By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: Kuvendi mbetet pezull, tensionet rriten
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kuvendi mbetet pezull, tensionet rriten
TOP Momenti

Kuvendi mbetet pezull, tensionet rriten

Momenti
Published: August 12, 2026

Përplasjet mes deputetëve në Kuvendin e Kosovës për vazhdimin e seancës konstituive u përshkallëzuan të mërkurën edhe në shtyrje fizike, ndërsa partitë vazhdojnë të kenë qëndrime të kundërta për mënyrën se si duhet të zhbllokohet procesi i konstituimit të legjislaturës së re.

Në mes të këtyre zhvillimeve, një grup intelektualësh e akademikësh, përmes një letre të hapur, u kanë bërë thirrje deputetëve që të formojnë institucionet e reja.

Deputetë të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) dhe Aleancës kërkuan që kryesuesi i seancës konstituive, Avni Dehari, ta thërrasë vazhdimin e saj, pavarësisht se ka kaluar afati kushtetues prej 30 ditësh për konstituimin e Kuvendit.

Your browser does not support the video tag.

Lëvizja Vetëvendosje (LVV), ndërkaq, ka insistuar se para vazhdimit të seancës duhet të arrihet një marrëveshje politike më e gjerë mes partive.

Gjatë përplasjeve në sallën e Kuvendit, deputeti i PDK-së, Mërgim Lushtaku, e shtyu me duar deputetin e LVV-së, Adnan Rrustemi, ndërsa Ardian Gola i LVV-së ndërhyri mes tyre.

Në një incident tjetër, deputetja e Aleancës, Albana Bytyqi, u pa duke e shtyrë deputeten e LVV-së, Arbërie Nagavci. Bytyqi dhe deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu, hodhën edhe letra në drejtim të saj.

Përplasjet zgjatën rreth dy orë dhe ishin kryesisht verbale.

Gjatë tyre, ministrja në detyrë e Drejtësisë, Donika Gërvalla, e cila ndodhej në sallë për aktivitetin “Bashkatdhetarët në Kuvend”, u bëri thirrje deputetëve të PDK-së dhe Aleancës që t’u bashkohen takimeve të thirrura nga LVV-ja për arritjen e një marrëveshjeje politike.

“Ejani në takim”, u tha Gërvalla deputetëve, të cilët brohorisnin: “Thirreni seancën!”.

Në debat u përfshinë edhe ushtruesja e detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu, si dhe deputetët Vlora Çitaku, Eman Rrahmani dhe Blerta Deliu-Kodra.

Deliu-Kodra tha se deputetët do të vazhdojnë të vijnë çdo ditë në Kuvend “për ta kthyer rendin kushtetues”.

Më vonë gjatë ditës, PDK tha se do të përsërisë kërkesën për vazhdimin e seancës pas 48 orësh, duke u zotuar se do të jenë “çdo ditë në Kuvend”.

Deputetja e PDK-së, Vlora Çitaku, gjatë një konference për media tha se aktiviteti i partisë së saj “nuk do të kufizohet më brenda këtij institucioni”.

“Ai do të zhvendoset edhe jashtë Kuvendit në forma më të gjera të mobilizimit politik, demokratik dhe qytetar”, tha Çitaku, duke shtuar se ky aktivitet përfshin bashkëbisedim me qytetarë, pasi sipas saj, kjo situatë i prek të gjithë.

“I bëjmë thirrje Kurtit, ta kthejmë vendin në binarë kushtetues, ta konstituojmë Kuvendin, t’u lejojmë deputetëve që të ushtrojnë mandatet e tyre. Ne nuk po kërkojmë pushtet, s’po kërkojmë marrëveshje për PDK-në. Po kërkojmë funksionimin e shtetit”, tha Çitaku.

Ngërçi politik lidhet me faktin se Kuvendi ende nuk e ka përfunduar konstituimin pas zgjedhjeve të 7 qershorit. Rezultatet përfundimtare u certifikuan më 8 korrik, ndërsa afati 30-ditor për konstituimin e Kuvendit përfundoi më 7 gusht.

Seanca konstituive nisi më 6 gusht, por deputetët nuk arritën ta përfundonin zgjedhjen e kryetarit dhe të nënkryetarëve.

