Gjykata Speciale e Kosovës, ka njoftuar se të gjitha kërkesat për pjesëmarrje fizike në seancën e 16 shtatorit, ku pritet të shpallet aktgjykimi ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit, të dorëzuara përpara afatit të 24 korrikut 2026, janë duke u shqyrtuar.
Nga Specialja thuhet edhe se, ka numër shumë të madh të kërkesave për pjesëmarrje në këtë seancë, procesi i shqyrtimit kërkon kohë.
‘’Për shkak të numrit të kufizuar të vendeve në galerinë për publikun dhe numrit shumë të madh të kërkesave për pjesëmarrje në këtë seancë, procesi i shqyrtimit kërkon kohë. Sikurse është bërë me dije në lajmërimin e parë, konfirmimi me postë elektronike do të dërgohet jo më vonë se dy javë përpara seancës. Në atë kohë, të gjithë ata që kanë dërguar kërkesë brenda afatit do të marrin përgjigje në të cilën konfirmohet në qoftë se pjesëmarrja e tyre është e mundur ose jo, bashkë me çdo informacion tjetër relevant. Ndërkohë, ju falënderojmë për mirëkuptimin.
Për të gjithë ata që dëshirojnë të përcjellin seancën por që nuk janë regjistruar brenda afatit, ju lutemi mbani parasysh se, ndonëse faza e regjistrimit është mbyllur, shqiptimi i aktgjykimit do të transmetohet gjithashtu në faqen transmetuese në internet të Dhomave të Specializuara të Kosovës, në gjuhët shqipe, anglishte dhe serbishte. Sikurse për seancat e tjera publike, për përcjelljen e aktgjykimit përmes internetit nuk kërkohet regjistrim paraprak’’, thuhet mes tjerash nga Specialja.
The post Interesim i madh për ta ndjekur seancën 16 shtatorit në Hagë, Specialja: Kërkesat po shqyrtohen appeared first on Gazeta Express.

