By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: Ngritet aktakuzë ndaj 8 personave për keqpërdorim të pozitës zyrtare, dëmi ndaj Lotarisë Shtetërore të RMV-së është mbi 507 milionë denarë
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
Ngritet aktakuzë ndaj 8 personave për keqpërdorim të pozitës zyrtare, dëmi ndaj Lotarisë Shtetërore të RMV-së është mbi 507 milionë denarë
TOP Momenti

Ngritet aktakuzë ndaj 8 personave për keqpërdorim të pozitës zyrtare, dëmi ndaj Lotarisë Shtetërore të RMV-së është mbi 507 milionë denarë

Momenti
Published: August 13, 2026

Prokuroria Themelore Publike Shkup ka ngritur aktakuzë kundër gjithsej 8 personave si bashkëkryerës të veprës penale “Keqpërdorim i pozitës dhe autorizimit zyrtar”, njoftojnë nga PTHP.

“Të akuzuarit, gjatë viteve 2023 dhe 2024, së bashku kanë ndërmarrë veprime me të cilat kanë tejkaluar kufijtë e autorizimeve dhe detyrave të tyre të veçanta, me qëllim që t’i shkaktojnë dëm personit juridik të dëmtuar, Shoqërisë Aksionare për Organizimin e Lojërave të Fatit “Lotaria Shtetërore e Republikës së Maqedonisë së Veriut”, në vlerë të konsiderueshme prej 507.632.173 denarësh.

Your browser does not support the video tag.

Ata ishin të vetëdijshëm se Shoqëria Aksionare për Organizimin e Lojërave të Fatit “Lotaria Shtetërore e Republikës së Maqedonisë së Veriut” nuk kishte të drejtë të organizonte lojëra elektronike të fatit në terminale videolotarie në territorin e vendit, pasi në vitin 2013 këtë të drejtë e kishte investuar si kontribut jomonetar, me vlerë prej 6.244.898 eurosh, gjatë themelimit të Shoqërisë për Organizimin e Lojërave të Fatit – Lotaria Shtetërore Video e Republikës së Maqedonisë “KASINOS AUSTRIA” SHPK Shkup, për çka kishte fituar pjesëmarrje prej 51% në kapitalin themeltar të shoqërisë.

Pavarësisht kësaj, i akuzuari i parë, drejtor i përgjithshëm dhe kryetar i Bordit Drejtues të “Lotarisë Shtetërore”, më 09.05.2023, i ka dorëzuar të akuzuarit të tretë – Sekretar i Përgjithshëm i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Informacionin për nevojën e ndërmarrjes së aktiviteteve për organizimin e pavarur të lojërave elektronike të fatit. Në informacionin, së bashku me propozim-përfundimet, ai kishte theksuar se vlera e prokurimit arrinte në 42% të vlerës kontabël të pasurisë së shoqërisë, të përcaktuar në bazë të raporteve të fundit financiare të shoqërisë, dhe si e tillë do të përbënte një transaksion të madh, ndërsa miratimi i tij ishte në kompetencë të Bordit Mbikëqyrës të shoqërisë.

Sekretari i Përgjithshëm, më 06.06.2023, e kishte propozuar këtë informacion si plotësim të një pike të rendit të ditës të seancës së Qeverisë, duke vepruar në kundërshtim me nenin 119 paragrafi 2 të Rregullores së Punës së Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, dhe nuk e kishte kthyer informacionin te parashtruesi, përkatësisht nuk ia kishte përcjellë organit kompetent.

I akuzuari i dytë, i cili kishte ndikim real në drejtimin e SHA Lotaria Shtetërore, në cilësinë e personit përgjegjës, kishte kryesuar seancën e Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut në cilësinë e Kuvendit të Lotarisë Shtetërore dhe kishte propozuar që pika e rendit të ditës, e plotësuar në këtë mënyrë, të miratohej, megjithëse ishte i vetëdijshëm se vendimi nuk ishte në kompetencë të Qeverisë si Kuvend i Shoqërisë Aksionare.

Informacioni i dorëzuar ishte miratuar dhe Shoqëria Aksionare për Organizimin e Lojërave të Fatit – Lotaria Shtetërore e Republikës së Maqedonisë së Veriut ishte ngarkuar që të ndërmerrte aktivitetet e nevojshme për fillimin e organizimit të pavarur të lojërave elektronike të fatit dhe realizimin e një prokurimi publik për terminale videolotarie.

Të akuzuarit e tjerë, kryetari dhe anëtarët e Bordit Mbikëqyrës, megjithëse e dinin se procedura ligjore nuk ishte respektuar, kishin marrë vendim me të cilin kishin miratuar fillimin e procedurës për prokurim publik të terminaleve videolotarie për organizimin e lojërave elektronike të fatit si një transaksion i madh. Prokurimi publik ishte realizuar dhe ishin marrë obligime për pagesë, me çka SHA Lotaria Shtetërore i ishte shkaktuar dëm në shumën e lartpërmendur.