PDK-ja dhe Aleanca thonë se kalimi i afatit nuk e heq detyrimin për vazhdimin dhe përfundimin e seancës konstituive. LVV-ja, në anën tjetër, kërkon që paraprakisht të arrihet marrëveshje për çështjet kryesore politike, përfshirë edhe zgjedhjen e presidentit të ardhshëm.

Naim Jakaj nga Instituti i Kosovës për Drejtësi tha për Radion Evropa e Lirë se kërkesa për vazhdimin e seancës është “e drejtë”.

“Fakti që afati kushtetues prej 30 ditësh tashmë është shkelur nuk do të thotë se procesi duhet të ndalet. Përkundrazi, pas shkeljes së afatit, obligimi për konstituimin e Kuvendit vazhdon dhe deputetët duhet ta përfundojnë këtë proces pa vonesa të tjera”, tha Jakaj.

Sipas tij, Kushtetuta nuk parasheh shpërndarjen automatike të Kuvendit pas kalimit të afatit 30-ditor.

“Seanca duhet të vazhdojë pikërisht aty ku është ndërprerë dhe Kuvendi duhet të procedojë me zgjedhjen e kryetarit dhe të nënkryetarëve. Negociatat për zgjedhjen e presidentit janë proces tjetër kushtetues dhe nuk mund të vendosen si parakusht për konstituimin e Kuvendit”, tha Jakaj.

Për çështjen e afatit, 14 organizata të shoqërisë civile, të udhëhequra nga AVONET-i, i janë drejtuar Gjykatës Kushtetuese.

Dehari ka thënë se seanca nuk duhet të vazhdojë pa një marrëveshje politike mes partive.

Në thelb të mosmarrëveshjes mbetet edhe zgjedhja e presidentit të ardhshëm. LVV-ja kërkon një kandidat konsensual dhe jopartiak, ndërsa Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) ka kërkuar që posti i presidentit t’i takojë asaj.

PDK-ja ka insistuar që fillimisht të përfundojë konstituimi i Kuvendit, ndërsa Aleanca ka kërkuar respektimin e afateve kushtetuese dhe e ka fajësuar LVV-në për bllokimin institucional.

Intelektualë e akademikë me letër të hapur: Deputetët të formojnë institucionet
Një grup prej 46 intelektualësh, akademikësh, e profesionistësh përmes një letre të hapur kanë bërë apel për formimin e institucioneve të reja të vendit dhe mbrojtjen e rendit kushtetues, duke theksuar se “Republika nuk mund të mbahet peng”.

Ata kanë shprehur shqetësim për vazhdimin e krizës institucionale dhe rrezikun që “ngërçi politik të cenojë rendin kushtetues, të demokracinë dhe funksionimin e shtetit të së drejtës”.

“Kosova nuk mund të vazhdojë të mbetet pa institucione funksionale për shkak të kalkulimeve partiake, interpretimeve të njëanshme të Kushtetutës apo mungesës së vullnetit për kompromis demokratik”, është thënë në apelin e tyre.

Përmes letrës, ata kërkuan që deputetët të ndërmarrin veprime të menjëhershme që Kuvendi të konstituohet pa vonesa.

“Gjykata Kushtetuese i ka qartësuar detyrimet e deputetëve lidhur me konstituimin e Kuvendit dhe ka thënë qartë që askush nuk ka të drejtë të pengojë ose bllokojë konstituimin e Kuvendit. Nuk duhet lejuar që vendi të mbetet në një gjendje të paralizës institucionale, e cila krijon precedentë të dëmshëm dhe pasoja afatgjata për funksionimin e institucioneve, rendin kushtetues, stabilitetin dhe sigurinë e vendit”, është thënë në letër.

Ky grup intelektualësh ka kërkuar që partitë politike të heqin dorë nga ultimatumet, logjika e imponimit dhe çdo përpjekje që interesi i tyre të vendoset mbi interesin shtetëror. Po ashtu, u kërkua që shoqëria dhe mediat të mos e normalizojnë bllokadën institucionale, duke theksuar se Kosova ka nevojë për debat të mirëfilltë publik.

“Institucionet dhe liderët politikë të rikthejnë në qendër të veprimit shtetëror interesat strategjike dhe afatgjata të Republikës së Kosovës. Integrimi euroatlantik, forcimi i aleancave me partnerët strategjikë, konsolidimi ndërkombëtar i shtetit, dhe trajtimi me dinjitet i të gjithë qytetarëve të Kosovës, përfshirë edhe komunitetet joshumicë, duhet të trajtohen si interesa madhore kombëtare, përtej ndarjeve partiake”, thanë intelektualët dhe akademikët në apelin e tyre.

