By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: Predikuesi fetar nga Bosnja, Elvedin Peziq, shoqërohet nga Policia e Kosovës
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
Predikuesi fetar nga Bosnja, Elvedin Peziq, shoqërohet nga Policia e Kosovës
Lajme

Predikuesi fetar nga Bosnja, Elvedin Peziq, shoqërohet nga Policia e Kosovës

Momenti
Published: August 13, 2026

Predikuesi i fesë islame nga Bosnjë e Hercegovina, Elvedin Peziq, është shoqëruar të enjten nga Policia e Kosovës për intervistim informues, para një aktiviteti që ishte planifikuar të mbahej në Vitomiricë të Pejës.

Lajmin për Radion Evropa e Lirë e konfirmoi Rexho Kojiq, nga organizata joqeveritare “Vullnetarët e Rinj” nga Kosova, organizatore e aktivitetit ku Peziq pritej të merrte pjesë të enjten.

Your browser does not support the video tag.

“Tani e kanë transferuar në stacionin policor në Prishtinë. Nuk e dimë se çfarë do të ndodhë më tej, pasi urdhri ka ardhur nga Prishtina. Ai ka hyrë rregullisht në Kosovë, përmes pikëkalimit kufitar në Kullë [pikëkalim kufitar me Malin e Zi], sot rreth mesditës, me dokumente të Bosnjë e Hercegovinës”, tha Kojiq për REL-in.

Sipas tij, ishte shoqëruar edhe Mithad Qeman, po ashtu predikues islamik, por ai ishte liruar menjëherë.

Kojiq tha se nga Policia i ishte thënë se nuk kishte nevojë për angazhimin e një avokati dhe se Peziq do të mbahej për gjashtë orë për verifikimin e identitetit.

Ai tha se qëllimi i vizitës së Peziqit në Kosovë ishte promovimi i një libri dhe se Policia e kishte pyetur nëse kishte leje nga Bashkësia Islame e Kosovës për mbajtjen e aktivitetit.

“Ai nuk është hoxhë në ndonjë xhami dhe nuk kishte nevojë për një leje të tillë. Bëhej fjalë për promovimin e një libri”, tha Kojiq.

Peziq kishte njoftuar se do të ligjëronte në Dobrushë, në Istog, dhe në këtë ngjarje do të merrte pjesë edhe Mithad Qeman, i cili do të promovonte një libër.

Radio Evropa e Lirë i është drejtuar Policisë së Kosovës për konfirmimin e rastit dhe për më shumë informacione, por ende nuk ka marrë përgjigje.

Kush është Elvedin Peziq?

Elvedin Peziq prej vitesh është aktiv në hapësirën online si “predikues fetar islam”, i njohur shpesh për qëndrime kontroverse, të cilat i shpreh edhe gjatë ligjëratave në Bosnje e Hercegovinë dhe në vendet e rajonit.

Ai konsiderohet një nga predikuesit konservatorë që e identifikojnë veten si selefi.

Fjala “selef” në gjuhën arabe e ka kuptimin “të parët” dhe u referohet tri gjeneratave të para të myslimanëve apo pasuesve të profetit Muhamed dhe ndjekësit e rrugës së këtyre tri gjeneratave e quajnë veten “selefi”.

Peziq konsiderohet gjithashtu një nga të ashtuquajturit “da’i” (person që fton të tjerët t’i bashkohen islamit) më të njohur në Bosnje e Hercegovinë.

Vetëm në Facebook, Peziq ka më shumë se 300 mijë ndjekës, ndërsa është aktiv edhe në platforma të tjera, ku thotë se jep udhëzime dhe këshilla fetare, u përgjigjet pyetjeve të ndjekësve dhe komenton apo reagon ndaj ngjarjeve dhe dukurive të ndryshme shoqërore.

Bashkësia Islame e Bosnje e Hercegovinës kishte reaguar më herët ndaj një postimi të Peziqit, në të cilin ai kishte thënë se “shoqëria perëndimore është rrënuar moralisht” kur gruaja “është nxjerrë nga shtëpia” dhe është bërë “gjithçka, përveçse nënë”. Bashkësia Islame e Bosnjës kishte vlerësuar se këto qëndrime nuk janë në përputhje me mësimet e Islamit për të drejtat dhe detyrimet e grave myslimane.

