By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: “Republika pret shumë nga ju”, 100 gardianë i shtohen burgjeve të Kosovës
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
“Republika pret shumë nga ju”, 100 gardianë i shtohen burgjeve të Kosovës
TOP Momenti

“Republika pret shumë nga ju”, 100 gardianë i shtohen burgjeve të Kosovës

Momenti
Published: August 14, 2026

Për 23 javë u trajnuan.

E pas 161 ditësh, rrugëtimin e përmbyllën tek këtë të premtë.

100 kadetë të rinj morën diplomat si zyrtar të Shërbimit Korrektues.

Your browser does not support the video tag.

E gjithë ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 46-të nisi me intonimin e himnit shtetëror.

Për rrugën të cilën kanë vendosur ta ndjekin, zyrtarëve të rinj iu drejtua drejtori i Përgjithshëm i Shërbimit Korrektues, Ismail Dibrani.

“Për ju kjo është dita kur një ëndërr, një përpjekje dhe një angazhim i gjatë marrin formë. Por mbi të gjitha kjo është dita kur ju merrni një përgjegjësi të madhe. Të jesh zyrtar korrektues nuk do të thotë të veshësh një uniformë. Do të thotë të mbash mbi vete besimin që institucioni dhe republika e Kosovës vendosin mbi ju”, u shpreh drejtori i Përgjithshëm i Shërbimit Korrektues, Ismail Dibrani.

I pranishëm në këtë ceremoni që u mbajt në Akademinë e Kosovës për Siguri Publike në Vushtrri, ishte edhe kryeministri në detyrë, Albin Kurti.

Nga 100 të diplomuarit, Kurti kërkoi punë e përkushtim.

“Të jesh zyrtar korrektues është përgjegjësi e madhe e cila kërkon disiplinë, integritet dhe përkushtim për sigurinë, rendin dhe dinjitetin e personave të privuar nga liria. Republika e  Kosova ka nevojë për ju dhe pret shumë prej jush. Në 3 vitet e fundit janë rekrutuar rreth 400 zyrtarë korrektues. Ky është një investim i rëndësishëm në fuqizimin e kapaciteteve njerëzore dhe në ndërtimin e një shërbimi korrektues modern, profesional dhe stabil”, është shprehur Kurti.

Disa fjalë për zyrtarët i pati edhe ministrja në detyrë e Drejtësisë, Donika Gërvalla.

“Puna e një zyrtari korrektues kërkon disiplinë, kërkon vendosmëri po aq sa kërkon maturi, vetëpërmbajtje dhe gjykim të shpejt dhe të drejtë. Do të përballeni me situata të vështira, do t’iu duhet të merrni vendime nën presion dhe të ushtroni autoritet në rrethana në të cilat kufiri mes vendosmërisë dhe teprimit duhet të jetë gjithmonë i qartë. Pikërisht këtu do ta dëshmoni profesionalizmin tuaj”, u shpreh Gërvalla.

Pas fjalimeve, një nga një, zyrtarët e rinj morën diplomat.

Ceremonia përfundoi me hedhjen në ajër të kapelave.

source

You Might Also Like

Bëri thirrje për pushkatimin e Haradinajt, Llugiqit i caktohet një muaj paraburgim
Osmani: Pas zgjedhjeve, i thashë Abdixhikut që emri im të mos propozohej për presidente
Koha para ekranit nuk është gjithmonë e dëmshme për trurin e fëmijëve
10 vatra zjarri ende aktive në Shqipëri
Rihapet dosja e Kozeta Hysenit, prokuroria kërkon marrjen në pyetje të 28 personave për krimin e vitit 1999

LEXO GJITHASHTU

Përditësohen të dhënat – Qytetarët përballen me pritje mbi një orë për të dalë nga Kosova, kurse më pak minuta për të hyrë
Përditësohen të dhënat – Qytetarët përballen me pritje mbi një orë për të dalë nga Kosova, kurse më pak minuta për të hyrë
Lajme
Vjosa Osmani për ofertën e Kurtit: Qëllimi i tij ishte ta nënshtrojë dhe poshtërojë LDK’në
Vjosa Osmani për ofertën e Kurtit: Qëllimi i tij ishte ta nënshtrojë dhe poshtërojë LDK’në
Lajme
700 mijë lule shndërrojnë sheshin e Brukselit në një vepër arti
700 mijë lule shndërrojnë sheshin e Brukselit në një vepër arti
TOP Momenti
"Jeni arsyeja pse jetoj lirshëm”, Anisa zbulon historinë prekëse në ditëlindjen e Ilirianës
"Jeni arsyeja pse jetoj lirshëm”, Anisa zbulon historinë prekëse në ditëlindjen e Ilirianës
TOP Momenti
Festivali i binjakëve mbledh qindra çifte në Ohio
Festivali i binjakëve mbledh qindra çifte në Ohio
TOP Momenti

You Might Also Like

Dehidratimi te fëmijët, shenjat që prindërit nuk duhet t’i neglizhojnë
TOP Momenti

Dehidratimi te fëmijët, shenjat që prindërit nuk duhet t’i neglizhojnë

August 14, 2026
Më pak fluturime dhe më pak udhëtarë, trafiku ajror në Kosovë bie për 5.7 për qind
TOP Momenti

Më pak fluturime dhe më pak udhëtarë, trafiku ajror në Kosovë bie për 5.7 për qind

August 14, 2026
Osmani: Mirë që tash Kurti e quan Abdixhikun mik, para dy javësh e krahasonte me lider fisesh
TOP Momenti

Osmani: Mirë që tash Kurti e quan Abdixhikun mik, para dy javësh e krahasonte me lider fisesh

August 14, 2026
Pacolli: Ndalen punimet në 9 gurthyes ilegalë!
TOP Momenti

Pacolli: Ndalen punimet në 9 gurthyes ilegalë!

August 14, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?