Thirrje për formimin e institucioneve kanë bërë edhe shtetet perëndimore.

Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Prishtinë, në një përgjigje për Radion Evropa e Lirë, u bëri thirrje udhëheqësve politikë të Kosovës që të bashkëpunojnë për formimin e institucioneve në përputhje me Kushtetutën dhe vendimet e Gjykatës Kushtetuese, duke paralajmëruar se vazhdimi i ngërçit politik po i kushton Kosovës mundësi të humbura.

“Është koha që udhëheqësit t’i japin përparësi progresit dhe stabilitetit, në të mirë të të gjithë qytetarëve”, tha një zëdhënës i Ambasadës amerikane për REL-in.

Edhe Bashkimi Evropian u ka bërë thirrje partive që të arrijnë sa më shpejt marrëveshje për një kandidat të përbashkët për president, duke paralajmëruar se vonesat në formimin e institucioneve mund t’i pengojnë reformat dhe të ndikojnë në përfitimin e fondeve të BE-së.

source

You Might Also Like

Zbulime të reja arkeologjike në Bostan të Novobërdës, gjurmë të një qendre të lashtë dardane
BE: I takon Kushtetueses ta gjykojë formimin e Qeverisë dhe të Kuvendit
Filipçe: Do ta rikthejmë pushtetin dhe qytetarët do të jetojnë më mirë
Rutte: KFOR-i është aty, pavarësisht ç’mund të ndodhë këtë javë në Kosovë
Mickoski: Në bazë të karburantit dizel, kursimi ditor i qytetarëve është më shumë se 250.000 euro

LEXO GJITHASHTU

BE: I dimë vendimet për konstituimin e Kuvendit dhe formimin e Qeverisë, i takon Kushtetueses t’i gjykojë
BE: I dimë vendimet për konstituimin e Kuvendit dhe formimin e Qeverisë, i takon Kushtetueses t’i gjykojë
Lajme
Nuk i dorëzoi 105 euro të gjetura nga udhëtarja në aeroport, IPK rekomandon suspendimin e policit
Nuk i dorëzoi 105 euro të gjetura nga udhëtarja në aeroport, IPK rekomandon suspendimin e policit
Lajme
Konjufca e Hoti do të shkojnë në Hagë për ta ndjekur nga afër shpalljen e aktgjykimit për ish-krerët e UÇK-së
Konjufca e Hoti do të shkojnë në Hagë për ta ndjekur nga afër shpalljen e aktgjykimit për ish-krerët e UÇK-së
Lajme
Gazetari i Reuters – shefit të NATO-s: A keni hartuar plan për të mërkurën, pavarësisht se cili do të jetë vendimi për Thaçin?
Gazetari i Reuters – shefit të NATO-s: A keni hartuar plan për të mërkurën, pavarësisht se cili do të jetë vendimi për Thaçin?
Lajme
“DONIKA” kthehet në T7 nga 23 shtatori, me biseda që frymëzojnë
“DONIKA” kthehet në T7 nga 23 shtatori, me biseda që frymëzojnë
Lajme

You Might Also Like

“Hero i Kosovës”, Reuters shkruan për Thaçin dhe vendimin që pritet në Hagë: Ngjarje tektonike
TOP Momenti

“Hero i Kosovës”, Reuters shkruan për Thaçin dhe vendimin që pritet në Hagë: Ngjarje tektonike

September 14, 2026
Caktohen lokacionet për projektet e Lojërave Mesdhetare “Prishtina 2030”
TOP Momenti

Caktohen lokacionet për projektet e Lojërave Mesdhetare “Prishtina 2030”

September 14, 2026
Profesori Ziberi: Rezultatet e PISA-s janë pasojë e punës sonë të përditshme
TOP Momenti

Profesori Ziberi: Rezultatet e PISA-s janë pasojë e punës sonë të përditshme

September 14, 2026
Izraeli me projekt sistematik për “eliminimin” e palestinezëve në Bregun Perëndimor, thotë raporti i grupit izraelit
TOP Momenti

Izraeli me projekt sistematik për “eliminimin” e palestinezëve në Bregun Perëndimor, thotë raporti i grupit izraelit

September 14, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?