By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: Kërkohet paraburgimi ndaj dy të dyshuarve për vrasje në tentativë në Ferizaj
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kërkohet paraburgimi ndaj dy të dyshuarve për vrasje në tentativë në Ferizaj
Lajme

Kërkohet paraburgimi ndaj dy të dyshuarve për vrasje në tentativë në Ferizaj

Momenti
Published: August 14, 2026

Prokuroria Themelore në Ferizaj ka kërkuar caktimin e masës së paraburgimit ndaj dy të pandehurve me inicialet D.A. dhe A.A., të dyshuar për veprën penale “Vrasja në tentativë”.

Sipas Prokurorisë, ngjarja ka ndodhur më 13 gusht 2026, rreth orës 06:10, në marketin e një pompe derivatesh “Hib Petrol” në Ferizaj, ku dy të pandehurit, në bashkëkryerje me një të mitur, dyshohet se kanë tentuar ta privojnë nga jeta personin me inicialet A.Sh.

Your browser does not support the video tag.

Sipas kërkesës për paraburgim, mes të pandehurit A.A. dhe të dëmtuarit A.Sh. kishte pasur një mosmarrëveshje rreth një vit më parë në Zvicër.

Prokuroria dyshon se në ditën kritike, pasi e kishin takuar të dëmtuarin, të pandehurit e kishin përcjellë me veturë deri te një market i pompës së derivateve. Kur A.Sh. kishte hyrë në market, ata dyshohet se kishin dalë nga vetura dhe e kishin sulmuar.

Sipas Prokurorisë, D.A. kishte nxjerrë një thikë dhe e kishte goditur të dëmtuarin një herë në pjesën e majtë të abdomenit, ndërsa A.A. dyshohet se e kishte goditur me grushte dhe shqelma në pjesë të ndryshme të trupit.

Në sulm, sipas Prokurorisë, ishte përfshirë edhe një i mitur, i cili dyshohet se e kishte goditur A.Sh. me shkop druri në pjesë të ndryshme të trupit.

I dëmtuari kishte kërkuar ndihmë mjekësore në Qendrën Emergjente në Ferizaj dhe më pas ishte dërguar edhe në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës në Prishtinë.

“Ekziston dyshimi i bazuar se (…) të pandehurit me dashje dhe në bashkëveprim, së bashku me të miturin, kanë tentuar që ta privojnë nga jeta të dëmtuarin A.Sh.”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë.

Dy të pandehurit janë ndaluar për 48 orë më 13 gusht, ndërsa Prokuroria ka kërkuar nga Gjykata Themelore në Ferizaj caktimin e masës së paraburgimit ndaj tyre.

Rasti po hetohet për veprën penale “Vrasja në tentativë”, në bashkëkryerje.

The post Kërkohet paraburgimi ndaj dy të dyshuarve për vrasje në tentativë në Ferizaj appeared first on Gazeta Express.

You Might Also Like

Kurti shfaqet në ceremoninë e diplomimit të kadetëve të Shërbimit Korrektues
100 kadetë bëhen pjesë e SHKK-së, Dibrani: Siguria dhe dinjiteti njerëzor ecin bashkë
PDK do të mbajë konferencë për media nga ora 11:00
Situata e zjarreve në Shqipëri, 11 vatra aktive, Ministria e Mbrojtjes: Shmanget rreziku për djegien e banesave në një zonë të Dibrës
AKB: Mungesa e dialogut politik po e thellon krizën dhe po frenon investimet

LEXO GJITHASHTU

Zjarr i madh në Kroaci, 36 të lënduar, 7 në gjendje kritike
Zjarr i madh në Kroaci, 36 të lënduar, 7 në gjendje kritike
TOP Momenti
VLEN: Çfarë lidhje ka Grubi me paralajmërimet e Ahmetit për tërheqje nga politika?
VLEN: Çfarë lidhje ka Grubi me paralajmërimet e Ahmetit për tërheqje nga politika?
TOP Momenti
Kufizohet edhe sot qarkullimi i kamionëve mbi 20 tonë në autostrada
Kufizohet edhe sot qarkullimi i kamionëve mbi 20 tonë në autostrada
TOP Momenti
40 deri në 60 minuta pritje në pikat kufitare të Kosovës
40 deri në 60 minuta pritje në pikat kufitare të Kosovës
TOP Momenti
Nigel Farage rikthehet në Parlament, fiton zgjedhjet e pjesshme
Nigel Farage rikthehet në Parlament, fiton zgjedhjet e pjesshme
Lajme

You Might Also Like

Zjarri në bregdetin kroat arriti deri në pazh (pamje)
Lajme

Zjarri në bregdetin kroat arriti deri në pazh (pamje)

August 14, 2026
Havai i kërkon Trumpit më shumë armë për Ukrainën
Lajme

Havai i kërkon Trumpit më shumë armë për Ukrainën

August 14, 2026
Kujdes: Një mesazh nga një person i njohur mund t’jua marrë WhatsAppin
Lajme

Kujdes: Një mesazh nga një person i njohur mund t’jua marrë WhatsAppin

August 14, 2026
Skandal në Britani – paratë e tatimpaguesve shkuan për terapi të ushtarëve izraelitë
Lajme

Skandal në Britani – paratë e tatimpaguesve shkuan për terapi të ushtarëve izraelitë

August 14, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?