Qëndrimet e Peziqit janë kritikuar shpesh nga opinioni publik në Bosnje e Hercegovinë.

Kojiq tha për REL-in se ka “interpretime të ndryshme” lidhur me rastin, por shtoi se, si organizator, është i njohur me veprimtarinë e Peziqit dhe se, sipas tij, ai nuk paraqet “rrezik për sigurinë e Kosovës”.

“Po të kishte pasur çfarëdo indikacioni për diçka të tillë, ne nuk do ta kishim mbështetur një tubim të tillë”, tha Kojiq.

Peziq dhe Qeman ishte planifikuar që të enjten të promovonin librin në Vitomiricë, në komunën e Pejës, e më pas edhe në Dobrushë, në komunën e Istogut. Një ditë më vonë, ata pritej të zhvillonin një aktivitet të ngjashëm edhe në Reçan, në rajonin e Prizrenit./REL

The post Predikuesi fetar nga Bosnja, Elvedin Peziq, shoqërohet nga Policia e Kosovës appeared first on Gazeta Express.

You Might Also Like

Deputetët e PDK: Do të jemi në Kuvend çdo 48 orë, derisa Albin Kurti t’i japë urdhër Deharit që ta thërras seancën
Sekretari amerikan i Mbrojtjes: SHBA mund të mbajë bllokadën detare ndaj porteve iraniane “pa afat”
Peci: Kam ankth ta them, por Kurti pas 6 shtatorit mund të bëjë diçka që Kosova s’ka parë me sy
Hegseth: SHBA-ja mund ta mbajë bllokadën detare ndaj Iranit për aq kohë sa të jetë e nevojshme
Kushtet në aeroplanmbajtësen amerikane në det për më shumë se 250 ditë ngrenë alarmin

LEXO GJITHASHTU

Treni del nga shinat në Angli, 11 të plagosur, dy në gjendje të rëndë
Treni del nga shinat në Angli, 11 të plagosur, dy në gjendje të rëndë
TOP Momenti
Balla: Respekt për Ramush Haradinajn, familja e tij e pagoi me gjak çmimin e lirisë
Balla: Respekt për Ramush Haradinajn, familja e tij e pagoi me gjak çmimin e lirisë
TOP Momenti
Pas milionave të shpenzuara, Arteta vendos t’i largojë pesë lojtarë nga Arsenali
Pas milionave të shpenzuara, Arteta vendos t’i largojë pesë lojtarë nga Arsenali
TOP Momenti
Turistë nga Brazili dhe Argjentina dashurohen me Vlorën, mendojnë edhe të punojnë
Turistë nga Brazili dhe Argjentina dashurohen me Vlorën, mendojnë edhe të punojnë
TOP Momenti
Izraeli paralajmëron prani të zgjatur në Liban: Hezbollah duhet të çarmatoset
Izraeli paralajmëron prani të zgjatur në Liban: Hezbollah duhet të çarmatoset
TOP Momenti

You Might Also Like

Rumania mbyll të vetmin central bërthamor, pasi nxehtësia shkakton rënie të madhe të nivelit të lumit Danub
Lajme

Rumania mbyll të vetmin central bërthamor, pasi nxehtësia shkakton rënie të madhe të nivelit të lumit Danub

August 13, 2026
Zvicër: Qeveria kundërshton nismën “Compass” për marrëveshjet me BE-në
Lajme

Zvicër: Qeveria kundërshton nismën “Compass” për marrëveshjet me BE-në

August 13, 2026
Tornado dhe përmbytje në SHBA, mbesin pa energji elektrike 540 mijë shtëpi e biznese, regjistrohen viktima – mes tyre një 4-vjeçar
Lajme

Tornado dhe përmbytje në SHBA, mbesin pa energji elektrike 540 mijë shtëpi e biznese, regjistrohen viktima – mes tyre një 4-vjeçar

August 13, 2026
“Derisa Kurti t’ia japë urdhrin Deharit”, deputeti i PDK-së paralajmëron se do të jetë në Kuvend çdo 48 orë
Lajme

“Derisa Kurti t’ia japë urdhrin Deharit”, deputeti i PDK-së paralajmëron se do të jetë në Kuvend çdo 48 orë

August 13, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?