Rumania ka mbyllur centralin e saj të vetëm bërthamor për shkak të niveleve jashtëzakonisht të ulëta të ujit në lumin Danub të shkaktuara nga moti i nxehtë i zgjatur që prek pjesën më të madhe të Evropës.
Centrali Cernavodă, ku dy reaktorë prodhojnë rreth 20% të energjisë elektrike të Rumanisë, nuk pritet të rifillojë brenda 10 ditëve të ardhshme, ka raportuar BBC, transmeton Gazeta Express.
Më parë këtë javë, autoritetet u përpoqën të rrisnin rrjedhën e ujit në central – i cili përdor Danubin për ftohje – duke fundosur barka të ngarkuara me gurë në lumë.
Hungaria fqinje deri më tani ka shmangur mbylljen e centralit të saj të vetëm bërthamor në Paks, i cili gjithashtu përdor Danubin. Ujërat në lumin e dytë më të gjatë të Evropës kanë rënë në nivelet më të ulëta për 30 vjet në disa vende.
I dyti nga dy reaktorët 706 megavat në Cernavodă u shkëput nga rrjeti elektrik rumun pak para mesditës së të enjtes.
“Ne nuk parashikojmë një rifillim brenda 10 ditëve të ardhshme”, tha drejtori i centralit Romeo Urjan për agjencinë e lajmeve AFP.
Reaktori i parë ishte mbyllur tashmë në korrik.
Deri më tani, Cernavodă ishte mbyllur vetëm një herë më parë, në vitin 2003.
The post Rumania mbyll të vetmin central bërthamor, pasi nxehtësia shkakton rënie të madhe të nivelit të lumit Danub appeared first on Gazeta Express.