Duke pasur parasysh se i akuzuari i parë ende është i paarritshëm për organet e ndjekjes, përkatësisht është në arrati, nuk është gjetur dhe nuk është privuar nga liria për gati një vit, prokurori publik ka kërkuar që atij t’i caktohet masa e paraburgimit për 30 ditë, duke filluar nga momenti i gjetjes së tij.

Për të akuzuarin e dytë është propozuar vazhdimi i masës së paraburgimit shtëpiak të caktuar më parë, e cila i ishte caktuar së bashku me masën e kujdesit “marrjen e përkohshme të dokumentit të udhëtimit dhe ndalimin e lëshimit të dokumentit të udhëtimit ose dokumentit tjetër për kalimin e kufirit shtetëror”.

Prokurori publik kompetent ka propozuar gjithashtu që për të akuzuarit e tjerë të caktohen masa të kujdesit – detyrimi për t’u paraqitur periodikisht në Gjykatë, marrja e përkohshme e dokumentit të udhëtimit ose dokumentit tjetër për kalimin e kufirit shtetëror, si dhe ndalimi i afrimit ose vendosjes, përkatësisht mbajtjes së kontakteve apo lidhjeve me persona të caktuar”, thuhet në njoftimin e PTHP-së./Telegrafi/

You Might Also Like

BDI kundër aktakuzës për Lotarinë: Dy vite hetim pa asnjë dëshmi, akuzë absurde politike për vendim kolektiv
​Rrënimi i objekteve në Ujman, Gjykata e Mitrovicës del në terren për vendshikim
I arrestuari për spiunazh, në foto bashkë me Daçiqin
Aktakuzë ndaj katër personave për keqpërdorim të detyrës zyrtare në Ministrinë e Infrastrukturës
​Gazetarja e vë në siklet kreun e Listës Serbe: Në fillim u tha që gjendja ishte stabile, pse Rashkoviq u dërgua në Beograd?

LEXO GJITHASHTU

“Devijimi i Ibrit”, zbulohet Vuçiq: Javën e ardhshme formohet grupi punues për ndërtimin e hidrocentralit në Ribariq
“Devijimi i Ibrit”, zbulohet Vuçiq: Javën e ardhshme formohet grupi punues për ndërtimin e hidrocentralit në Ribariq
Lajme
Interesim i madh për ta ndjekur seancën 16 shtatorit në Hagë, Specialja: Kërkesat po shqyrtohen
Interesim i madh për ta ndjekur seancën 16 shtatorit në Hagë, Specialja: Kërkesat po shqyrtohen
Lajme
Kurti ia hedh valles në një dasmë, këngëtari ia thur nja dy vargje: “Ani moj Serbi kufirin ta këputi se mu më thonë Albin Kurti”
Kurti ia hedh valles në një dasmë, këngëtari ia thur nja dy vargje: “Ani moj Serbi kufirin ta këputi se mu më thonë Albin Kurti”
Lajme
Vdekja e drejtorit operativ të Alsat – Lirim Hajredini u gjet para një ndërtese me lëndime, po vazhdojnë hetimet
Vdekja e drejtorit operativ të Alsat – Lirim Hajredini u gjet para një ndërtese me lëndime, po vazhdojnë hetimet
Lajme
Çibishev: Nëse uji në Shkup do të ishte i ndotur me “Escherichia coli”, do të kishim mbi 50 mijë pacientë
Çibishev: Nëse uji në Shkup do të ishte i ndotur me “Escherichia coli”, do të kishim mbi 50 mijë pacientë
TOP Momenti

You Might Also Like

Ushtarët italianë të KFOR-it zhvillojnë stërvitje me qitje reale pranë Prishtinës
TOP Momenti

Ushtarët italianë të KFOR-it zhvillojnë stërvitje me qitje reale pranë Prishtinës

August 13, 2026
Dy persona ekstradohen në Kosovë nga Gjermania dhe Hungaria
TOP Momenti

Dy persona ekstradohen në Kosovë nga Gjermania dhe Hungaria

August 13, 2026
Siljanovska-Davkova: Struga është shembull i vlerave të Marrëveshjes së Ohrit dhe bashkëjetesës
TOP Momenti

Siljanovska-Davkova: Struga është shembull i vlerave të Marrëveshjes së Ohrit dhe bashkëjetesës

August 13, 2026
Tentuan të privojnë nga jeta një person në Ferizaj, kërkohet paraburgim ndaj dy të dyshuarve
TOP Momenti

Tentuan të privojnë nga jeta një person në Ferizaj, kërkohet paraburgim ndaj dy të dyshuarve

August 13, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?