Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, është deklaruar për pozicionimin që të mbeten në opozitë.
Ai tha se LDK-ja ishte e gatshme për bashkëpunim e punë të mira për Kosovën.
Por, ai tha se LVV iu ofroi vetëm 3 ministri dhe gjitha pozitat institucionale për vete.
“LVV-së ja kemi njohur të drejtën për të pasur kryeministrin dhe kryeparlamentarin, LDK-në kemi kërkuar rol të denjë në ekzekutiv dhe Presidentin e Republikës”.
“Ky propozim u refuzua, qëllimi ynë i mirë u paraqitë si kërkesë disproporcionale dhe si apetit i pangopur për pushtet. LDK-së iu ofruan vetëm tri ministri”.
“Sulmet e vazhdueshme ndaj LDK-së e cenuan besimi pa të cilin nuk mund të ndërtohet asnjë partneritet”, ka thënë ai.

![Abdixhiku: LDK-ja kishte vullnet të mirë, LVV-ja na ofroi vetëm tri ministri dhe gjitha pozitat institucionale për vete [video] Abdixhiku: LDK-ja kishte vullnet të mirë, LVV-ja na ofroi vetëm tri ministri dhe gjitha pozitat institucionale për vete [video]](https://mlu3gxyhanxv.i.optimole.com/w:128/h:85/q:mauto/f:best/dpr:2/https://momenti.info/wp-content/uploads/2026/08/wp-header-logo-667.png)