By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: Rama bën jehonë në Kiev me deklaratën për mbështetje ndaj Ukrainës, pavarësisht qëndrimit të Zelenskyt për Kosovën
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
Rama bën jehonë në Kiev me deklaratën për mbështetje ndaj Ukrainës, pavarësisht qëndrimit të Zelenskyt për Kosovën
Lajme

Rama bën jehonë në Kiev me deklaratën për mbështetje ndaj Ukrainës, pavarësisht qëndrimit të Zelenskyt për Kosovën

Momenti
Published: August 13, 2026

Kryeministri shqiptar Edi Rama më 13 gusht bëri thirrje për vazhdimin e mbështetjes për Ukrainën, pavarësisht kritikave në rajon ndaj Kievit për refuzimin e vazhdueshëm për ta njohur zyrtarisht pavarësinë e Kosovës, ka raportuar The Kyiv Independent.

“Ukraina mund të jetë, dhe po, ajo e ka gabim për Kosovën, por e drejta e saj për të qenë e lirë mbetet e padiskutueshme, dhe të luftosh për këtë të drejtë do të thotë të luftosh për Evropën dhe për veten tonë gjithashtu”, shkroi Rama në X.

Your browser does not support the video tag.

“Të qëndrosh kundër një lufte agresioni dhe për një paqe të drejtë nuk është një faturë që e gris kur viktima e një agresioni barbar të zhgënjen”.

Komentet e Ramës vijnë pas vizitës së parë zyrtare të presidentit Volodymyr Zelensky në Serbi, më 7 gusht, ku ai u takua me presidentin serb Aleksandar Vuçiq. Vizita u konsiderua shumë simbolike, duke pasur parasysh lidhjet e kahershme diplomatike dhe ekonomike të Beogradit me Moskën.

Gjatë vizitës u shkaktua polemikë pasi Zelensky përsëriti se Ukraina nuk e njeh zyrtarisht Kosovën si shtet të pavarur, qëndrim ky që nxiti kritika të ashpra nga Kosova dhe Shqipëria.

Kosova, popullsia e së cilës është kryesisht shqiptare etnike, shpalli pavarësinë nga Serbia në vitin 2008, pas gati një dekade administrimi ndërkombëtar që pasoi Luftën e Kosovës të viteve 1998–99, shkruan ky medium.

Pavarësia e saj është njohur nga shumica e vendeve perëndimore, por Serbia vazhdon ta konsiderojë Kosovën pjesë të territorit të saj sovran. Mosmarrëveshja mbetet një çështje kryesore në marrëdhëniet mes Beogradit dhe Prishtinës.

Refuzimi i Kievit për ta njohur Kosovën bazohet në qëndrimin e tij diplomatik për integritetin territorial, por disa ligjvënës ukrainas kanë bërë publikisht thirrje që Zelensky të bëjë një përjashtim në rastin e Kosovës, shton ky medium./Express/

The post Rama bën jehonë në Kiev me deklaratën për mbështetje ndaj Ukrainës, pavarësisht qëndrimit të Zelenskyt për Kosovën appeared first on Gazeta Express.

You Might Also Like

“Nesër do ta presim Deharin e VV-në në sallë”, Gruda tregon për veprimet nesër në Kuvend
Abidxhiku për Kurtin: Qëndrimi i tij për ‘‘apetitin’’ e LDK është problematik, besimi lëndohet nga deklaratat e pamatura
Tërheqja e LDK për postin e Presidentit, Abdixhiku: Do kontribuojmë pa përfitim politik
Abdixhiku shpalos vendimin e ri të LDK: Tërhiqemi nga kërkesa për pjesëmarrje në Qeveri dhe për Presidentin, mbesim në opozitë
Abdixhiku tregon kriteret e LDK për presidentin e ri: Ta zgjedhim të gjithë së bashku

LEXO GJITHASHTU

Koci: Serbia e akuzon Dugagjin Maxhunin për krime lufte, ai nuk ka qenë pjesëtar i UÇK-së
Koci: Serbia e akuzon Dugagjin Maxhunin për krime lufte, ai nuk ka qenë pjesëtar i UÇK-së
TOP Momenti
Osmani: LDK-ja nuk kërkon pozita në pushtet, prioritet është shmangia e zgjedhjeve të reja
Osmani: LDK-ja nuk kërkon pozita në pushtet, prioritet është shmangia e zgjedhjeve të reja
TOP Momenti
Filipçe për 25 vjetorin e Marrëveshjes së Ohrit: Bashkëjetesë, e jo ndarje dhe urrejtje
Filipçe për 25 vjetorin e Marrëveshjes së Ohrit: Bashkëjetesë, e jo ndarje dhe urrejtje
TOP Momenti
BE-ja përgatitet për valën e re të zgjerimit, Euronews: Shqipëria pranë anëtarësimit
BE-ja përgatitet për valën e re të zgjerimit, Euronews: Shqipëria pranë anëtarësimit
TOP Momenti
Abdixhiku tregon vendimin e LDK’së: Tërhiqemi nga kërkesa për pjesëmarrje në Qeveri dhe për Presidentin, mbesim opozitë
Abdixhiku tregon vendimin e LDK’së: Tërhiqemi nga kërkesa për pjesëmarrje në Qeveri dhe për Presidentin, mbesim opozitë
Lajme

You Might Also Like

“Devijimi i Ibrit”, zbulohet Vuçiq: Javën e ardhshme formohet grupi punues për ndërtimin e hidrocentralit në Ribariq
Lajme

“Devijimi i Ibrit”, zbulohet Vuçiq: Javën e ardhshme formohet grupi punues për ndërtimin e hidrocentralit në Ribariq

August 13, 2026
Interesim i madh për ta ndjekur seancën 16 shtatorit në Hagë, Specialja: Kërkesat po shqyrtohen
Lajme

Interesim i madh për ta ndjekur seancën 16 shtatorit në Hagë, Specialja: Kërkesat po shqyrtohen

August 13, 2026
Kurti ia hedh valles në një dasmë, këngëtari ia thur nja dy vargje: “Ani moj Serbi kufirin ta këputi se mu më thonë Albin Kurti”
Lajme

Kurti ia hedh valles në një dasmë, këngëtari ia thur nja dy vargje: “Ani moj Serbi kufirin ta këputi se mu më thonë Albin Kurti”

August 13, 2026
Vdekja e drejtorit operativ të Alsat – Lirim Hajredini u gjet para një ndërtese me lëndime, po vazhdojnë hetimet
Lajme

Vdekja e drejtorit operativ të Alsat – Lirim Hajredini u gjet para një ndërtese me lëndime, po vazhdojnë hetimet

August 13, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?