By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: Prokuroria nis veprime urgjente pas kërcënimit ndaj Haradinajt në Kuvend
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
Prokuroria nis veprime urgjente pas kërcënimit ndaj Haradinajt në Kuvend
TOP Momenti

Prokuroria nis veprime urgjente pas kërcënimit ndaj Haradinajt në Kuvend

Momenti
Published: August 12, 2026

Prokuroria Themelore në Prishtinë ka ndërmarrë veprime urgjente pas deklaratës së bërë në Kuvendin e Kosovës, përmes së cilës dyshohet se është kërcënuar ish-kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj.

Përmes një njoftimi, Prokuroria ka bërë të ditur se pas pranimit të informatave lidhur me deklaratën, prokurori kujdestar nga Departamenti i Përgjithshëm ka autorizuar Policinë e Kosovës, përkatësisht Njësinë e Hetimeve të Përgjithshme (NJHP), që të identifikojë personin e dyshuar dhe të ndërmarrë veprimet urgjente lidhur me rastin.

Your browser does not support the video tag.

“Pas pranimit të informatave lidhur me një deklaratë përmes së cilës dyshohet se është kërcënuar deputeti R.H., Prokurori Kujdestar nga Departamenti i Përgjithshëm ka autorizuar Policinë e Kosovës, përkatësisht Njësinë e Hetimeve të Përgjithshme (NJHP), për identifikimin e personit të dyshuar dhe ndërmarrjen e veprimeve urgjente lidhur me këtë rast”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë.

Prokurori i Shtetit, në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, është duke zhvilluar veprimet e nevojshme hetimore për të sqaruar plotësisht rrethanat e rastit.

Prokuroria ka bërë të ditur se do të vazhdojë bashkëpunimin me Policinë e Kosovës për identifikimin e personit përgjegjës dhe zbardhjen e plotë të rastit, ndërsa do të ndërmerren edhe veprimet e mëtejshme në përputhje me ligjin.

Rasti lidhet me deklaratat e bëra sot në ambientet e Kuvendit nga një mërgimtar, i cili, sipas raportimeve, bëri thirrje për pushkatimin e Haradinajt.

You Might Also Like

Russell Westbrook njofton pensionimin pas 18 sezoneve në NBA
Arrestohet mërgimtari që kërcënoi Haradinajn
Angellov: Situata me zjarret është përkeqësuar ndjeshëm
Nis “Green Fest” në Mitrovicë, merr pjesë U.d. Presidentja Haxhiu
Sinani vlerëson mbështetjen e Qeverisë Kurti për Luginën e Preshevës

LEXO GJITHASHTU

Bekë Berisha reagon pas arrestimit të Skender Llugiqit: Është i afërt me Tefik Llugiqin, ish-funksionar i UDB-së
Bekë Berisha reagon pas arrestimit të Skender Llugiqit: Është i afërt me Tefik Llugiqin, ish-funksionar i UDB-së
Lajme
Pas qëndrimit të PK-së, Raskoviq dërgohet në Beograd – shtohen dyshimet se u rrah nga strukturat ilegale serbe?
Pas qëndrimit të PK-së, Raskoviq dërgohet në Beograd – shtohen dyshimet se u rrah nga strukturat ilegale serbe?
Lajme
Kolonët izraelitë rrethojnë familjet palestineze, u ndërpritet uji dhe energjia në Bregun Perëndimor
Kolonët izraelitë rrethojnë familjet palestineze, u ndërpritet uji dhe energjia në Bregun Perëndimor
Lajme
Ramadani: Adnan Rrustemi ishte në Kuvend kur familjari i tij bëri thirrje për vrasjen e Ramush Haradinajt
Ramadani: Adnan Rrustemi ishte në Kuvend kur familjari i tij bëri thirrje për vrasjen e Ramush Haradinajt
TOP Momenti
Prokuroria nis hetimet për identifikimin e personit që kërcënoi Haradinajn në Kuvend
Prokuroria nis hetimet për identifikimin e personit që kërcënoi Haradinajn në Kuvend
Lajme

You Might Also Like

Kuvendi mbetet pezull, tensionet rriten
TOP Momenti

Kuvendi mbetet pezull, tensionet rriten

August 12, 2026
Mehmeti: Ka iniciativa që në Gjykatën Kushtetuese të Maqedonisë së Veriut të rishqyrtohen dosjet e Hagës
TOP Momenti

Mehmeti: Ka iniciativa që në Gjykatën Kushtetuese të Maqedonisë së Veriut të rishqyrtohen dosjet e Hagës

August 12, 2026
Pse e do Albin Kurti postin e presidentit, sipas Kim Mehmetit?
TOP Momenti

Pse e do Albin Kurti postin e presidentit, sipas Kim Mehmetit?

August 12, 2026
ESPAD: 25% e nxënësve të moshës 15 dhe 16 vjeçe në Maqedoni e kanë provuar bixhozin
TOP Momenti

ESPAD: 25% e nxënësve të moshës 15 dhe 16 vjeçe në Maqedoni e kanë provuar bixhozin

August 12, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?