By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: PDK e Aleanca sot në Kuvend, kërkojnë të mbahet seanca konstituive
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
PDK e Aleanca sot në Kuvend, kërkojnë të mbahet seanca konstituive
TOP Momenti

PDK e Aleanca sot në Kuvend, kërkojnë të mbahet seanca konstituive

Momenti
Published: August 14, 2026

Deputetë të Partisë Demokratike të Kosovës dhe ata të Aleancës kanë bërë të ditur se sot në ora 11:00 do të jenë në Kuvend, në kohën kur edhe kanë kërkuar të mbahet vazhdimi i seancës konstituive.

Të dy partitë kanë kërkuar nga kryesuesi Avni Dehari ta thërrasë vazhdimin e seancës për në ora 11:00.

Your browser does not support the video tag.

“Ju rikujtojmë se roli juaj si kryesues i seancës konstituive sipas moshës është i përcaktuar dhe i kufizuar nga Kushtetuta, aktgjykimet e Gjykatës Kushtetuese dhe Rregullorja e Kuvendit. Përgjegjësia juaj është të mundësoni zhvillimin dhe vazhdimin e seancës deri në konstituimin e Kuvendit. Nuk është në kompetencën tuaj që, mbi bazën e vlerësimeve apo konsideratave politike, të vendosni nëse dhe kur duhet të vazhdojë procesi i konstituimit të Kuvendit”, thuhet në kërkesën e PDK-së.

Deputeti i kësaj partie, Arian Tahiri është shprehur se PDK nuk i nënshtrohet qasjes abuzuese të deputetit të LVV-së, Albin Kurti, i cili, sipas tij, po e pengon konstituimin e Kuvendit.

“Albin Kurti nuk mund ta defunksionalizojë Kuvendin me qëllimin për t’i shantazhuar subjektet politike ose me zgjedhje, por përtej kësaj duke tentuar të imponojë qasje autoritare që është shumë e dëmshme sot për vendin”, shtoi ai.

Tahiri i ka bërë edhe ftesë publike kryesuesit të seancës, Avni Dehari që në përputhje me legjislacionin në fuqi dhe Rregulloren e Punës së Kuvendit ta thërrasë seancën konstituive çdo 48 orë.

Ai njoftoi se kërkesën e PDK-së për mbajtjen e seancës nesër nga ora 11:00 ua kanë dërguar edhe partive tjera politike që janë përfaqësuara në Kuvendin e Kosovës.

“Edhe partive tjera të përfqësuara në Kuvendin e Republikës së Kosovës ua kemi dërguar ftesën që nesër në orën 11:00 të jenë prezent në sallë. PDK do të jetë e pranishme, Aleanca është përgjigj pozitivisht. Tashmë presim që të përgjigjen edhe subjektet e tjera për shkak që është obligim kushtetues dhe moral i secilit prej nesh që të jemi në seancë dhe ta funksionlizojmë Kuvendin”, theksoi Tahiri.

Ndërkaq, edhe Besnik Tahiri nga Aleanca ka bërë të ditur se i ka dërguar kërkesë kryesuesit Dehari për mbajtjen e një takimi me qëllim të përgatitjeve për seancë.

You Might Also Like

Gjini përshëndet qëndrimin e ri të LDK-së, ia kujton Kurtit 6 pikat e Aleancës
Angellov: Dje ishte dita më e vështirë e këtij sezoni me zjarret
Lufta moderne po e fshin sistematikisht historinë njerëzore
Për shkak të një aksidenti rrugor ndërpritet trafiku në rrugën Strumicë – Novo Sellë
Shtohen zjarret në Shqipëri, shkon në 18 numri i vatrave aktive

LEXO GJITHASHTU

Zjarre masive në Ulqin dhe Herceg Novi
Zjarre masive në Ulqin dhe Herceg Novi
Lajme
Zjarri dogji bregdetin kroat, turistët evakuohen në sallë sportesh
Zjarri dogji bregdetin kroat, turistët evakuohen në sallë sportesh
Lajme
Bombardimet ruse në Ukrainë, një viktimë dhe 17 të plagosur në Kramatorsk e Zaporizhia
Bombardimet ruse në Ukrainë, një viktimë dhe 17 të plagosur në Kramatorsk e Zaporizhia
Lajme
Panë diellin pa syze speciale, mijëra njerëz në Spanjë dhe Britani me probleme shikimi pas eklipsit
Panë diellin pa syze speciale, mijëra njerëz në Spanjë dhe Britani me probleme shikimi pas eklipsit
Lajme
Vala e të nxehtit në Zvicër sjell sjellje të pazakonta: Qytetarët bëjnë plazh pranë një varreze në Cyrih
Vala e të nxehtit në Zvicër sjell sjellje të pazakonta: Qytetarët bëjnë plazh pranë një varreze në Cyrih
Lajme

You Might Also Like

“Rënia morale filloi kur gruaja doli nga shtëpia” – kush është predikuesi i shoqëruar nga Policia në Kosovë
TOP Momenti

“Rënia morale filloi kur gruaja doli nga shtëpia” – kush është predikuesi i shoqëruar nga Policia në Kosovë

August 14, 2026
BDI: Nga 549 policët e rinj të pranuar, më pak se 40 janë shqiptarë
TOP Momenti

BDI: Nga 549 policët e rinj të pranuar, më pak se 40 janë shqiptarë

August 14, 2026
Shqiptarët e gjetën zërin
TOP Momenti

Shqiptarët e gjetën zërin

August 14, 2026
Deputetët e PDK-së sërish para Qeverisë
TOP Momenti

Deputetët e PDK-së sërish para Qeverisë

August 14, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?