohë, rruga diplomatike për zgjidhjen e krizës mbetet e bllokuar, pasi Uashingtoni dhe Teherani vazhdojnë të qëndrojnë në pozicione të kundërta për kushtet e rihapjes së Ngushticës së Hormuzit.

Sipas raportimeve të mediave amerikane, Trump përballet gjithashtu me një tjetër problem në aspektin ushtarak: shterimin me ritme të shpejta të rezervave të disa llojeve të raketave dhe dronëve, çka mund të ndikojë në kapacitetin e SHBA-së për të vijuar konfliktin në të njëjtin intensitet.

The post Konflikti me Iranin – Vance: Prioriteti i SHBA-së, mbajtja e çmimit të ulët të naftës dhe gazit appeared first on Gazeta Express.

You Might Also Like

Zjarre masive në Ulqin dhe Herceg Novi
Zjarri dogji bregdetin kroat, turistët evakuohen në sallë sportesh
Bombardimet ruse në Ukrainë, një viktimë dhe 17 të plagosur në Kramatorsk e Zaporizhia
Panë diellin pa syze speciale, mijëra njerëz në Spanjë dhe Britani me probleme shikimi pas eklipsit
Vala e të nxehtit në Zvicër sjell sjellje të pazakonta: Qytetarët bëjnë plazh pranë një varreze në Cyrih

LEXO GJITHASHTU

Kërkohet paraburgimi ndaj dy të dyshuarve për vrasje në tentativë në Ferizaj
Kërkohet paraburgimi ndaj dy të dyshuarve për vrasje në tentativë në Ferizaj
Lajme
Gjini përshëndet qëndrimin e ri të LDK-së, ia kujton Kurtit 6 pikat e Aleancës
Gjini përshëndet qëndrimin e ri të LDK-së, ia kujton Kurtit 6 pikat e Aleancës
TOP Momenti
Angellov: Dje ishte dita më e vështirë e këtij sezoni me zjarret
Angellov: Dje ishte dita më e vështirë e këtij sezoni me zjarret
TOP Momenti
Lufta moderne po e fshin sistematikisht historinë njerëzore
Lufta moderne po e fshin sistematikisht historinë njerëzore
TOP Momenti
Rritet sërish çmimi i derivateve në Kosovë
Rritet sërish çmimi i derivateve në Kosovë
Lajme

You Might Also Like

Behrami dyshon se Kurti ka plane për ta “paralizuar Kosovën” me 16 shtator kur Haga ta shpallë vendimin
Lajme

Behrami dyshon se Kurti ka plane për ta “paralizuar Kosovën” me 16 shtator kur Haga ta shpallë vendimin

August 14, 2026
Diku 60 minuta e diku 40 – Ja sa janë pritjet në dalje të pikave kufitare të Kosovës
Lajme

Diku 60 minuta e diku 40 – Ja sa janë pritjet në dalje të pikave kufitare të Kosovës

August 14, 2026
Behrami thotë se Kurti ka plane për ta “paralizuar Kosovën” me 16 shtator kur Haga ta shpallë vendimin
Lajme

Behrami thotë se Kurti ka plane për ta “paralizuar Kosovën” me 16 shtator kur Haga ta shpallë vendimin

August 14, 2026
Çitaku nga Qeveria: Kurti është uzurpator, të vijë në Kuvend për ta konstituuar atë
Lajme

Çitaku nga Qeveria: Kurti është uzurpator, të vijë në Kuvend për ta konstituuar atë

August 14, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?